Struga flet shqip dhe këndoi në Çikago

0
718

Shoqata Shqiptare “Valët e Liqenit

Shoqata Shqiptare “Valët e Liqenit”, në programin e saj ka vënë prioritet afrimit të struganëve në moton “të ruajmë gjuhën shqipe dhe traditën kombëtare për mërgimtarët në Amerikë dhe kudo në botë.” Më këto fjalë e çeli programin e mbrëmshëm artisti i diasporës Pajazit Murtishi në “Diplomat Vest”, në Çikago, me shfaqjen e programit kulturor me valle, recitime dhe këngë shqipe për të pranishmit e shumtë struganë si dhe shqiptaro-amerikanë nga trojet tona etnike.

Në Çikago jetojnë afro 40 mijë shqiptarë të rojeve tona etnike nga Struga, Prespa dhe Kërçova që përbëjnë shumicën shqiptaro-amerikanë në Komunitetin Shqiptar, që koha e rëndë ekonomike dhe padrejtësitë historike i shtrëngoi që të marrin rrugën e mërgimit këndej detit në Amerikën e largët. Nëpër vite, Çikago ishte qendra e një berthame të fortë kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe për ndryshimet demokratike në Shqipëri dhe për zgjidhjene drejtë të shqiptarëve në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut, kështu është shkruar në analet historike të diasporës shqiptare në Çikago.

Para dekorimit të sallës dhe flamurit kuq e zi,programi kulturor i Shoqatës Shqiptare “Valet e Liqenit”, nisi me një fragment “Dasma Strugane”, për të vazhduar me hymnin kombëtar dhe tigujt e muzikës shqiptare, në përkujdesjen artsitike të profesor Ismail Mehmeti. Në skenën artistike parakaluan të rinjët shqiptaro-amerikanë me recitimet dhe këngët në gjuhën e bukur shqipe, me mesazhin kombëtar se Struga është qyteti dhe ëndrra e brezave dhe kthimi tek valët e liqenit.

Programin artistik “Valet e Liqenit” në Çikago e begatuan me recimet e tyre Alma Selimi, Rihana Osmani, Rea Bekteshi, Emir Aliu-Diellza Asani, Remi Kazaferi, Refie Amzai, Alejna Osmani dhe mbresë të veçantë të programit pati këngë “Moj e bukura more”, që me sukses e interpetoi bashkë me babain Leila dhe Jeton Murtishi, për çka publiku e duatrokiti me emocione dhe me ngritje në këmbë.

Kryetari i Shoqatës Shqiptare “Valet e Liqenit”, Vullnet Dervishi foli për aktualitetin e shoqatës dhe angazhimi i diasporës shqiptare në Çikago, që ka për pikësynim të ruajë e të kultivojë gjuhën shqipe dhe vlerat e traditës kombëtare, për të mbijetuar nga asimilimi i brezave që vijnë pas nesh. Për aktivitetin kombëtar ndër vite për ruajtjen e gjuhës shqipe, si dhe për çështjen shqiptare në hapësirën etnike, u nderuan me mirënjohje Mahmut Skenderi(SHSHA), profesor Sulejman Naxhaku dhe artisti i diasporës Pajazit Murtishi.

Për fund, duhet përmendur nismën që ka marrë kjo shoqatë shqiptaro-amerikan për akordimin e një fondi për bursa për shkollimin e të rinjve struganë, që kanë marrë udhën e dijes në universitetet dhe kolegjet në Çikago. Bursën e parë kjo shoqatë e ndau për studenten shqiptare Iliriana Osmani dhe ky program universitar i bursave për të rinjtë shqiptarë për Shoqatën Shqiptare EValet e Liqenit”, do të jetë i akorduar për çdo vit të ri akademik.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]