KURBETQARËT E NDERUAR, VALON SYLA I GABUAR…!

0
689

Nga Abas Fejzullahi

Thot një thënie nga thesari popullor mes tjerash:”…Mos e vet, se të kallxon vet…” !
Ky farë, Valon Syla, si gazetar me profesion në emisionin TV- Rubikon që e udhëheq Adriatik Kelmendi, nga ajo se çfarë flet e çfarë thot për kurbetçarët, në emisionin në fjalë, të bënë me dyshuar se i paska hy vetja në begeni, mendon se ka njohuri shumë për kurbetçarët, ndoshta nisur nga rastet e veçanta që i ka pa apo edhe nga vetja e tij, paska bërë vlerësime për kurbetçarët, se na qenkan primitiv pra të kohërave të vjetra të prpametur e pasardhësit e analfabetave..!

Valon Sylës, t‘paska marrur koka erë, ose qenka tru that… për këto vlerësime e thënie tuaja për kurbetçarët..!

Lind dyshimi se, qenka i paguar me i shërbyer politikës ditore të pushtave e pushtshtetarëve në të gjitha nivelet shtetërore, të cilët kanë zënë vende e pozita në pushtet, që Kosovën hallemadhe në të gjitha drejtimet e kanë ngulfatur dhe si dhuratë i kanë dhënë:

Popullit papunësinë, skamjen, varfërin e mjerimin dhe rrugët e botës, për të ikur nga Kosova ku sytë këmbët, ndoshta me shpresë për një punë dhe jetë më të mirë..!?

Për veten e tyre, pushtat e pushshtetarët, nga disa vende pune e pozita, me disa rroga e mditje mujore, kanë krijuar e zhvilluar krimin e organizuar ekonomik e politik dhe pasuri prrallore..!

Me që Valon Syla na qenka gazetar, dhe mes tjerash thot se Kosova në 20 vitet e fundit është zhvilluar shumë, ka ndryshuar shumë ( që ai e përdor fjalën e huaj ka evolu) për me u paraqitur se qenka i ditur se përdor fjalë të huaja në vend të atyre shqip, ndërsa kurbetçarët na paskan mbetur të pa ditur e primitiv, sa s’ka thënë se i takojnë këhës së gurit, dhe na qenkanë pasardhës të analfabetave, atëhere ja bëjmë këtë pyetje :

Si gazetar, a ka lexuar, pa e dëgjuar se çfarë flitet qe sa vite në Kuvendin e Kosovës nga kuvendarët, e në veçanti, tani në vitin e fundit, për ikjen e bashkëatdhetarëve nga Kosova, për të shkuar kudo në kurbet, ku e kah janë kurbetçarët e tjerë primitiva e pasardhs të analfabetave, siç i quan e vlerson Valon Syla..

E pse, nuk qëndrojnë në Kosovën e zhvilluar aq shumë siç thot Valon Syla…!?
Po ja përkujtojm Valon Sylës se çfar flitetet e thuhet në Kuvendin e Kosovës, për Kosovën se sa është zhvilluar dhe se ku ka arrijtur zhvillimi dhe gjendja e tashme reale:
1. Papunësia e qytetarëve.
2. Skamja dhe varfëria.
3. Ikja nga Kosova e qytetarëve për të shkuar kudo në kurbet për një punë e jetë më të mirë.
4. Qeverisja e keqe e vendit nga vendoret në pozita dhe pushtet kudo e kahdo në të gjitha nivelet..!
5. Vjedhjet, plaçkitjet e pasurisë publike të qytetarëve, të taksa paguesëve, në emër të ligjeve, vilen e milen edhe kurbetçarët..!
6. Flitet për për qindra miljona të keqpërdorur apo përvetsuar nga Fondo i 3% dhe Vendlindja Thrret dhe askush deri më tani s‘ ka dhënë përgjegjësi e shpjegim real e dëshmues për këtë çështje..!
7. Flitet hapur për zhvillimin e krimit të organizuar ekonomik e politik në vend nga pushshtetarë me emra e mbiemra, bëhen rëndime e kallxime, për vepra dhe dëme që i kanë shkaktuar Kosovës dhe askush sjep përgjegjësi për asgjë …!
8. Arsimi sipas vlersimit të kontrollimeve të njohurive të organizuar nga organizatat ndërkombëtare ka qenë Kosova nën çdo nivel…!
9. Shëndetësia është në gjendje të mjerueshme.
10. Drejtësia është vetëm në letër ndërsa në praktikë s’ka zbatim…!
11. Pushtetarët janë të pa prekshëm çfardo që veprojnë e bëjnë…!
12. Flitet haptas me emër e mbiemer për vrasës me motive politike dhe asnjëhere s‘mirret kush në përgjegjësi..!

Dua të ja bëjë me dije Valon Sylës se kurbetçarët siç i quan ai primitiv, e kanë mbajtur Kosovën para luftes, gjatë luftës dhe tash e mbajnë edhe pas luftës, sepse vetëm brenda viti të hyrat siç i ka vlersuar Ministria përgjegjës jan mbi 600 miion Euro në mos më shumë..!

Si përfundim dhe përgjegje për Valon Sylen, sipas Kuvendit të Kosovës gjendja në Kosovë s’po tregon se është e mirë dhe qytetarët po e braktisin Kosovën e zhvilluar (evoluar sipas V.S) e po shkojnë tek kurbetçarët primitiv të Valon Syles..!

I mbetet Valon Sylës të përgjegjet ku dhe në cilat drejtime paska aq shumë ndryshime(evolime) Kosova dhe përse qytetarët po ikun nga Kosova e zhvilluar sipas tij..?