KUVENDI I TRETË ZGJEDHOR I RRJETIT TË BIZNESEVE SHQIPTARE NË SUEDI

0
713

NË MALMÖ TË SUEDISË U MBAJTË KUVENDI I TRETË ZGJEDHOR I RRJETIT TË BIZNESEVE SHQIPTARE NË SUEDI, KRYETAR U ZGJODH ALBERT JASHARI

Malmö, 13.04.2019

Në lokalet e Qendrës Kulturore Shqiptare në Malmö të Suedisë, u mbajtë Kuvendi i tretë zgjedhor i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Suedi, në një atmosferë të lartë demokratike. Mbarëvajtja e punimeve të kuvendit ka shkuar jashtëzakonsht mirë, sipas rregullorës së punës së Kuvendit, bile mund të thuhet se është shembull për rrjetet e tjera në Evropë. Të pranishëm në këtë Kuvend kanë qenë mbi 60 pjesëmarrës, por me të drejtë vote kanë qenë 38 delegatë. Me vota të fshehura 29 delegatë votuan për postin e kryetarit z. Albert Jasharin, kurse 9 vota votuan për kundër kandidatin tjetër.

Delegatët votuan Plan-programin për katër vitet e ardhshme të cilin e prezentoj kryetari i posazgjedhur Z. Albert Jashari, i cili gjatë një interviste ndër të tjera tha: ”Në mandatin e ardhshëm katër vjeçar, do të bëjm prperpjekje maksimale për rritj e numrit të anëtarësisë në biznes të nivelit të lartë, marrja e një projekti të madh në Suedi ku aksionarë të përbashkët do të jenë afaristë në Suedi, themelimi i Odës Ekonomike Suedeze në Prishtinë, marrja e një projekti të përbashkët në atdhe ku edhe aty do të jenë aksionar afaristë që jetojnë dhe veprojnë në Suedi. Për të gjitha këto jemi zotuar para delegatëve që këtë plan do ta realizojmë deri në fund mbrenda mandatit katër vjeçar”, tha kryetari i posazgjedhur i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Suedi, z. Albert Jashari.

Kryesia e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Suedi u zjgodh në këtë përbërje:
Albert Jashari, kryetar, Shani Hoti, nënkryetari i parë, Robert Hoti, nënkryetar i dytë dhe Drejtor për media, Valon Kryeziu, sekretar, Arben Telaj, arkëtar, Bujar Morina, Drejtor Ekzekutiv, Naim Latifi, anëtar i kryesisë.