Vendi po kërcënohet seriozisht nga largimi i të rinjve

0
457

Nga Islam Krasniqi

Nuk e di si mendojnë t’i ndalin largimin nga vendi ata që e krijuan vetë këtë gjendje, nuk ndalen ikjet me deklarata boshe, nuk mund ti ndalin rininë as me kërkesa apo akuza ndajë ambasadave të huaja, as me rritje të pagave për vete, letë është me fol nga kolltuket ju që merrni paga të mbi 2000 €. Dilni dhe hypni në pëshore që matën qytetarët, duke i nivelizuar pagat me të puntorëve në sektorin privat, me ato paga që për një muaj marrin 170 Euro, ata që marrin paga 250 Euro, dhe të shohin si mund të ja dalin gjatë muait.

Është vrarë shpresa për një të ardhme më të mire për rininë, dhe ata të ardhmen e shohin vetëm jashtë vendit, dhe me vite po presin një tërmin para ambasades Gjermane ne Prishtinë për një vizë pune, sepse gjendja e rend ekonomike, dhe kosto shumë e lartë për të jetuar në vendin tone, po i detyron që të largohen pa dashje në Kosova. Klasa politike e ka gjunjëzuar sektorin privat, me pagat që marrin minxi ja dalin gjatë muajt, ska sigurime shendetsore, sa që një fëmij semuret duhet të merret borxh për një kontroll, apo për terrapin e tij, punon tër vitin një pushim smund të kryesh askund, se smund të rezervosh asgje nga puna jote pa ndërprerë.

Nataliteti ka ra 95%, nga pesë apo gjashtë fëmije sa ka pasur një çift bashkëshortor, sot ka një apo eventualisht dy, gjithëçka si pasoj e papunësisë, sa martesa është shtyrë gjithashtu si pasojë e gjendejs së rendë, dhe kërkojnë të qëndrojë rinia.

E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e klases politike që nga pas lufta, ku i kanë masakruar investitoret, duke ju plaçkitur deshiren për të investuar apo hapur fabrika në Kosovë, ku fjala e pare ka qënë po çka ka për mua, duke ju qitur haraç. Nuk i ka askush nga dy apo tre million siç u cek në Tv para pak kohe, pos ata që në menyrë të pa drejtë, hanë djersen e popullit apo të punëtorëve që i konsiderojnë si robër, çdo here i fajsojmë prindërit tanë që na shkolluan dhe na izoluan në këtë vend, largohen fëmia e dëshmorëve, siç po shohim raste çdo ditë, invalidet e luftës, të cilët janë pa gjysmen e gjymtyrëve të trupit për një jetë me të mire, e çka me prit të tjerët?!

Qysh me bind popullin së presim ditë me të mira kur deputetet, ministrant, Dretoret e policisë akoma marrin paga invalidore pos pages së lartë që gëzojnë për sherbimin që e kryen, qysh do me i bind qytëtaret se do të rregullohet gjithëçka kur dikush merr dy e me shumë paga e dikush asnjë, vetëranet ofendohen shpesh here për 170 E, që pas 20 vjetësh ju ndatë, andaj edhe rinia ka vendosur që ta kërkojë rriskun ku do që mundet në këtë planet, e most të presë nga njerëzit, që si të zgjohen në mengjes mendojnë për vete apo për grupin e tij të ngushtë. Vetëm mos të harrojmë së edhe Kosova shumë shpejt do të zbrazet ashtu si shumë vende tjera, ku vetëm të moshuarit kanë mbetur pa përkujdesjen e aksujt!