Charles Baudelaire – poezi

0
848

Gjergj Jozef Kola

Charles Baudelaire (Sharle Bodler) lindi më 9 prill të vitit 1821 në Paris dhe vdiq më 31 gusht të vitit 1867, ishte poet,kishte nje djal me emrin Jorges Pupla kritik dhe përkthyes i njohur francez.

E ama, pas vdekjes të së shoqit, u martua me një kolonel i cili duke qenë shumë i ashpër nxiti e provokoi urrejtjen e të birit. Mardhëniet me të ëmën nuk i kishte fort te mira dhe ky faktor shkaktoi te ai krizën ekzistenciale që e shoqëroi për tërë jetën.

Ne 1833 njerku e regjistroi ne “Kolezh Ruajal”. Sjellja e tij nuk ishte nga me te mirat keshtu qe njerku i zemeruar e detyroi te shkonte ne Indi. Ky udhetim ndikoi për mire te Sharli, e njohu me kultura dhe njerez te ndryshem. Qe ketu lindi dhe dashuria e tij për ekzotismin, qe duket me se mire ne kryevepren e tij “Lulet e se Keqes”. Sidoqofte 10 muaj me pas u kthye ne Paris dhe duke qene se ishte ne moshe madhore mori pjesen qe i takonte nga pasuria e te atit.

Ne 1842, njohu poetet Gerard de Nerval, dhe Gautier; me kete te fundit u afrua shume pasi për me tepër shikonte tek ai nje udheheqes artistik dhe moral. Gjate kesaj kohe njohu Jeanne Duval, me te cilen pati nje mardhenie shume pasionale. Ndryshe nga zakonisht, lidhja e tyre vazhdoi për nje kohe te gjate. Charles gjente frymezim te Jeanne e cila i qendroi prane deri ne diten e fundit te jetes se tij.

Nderkohe jeta qe Bodleri bente ne Paris nuk ishte kushedi se çfare. Kur e ema zbuloi se ai kishte harxhuar gjysmen e trasheigimise e hodhi ne gjyq. Gjykata i caktoi nje administrator te cilit Bodleri duhet ti kerkonte para për çdo gje qe i nevoitej.

Ne 1845 publikoi krijimet e tij te para, ndersa për te fituar disa para me shume filloi pune nepër disa revista si: “L’Art romantique” e “Kuriosite estetik“.

Ne 1848 mori pjese ne levizjet revolucionare ne Paris, ndersa ne 1857, publikoi ne shtepine botuese Pule-Malassiz kryeveprene e tij “Lulet e se keqes”, qe permban rreth 100 poezi. Libri gjykohet për immoralitet, ndersa botuesi, detyrohet te censuroje disa prej poezive.

Bodleri ra ne depresion te thelle. Ne 1861 u perpoq te vetvritej. Ne 1864, pasi nuk u pranua nga Akadèmi Fronsez, u largua nga Parisi për te shkuar ne Bruksel, por edhe qendrimi ne kryeqytetin belg nuk i ndryshoi mendimet e tij për borgjezine.

I semure, kerkonte qetesine te hashashi, opiumi dhe alkoli. Pas nje paralize qe e bllokoi ne shtrat për disa vite ai vdiq ne moshen 44 vjecare. Eshtrat e tij prehen ne varrezat Montparnasse, se bashku me ato te mamase dhe njerkut. Ne 1949 Gjykata Kasacionit e Frances vendosi qe vepra dhe jeta e tij te kishin vendin e merituar ne piedestalin e kultures frenge.

Përkthim mjeshtri nga patriarku i letrave shqipe: Primo Shllaku

Charles Baudelaire

FARËT

Rubens, lum i harresës, ti, kopsht përtese,
jastek prej mishi të freskët ku s’mund t’bash dashni,
po ku jeta sulmon e lëviz pa pushim,
si ajri nëpër qiell e uji nëpër det.

5 Leonardo da Vinçi, pasqyrë e terratisun,
ku engjëj të kandshëm me buzqeshje t’ambël,
ngarkue misteresh, buthtohen n’hije
akullnajash e pishash që sfondin e mbyllin.

Rembrandt, spital i trishtë plot me murmurima,
10 me ‘i kryq të madh stolisë ai vetëm,
ku lutja e përlotun shpërthen erë qelbsinash
e që ‘i rreze dimni befas e përshkon.

Mikelanxhelo, i vagullt vend ku Herkulat
me Krishta përzihen e çohen në kambë,
15 t’ fuqishëm lugatë që nëpër muzgnajë
e shqyejnë qefinin me thoj e me dhambë.

Inat boksierësh, paturpsi shtazore,
ti që me mbledhë dite bukurinë e horrave,
zemër ajtë krenie, burrë i cikatun, verdhan,
20 Puget e i burgaxhijve mbret.

Watteau, ky karnaval ku shum zemra të famshme
Si flut’ra enden përqark tue flakurue,
dekor i freskët ndriçue prej llampadarësh
që marrëzinë derdhin në këtë vorbull vallëzim.

25 Goja, andërr e keqe plot me të panjoftuna,
fetuse që piqen n’hell ndër festa shtrigash,
plaka n’pasqyrë e vajza si lejnë prej nane,
me tundue demonët që krahët shpërvjelin.

Delakrua, liqen prej gjaku mbushë me engjëj t’kqij,
30 hijezue prej nji pylli me bredha gjithnji i blertë,
ku, nën nji qiell t’përhimtë, banda t’çuditshme,
kalojnë si e Weber -it e mbytuna psherëtimë.

Kta mallkime, hyjshmì e ankime,
kto ekstaza, kto klithma, kta vaje, kta Te Deum
35 janë jehonë e përsëritun prej mija labirintesh;
për zemrat njerzore janë nji opium hyjnor.

Janë klithmë e tejçueme prej qinda-mija rojesh,
urdhën i përcjellë prej mija zadhanësish,
nji far i ndezun mbi mija ledhe fortesash,
40 piskamë gjahtarësh të humbun nëpër pyll.

Se vërtet, o Zot, s’ka dëshmi ma të mirë
që mund të japim na për dinjitetin
se kjo dënesë e zjarrtë që shkon nga brezi në brez
e vjen e fiket në prag t’amshimit tand.