“TRADICIONALIZËM INCESTUAL”!

0
653

AV. XHABIR ZEJNUNI

Pak ditë më parë është përhapur lajmi se në Nebraska, një grua e quajtur Cecilie Eledge 61 vjeçe, ka lindur (me 25 mars) një vajzë që i është vënë emri Uma Louise për llogari të djalit të saj gay të martuar me Elliott Dougherty. Me pjesëmarrjen bujare edhe të motrës së Dougherty.

Ky lajm, u prit me gëzim dhe entuziazëm të madh nga komuniteti LGBT, dhe u proklamua si një fitore e madhe në lidhje me lirinë e krijimit të fëmijëve jashtë skemave mesjetare, tradicionale dhe fashiste.

Lajmi shoqërohet edhe me shumë foto nga ky rast i “jashtëzakonshëm”.

Shtrohet problemi nëse ndodhemi para një INÇESTI dhe cilët janë raportet (biologjike dhe juridike) ndërmjet protagonistëve të këtij krijimi “njerëzor”.

Kemi nënën Cecilie që ofron bujarisht mitrën e saj në të cilën impiantohet një vezë e motrës së Dougherty, e cila fekondohet po nga vëllai i saj Dougherty.
Kemi kështu tre “kontribues direktë” dhe një “indirekt” që është Matthev.

Pas lindjes së vogëlushes Uma, janë krijuar këta raporte familjare.

Cecilie është:
– nëna e Matthev dhe e Umës (mbajtëse dhe zhvilluese e vezës);
– bashkë-nënë me nënën-motër Dougherty;
– gruaja e Dougherty.

Dougherty si burri i Matthev është:
– Babai i Umës;
– Burri i Cecilies;
– Burri i motrës së tij;
– Njerku i Matthev.

Dougherty motër është:
– Nëna (gjenetike) e Umës;
– Bashkë-nënë me nënën Cecilie;
– Gruaja e vëllait të saj Dougherty;
– Halla e Umës.

Matthev si burrë (ose grua!) e Dougherty është:
– Djali i Cecilies;
– Vëlla (mitre) i Umës;
– Baba adoptiv i Umës.

Siç shihet nga diagrama më lart, më fatkeqi është Matthev, pasi ai ka një raport gjysmë-biologjik me Umën si vëlla e motër me dy baballarë të ndryshëm dhe atë juridik si babë adoptiv i Umës. Nëse do ia lejojë burri i tij Doghtery!

Diçka bën shumë çudi këtu.
Tek çiftet tradicionale të përbëra nga një nënë dhe një baba, janë të konfiguruara pengesat inçestuale, ku dhunimi i të cilave përndiqet penalisht sipas ligjeve në fuqi.

Kurse tek çiftet gay këta kufizime inçestuale nuk ekzistojnë. Pra, as që përndiqen nga ligji penalisht.
Perfekt.

Mirë se erdhët në epokën inçestuale.
Frutet do korren më vonë (…)!