Nga: Lulzim Mulliqi/SHBA
Keto dite me organizimin e Shoqates se Grave Shqiptaro-Amerikane te Arizones, pastaj te Qendres Kulturore shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones” dhe Shkolles shqipe ne Arizona, ne Aviano Center ne qytetin e Phoenixit (Feniksit), u promovua libri me titull ”LUFTA e TROJES, LUFTE PELLAZGO-ILIRE” te autores prof.ass.dr. Elena Kocaqi.
Ne kete eveniment, ku ne emer te nikoqirit pershendeti Zonja Merita Kraja, merrnin pjese disa dhjetra bashkeatdhetare qe jetojne ne kete shtet te larget te Amerikes. Mernin pjese mergimtare fushash te ndryshme, si afariste, mjeke, juriste dhe intelektuale nga radhet e komunitetit shqiptaro-amerikan.
Fjalen e hapjes e mbajti aktivistja, Merita Kraja, e cila e pershendeti prof. dr. Elena Kocaqin, e cila kishte ardhur enkas nga Shqiperia per te promovuar librin e saj se toku me bashkeatdhetaret tane ne shtetin e Arizones. Libri i studiuses dhe historianes se shquar shqiptare ne menyre te argumentuar dhe me fakte shkencore, ndriçon perfundimisht te verteten per Luften e Trojes dhe te verteten per ate lufte.
Ky liber per here te pare sjell fakte, deshmi dhe dokumente per Luften e Trojes, si lufte pellazgo-ilire, duke shpalosur nje pjese te rendesishme te historise se antikitetit. Me pas e mori fjalen prof.ass.dr. Elena Kocaqi, e cila i pershendeti te gjithe te pranishmit, duke i falenderuar per ardhjen e tyre dhe interesimin e shtuar te tyre per librin e saj.
Gjithashtu ajo nje falenderim te veçante pati per aktivistet e devotshme te Shoqates Shqiptaro-Amerikane te Grave te Arizones, dr. Elonia Lasku dhe Merita Kraja per organizimin me suksese te ketij eventi. Ne vijim ajo theksoi se te gjithe se bashku do ia dalim qe te ndryshojme shume padrejtesi historike, qe kane ndikuar shume ne shkaterrimin e shqiptareve ne dy shekujt e fundit.
Sipas autores Elena Kocaqi, se shume fise Trojane, kane emigruar nga territori i sotem i Shqiperise, ose jane te nje origjine me shqiptaret e sotem si nga Pellazget, Iliret, Traket etj. Keshtu Frigasit qe quheshin ndryshe Trojanet, kane emigruar nga Shqiperia qendrore e sotem. Nderkaq Dardan quhej Dinastia e Trojes, po Dardan quhen edhe shqiptaret e Kosoves se sotme.
Ne kete liber historik, studiusja Elena Kocaqi shpjegon edhe lidhshmerine e tradites homerike me traditen e sotme kanunore shqiptare qe verteton, se fiset e vjetra qe moren pjese ne luften e Trojes, qene stergjysherit e shqiptareve te sotem. Keshtu ne brendesi te ketij libri historik vertetohen disa teza te rendesishme si:
Trojanet dhe Akejte ishin te nje origjine te perbashket Pellazgo-Ilire. Shkaku i luftes se Trojes, nuk ishte rrembimi i Helenes, por ishte bastisja e Trojes nga Herkuli dhe Argonautet, te cilet vrane mbretin e Trojes, Laomedonin.
Lufta e Akejve ishte nje lufte ashtu si dhe Akili e shpreh per sundimin e a saj kohe per te plaçkitur nje vend te pasur siç ishte Troja. Ky liber me citime te shumta shkencore te shume autoreve te antikitetit per here te pare para lexuesit sjell te dhena shkencore, duke argumentuar se lufta e Trojes, ishte lufte Pellazgo-Ilire.
Me pas autorja e Librit, prof. dr. Elena Kocaqi iu pergjegj pyetjeve te shumta te bashkeatdhetareve tane lidhur me librin dhe pjese te tjera nga historia e popullit shqiptar. Ne diskutimin e zhvilluar per librin pati pyetje nga te pranishmit si: Mr. Lulzim Mulliqi, pastaj dr. Arben Lasku, dr. Elonia Lasku etj.
Vlen te permendet se Sponsorizues te ketij evenimenti ishin: Merita Kraja, dr. Elonia Lasku, dr. Arben Lasku, Albana Kapidani dhe Zamira Qalliaj. Gjithashtu promovimi i librit “Lufta e Trojes, Lufte Pellazgo-Ilire” e prof.ass.dr. Elena Kocaqi u be edhe ne Universitetin Shteteror te Arizones ( ASU), ku moren pjese nje numer i simbolik i studenteve amerikane dhe stafit akademik te ketij Universiteti te mirenjohur amerikan.
Gjithashtu ishte i pranishem edhe prof.dr. Shahin Berisha dhe prof.dr. Arben Lasku te shoqeruar nga nje grup i profesoreve te Universitetit Shteteror te Arizones. Pjesemarresit e pranishem ne kete promovim te librit paten mundesi te njihen më perseafermi me historine e antikitetit te shqiptareve.
Gjithashtu libri “Lufta e Trojes, Lufte Pellazgo-Ilire” do te promovohen edhe ne qytete te tjera te medha amerikane si ne Chikago (Illinois) pastaj ne Florida, New York, Washington dhe Boston.