KRUSHKU I LIRISË

0
534

KRUSHKU I LIRISË

( Murat Muratit )

U zgjua me ëndërren për liri
Veshi rrobat e ngjeshi armët
Kurrë më të lumtur e ma krenarë
Liria për atdheun i ndriste n’ ballë
*
Buzagaz e me armë në dorë
Gjoksin e kishte shkëmb graniti
Dhe zemra ju ba mal me borë
Se synonte lirinë me kurorë.
*
Ushtar i UÇK-së Murati –i tha veti!
Kah logu i betejës u nis si rrufeja
Te fusha e mejdanit atje e shkrepi
Pushkën e parë nga UÇK- ja
*
Mu te Tabet e Llapashticës
I sulmonte ushtarët e shkaut
Se ish betue në gjallë e të vdekur
Për atdhe do t’ i vras si lepuj.
*
Llapashticë herike
Me Muratin trim dai
Ra dëshmor si pika e burrit
Krushk lirie n’ palë t’ flamurit.

SHQIPËRI E DARDANI

*
Shqipëri Dardani
Tash jemi pa kufi
Zemra ma don
Goja ma shqipton.
*
Shqipëri e Datdani
Ëndërr e kahmotit
Dhuratë nga liria
E nga ndihma e Zotit.
*
S’ ka më që na ndanë
O Shqipëri eDardani
Veç kur të na mbilon
Ai dheu i zi o Shqipëri e Dardani!
*
O Shqipëri e Dardani
O drita e syve të mi
Lirë ju prekim lirë ju shohim
Njëri tjetrin mirë e njohim.
*
Tash shqipe lirshëm fluturoni
Mbi Shqipëri e Dardani
Tash më s’ guxon askush
T’ u thot se i keni sytë e zi!
*
O Shqipëri e Dardani
Tash jemi së bashku nji
Dhe një diell tash na ndriqon
Dhe një qiell na mbulon.

Dërgoi për publikim, Bajram Bashota, shkrimtar