Vajzat atdhetare

0
872
Millosheviq dhe vajzat kosovare me prindër të vrarë

Poezi nga Ramë Thaçi

(Qëndresë, Mirdonë, Njomëz e Lindihanë Lipaj)

Ishte Trembëdhjetë Prilli 99, kur në Sudenicë të Istogut
fushat kishin lulëzuar e malet ishin ngjethuar,
dhe dielli rrezet e arta në këto anë i kishte lëshuar,
kurse retë e zeza qiellin e kishin mbuluar,
ndërsa barbarët serb të tërbuar, mbi këtë tokë të zhuritur
ushtronin dhunë ndaj vajzave atdhetare, risimtare.
Njomëza, një ushtare e flakët e UÇK-së,
trimërisht luftonte kundër shtërngatës barbare serbe,
gjersa e vranë!
E Qëndresa, Mirdona e Lindihana,
duke ecur rrugës me çanta në duar,
më të egrat tortura nga bishat e Karpateve përjetuan,
shtazërisht duke i rrrahur, barbarisht i masakruan…
Sot, të lartësuarat vajza,
lapidarin shtëpi kanë.
Mbi të një flamur kuqezi valon.
Të katra një emër dhe një gjuhë patën:
shqipen, të bijen e ilirishtes.
Moshatare në rini e vajzëri
vajzat atdhetare u flijuan për Kosovë e liri!