Shqiptarët po i lënë fëmijët e tyre të mbytyr në mbeturina…!!

0
508
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Shteti i Kosovës. Këto dy fjalë te shumica e qytetarëve të Kosovës, zgjojnë emocione dhe në të njëjtën kohë reakcione: emocione se bëmë shtet, e nuk jemi duke e bërë hiq si duhet, krenarë së pas shumë vitësh arritem që më gjakun e shumë martirëve dhe dëshmoreve të kombit të jemi të lirë, dhe së fundi shumë të zhgenjyer pse edhe pas 20 vitesh nuk po na kthehen punët për së mbari?! Sintagma “Shteti i Kosovës”, ku shumica e pranuan tezën e rreme të klasës politike “se shteti që po e ndërtojmë është i ëndrrave tona“. Çdo kritikë karshi atyre që nuk punuan mirë, të atyre që Kosovës ja lanë veq eshtrat, po konsiderohet tradhëti kombëtare.

Të vdesësh për Kosovën ishte madhështia më e madhe për shqiptarët, por që pozicionimet në postët më të larta shtetërore u rezervuen për ata, të cilët moren vendime në emer të shtetit!! Kur është fjala së si po funkcionon shteti i Kosovës, shumica e kan humbur interesimin, së këtë interesim ju kan zvetënuar ata të cilët bën shtet vetëm për vete. Nuk u kuptua dhe as qe u dëshirue të kuptohet së shteti është i të gjithë qytetarëve. Vetëm kështu ka shteti kuptim. Kemi Kushtetuten, kemi flamurin dhe shumë çka tjetër që vërtetë i jep kuptim ekzistimit të çdo shteti, dhe kështu edhe shtetit famoz të Kosovës. Si është i organizuar shteti, si funksionon dhe çfarë është jeta e qytetarëve të Kosovës?

Jemi deshmitarë të gjithë së kurrfare, duke përjashtur alitat politike të cilët kan bërë më shumë shtet për vete, duke i detyruar shumicën që ose t*u nënshtrohen urdhërave të tyre, ose ta lëshojnë vendin masovikisht siq po ndodhë …Nga ajo që po shohim përditë e më shumë, “shteti i dytë i shqiptarëve” nuk është duke i pëmbushur endrrat shekullore të njeriut tonë, nuk është duke i plotësuar as kushtet elementare për jetë. Kështu që shumë muta arritën ti realizojnë ëndrrat e tyre më djersën dhe mundin e popullit. Këta muta nuk po ndalën së kërkuari “suksese” të reja në mutqihonet e tyre…?

Edhe kjo nuk ju mjafton së kjo është epoka e tyre. Janë duke notuar në sipërfaqe, e të tjerët qe janë shumicë, kan mbetur përfundi tyre. Mutat kan fëlliqur edhe natyrën e bukur të vendit. Shqiptarët fëmijët e tyre i kanë lënë në fëlliqësirë…