Etje e vetëdjegur

0
1385
Nexhat Halimi - pikturë

Nexhat Halimi

Molla e kuqe në degë, në ëndërr
E njeriu me duart shtrirë nga qielli

Dhe etja aty nga vetëdigjet
Në fillin e dashurisë dhe urrejtjes
Në fillin e ndarjes dhe takimit
Në fillin e pemës dhe të plagës

Aty ku gjethi i yllit pikon në zemër
Në gurin me kokë zogu nga fluturon
Aty ku digjet kripa e shpërthen etja
E mbi ura e ditë e dallgë
I rikthehet kujtesa shkëmbit

Sa i afërt njeriu me rrënjën, zot
Shumë më i afërt se ç`shkruhet