SHQIPTARËVE JEPU PUSHTET, ATA VJEDHIN E BËJNË POSHTËRSI, POR JO SHTET, E POPULLI IKËN NGA VENDI I VET…

0
431
Arben Çokaj - pikturë

PAS PUSHTIMIT TË GJATË OSMAN, PËSUAM DISFATË TË MADHE KOMBËTARE

A case for study

Habitem me fqinjët, me turqit e serbët, ata e kanë arritë qëllimin, pse shqetësohen?! Po grekët çfarë kanë? Shqiptarët po i pushtove aty i ke, jepu pushtet dhe i hanë kokën me fe njëri-tjetrit…

A nuk e shohin se shqiptarët po i braktisin trojet e tyre në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni e më gjerë. Të krijohet përshtypje se shqiptarëve kur u jep pushtetin “demonkratik”, ata e braktisin vendin e tyre në masë, rrinë duke sharë gjithë kohën, të pakënaqur.

Rasti i Kosovēs është emblematik për ta ilustruar këtë. A po e shihni? As i mbajti Enveri me zor si ne, shqiptarët në Kosovë, ata qëndruan atje përkundër dhunës serbe. Ndërsa sot që kanë shtetin e tyre po ikin… A nuk është tragiik ky fenomen?

Duhen parë e studiuar këto gjëra, që të gjendet mënyra më e mirë për kthimin e jetës dhe shpresës në trojet shqiptare…