Jeta shkruan romane
Edhe sot na vijnë lajme tjetërfarshe… krejt keq po merremi me Lirinë e Kosovës. Nuk e kam menduar që, nëpër udhët tona jemi kaq shumë të tjetërsuar dhe të mbyllur duke ia kthyer njeri tjetrit shpinën… Pse kaq shumë urrejtje?! Pse kaq shumë të ndarë pikë e presë, keni harruar të djeshmen dhe, mos harroni se kush harron i përsëritet historia, kështu kanë thënë të tjerët.
* * *
Boll më “debate parlamentare”, unë dhe ti…!
Është bërë si (modë) që në foltoret e jetës parlamentare në Prishtinë, nuk kalon ditë e lume që, për çështje krejt përsonale deputetet merren me njeri-tjetrin. Ka kohë që Molliqaj dhe Konjufca deri dje anëtarë të VV-së, dalin në foltore dhe tregojnë “historinë” bulevardeske për njëfarë kohe, për njëfarë ngjarje që nuk ka asnjë kuptim. Më besoni, kur e kur i dëgjon janë aq neveritëse sa duhet me e mbyllë ekranin e TV-së!
* * *
Valon Syla një “anal-ist”, se jo mahi i bulevardit në Prishtinë, çohet në këmbë burri i botës dhe pa fije turpi thotë fjalën e madhe sa një bagël se “diaspora është primitive” (sic!). Kujt i duhet kjo, kujt i duhet ky “debat” kaq i turpshëm për njerëzit tanë që historia, padrejtësitë e regjimit serbosllav dhe varfëria, si “motër e vëlla”, me robërinë shekullore, i shtrëngoi mërgimtarët tanë në të gjitha meridianët e botës…
Valon Syla nuk e di se gratë shqiptaro-amerikane në Çikago, kur nisi lufta dhe djelmenia shqiptare ia kthej pushkën Serbisë fashiste dhe u bënë bashkë me thirrjen e Drenicës së Adem Jasharit: Ejani e luftojmë bashkë…! Këtu, diaspora shqiptare dhe gratë shqiptare i hoqën stolitë prej ari dhe u vunë në tovolinë, që të bëhen depozitë (dollarë) për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Po i tregoi (V)alon (S)yles se ish presidenti i Meksikës, Fox me ekipin e tij qeveritar, doli në kufi me Amerikën dhe i priti qytetarët e tij më këto fjalë “Ju jeni heronjtë e Meksikës”!
* * *
Pse po ikin të rinjët shqiptarë…?
Tiktaket e orës së kohës shqiptare dhe Kosova, lajmi i keq që tregon për ikjen e të rinjve shqiptarë. Kah shkojnë dhe pse ikin kolektivisht kah Evropa… Kosova ka pasuri, djelmenia shqiptare është pasuria kombëtare, duhet të menaxhohet më mirë jeta intitucionale në shtetin e Kosovës. Diçka nuk është në rregull, diçka e keqe në mesin tonë, që, ora e kohës po tregon zhgënjimin apo humbja e drejtpeshimit. Ora e kohës po tregon se, (diplomania një term i një psikologeje amerikane, – nënvizimi im) ka bërë që krejt rrjedha e jetës parakalon përmes një diplome universiteti apo kolegji… dhe, për fatin jo të mirë dihet se kush po bënë shkollë akademike sa mbyll e qel sytë më “titujt shkencorë” (sic!) dhe, tevona debati se filani e filani ishte bërë “dermerr”, se jo mahi (sic!).
Krejt kjo lojë fjalësh po krijon diçka të ligë, diçka që po e vjen era anarki dhe në stilin se kush po ngritët më herët në mëngjes…! Në praktikën që e kam parë në Amerikë, diploma vlen sa për të hyrë në punë e për të ardhurat varet kontrata e punës dhe rezultatet në punë dhe për punën! Mos të na bëhet jeta diplomania, por me të qartë e më modest se vetëm puna e ndershme dhe me përkushtim krijues në të gjitha fushat, na bëjnë më të bukur jetën. Të rinjë shqiptarë të Kosovës, mos ikni se në mërgim dhe në tokën e huaj jeni të huaj dhe pa ndonjë vlerë(!).
Çikago, më 13 prill 2019
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]