Allen Ginsberg
1926 – 1997
Irwin Allen Ginsberg (Newark, 3 qershor 1926 – New York, 5 prill 1997) ishte një poet amerikan.
PESHA E BOTËS ËSHTË DASHURI
Pesha e botës
është dashuri.
Nën barrën
e vetmisë
nën barrën
e pakënaqësisë,
pesha,
pesha që mbajmë mbi shpinë
është dashuri.
Kush mund ta mohojë?
Në ëndërr
na prek
trupin,
në mendim
ndërton
një mrekulli,
në imagjinatë
ngashërehet
deri sa të lindë
në njeriun
duket nga zemra
e zjarrtë e pastër –
sepse barra e jetës
është dashuri,
por ne, peshën e mbajmë
me plogështi,
dhe duam të gjejmë prehje
midis krahëve të dashurisë,
në fund,
të gjesh prehje në krahët
e dashurisë.
Nuk ka prehje
pa dashuri,
as gjumë
pa ëndrra
dashurie
qoftë të çmendura apo të ftohta
të munduara nga engjëjt
ose makinat,
dëshira e fundit
është dashuri,
nuk mund të jetë e hidhur
nuk mund të mohojë,
nuk mund të mohohet
nëse e mohuar:
pesha është e tepërt
duhet të japë
pa asgjë në këmbim
kashtu si mendimi
jepet
në vetmi
me gjithë zotësinë
e mbipeshës së tij.
Trupat e ngrohtë
shkëlqejnë së bashku
në errësirë
dora lëviz
drejt qendrës
së mishit,
lëkura dridhet
prej gëzimit
dhe shpirti vjen
gëzueshëm deri tek sytë
Po, po,
kjo është ajo
që doja,
që kam dashur gjithmonë,
që kam dashur gjithmonë,
të kthehem
në trupin
ku kam lindur.
BRITMA*
“Pashë mendjet
më të mira
të brezit tim të shkatërruar
nga çmenduria, të uritur
nudo histerik ,
të zvarritej në agim
nëpër rrugë negrite në kërkim
të një shiringe të tërbuar
droge, snob
i aureolizuar dëshiron
kontaktin e lashtë
paradiziak
me dinamon e yjëzuar
në makinerinë e natës […].
Përktheu Faslli Haliti
*Urlo (Howl) Britma (Vajto), është një poezi (147 versione të gjata) e Allen Ginsbergut. U lexua për herë të parë në 1955, në Galerinë gjashtë në San Francisko. Kjo vepër është e famshme, për korrelacionin midis historisë dhe eksperiencës së miqve të tij bashkëkohorë, stilit të tij tumbling hallucinator (akrobacia allucinante) dhe procesi në vazhdim për banalitetin që provokoi. Poema iu kushtua mikut Carl Salomon, të cilin Ginsberg e takoi në vitin 1949 në spitalin psikiatrik të Columbias në New York City.
BRITMA*
Unë pashë mendjet më të mira të brezit tim
të shkatërruar nga marrëzia, të uritur, lakuriq histerik
të tërheq nëpër rrugë zezakë në agim në kërkim të një droge të tërbuar
hepsiter me kryengjullin e zjarrtë për kontaktin e lashtë qiellor
me gjenerator të yjëzuar në makinerinë e natës,
që në varfëri dhe zhele dhe sy të rrufitur qëndronin të ndarë për të pirë duhan në një errësirë mbinatyrore papafingosh me ujë deti të ftohtë
në majat e qyteteve duke soditur xhaz
që tregonin trurin në qiell nën Elvead
dhe shihnin engjëj të përndritur muhamedanë duke u tundur në çatitë e ndriçuara të kazermave
që strukkeshin në brekë në dhomat të parruar duke djegur para në plehra
dhe duke dëgjuar terrorin nëpërmjet murit
kam parë mendjet më të mira të brezit tim që hanin zjarr në hotelin e sapo rilyer
ose pinin terpentinë në Parajsën Aley, vdekje, apo purgatoronin gjoksin
natë pas nate me ëndrra, me drogë, me makthe, alkooli dhe penis e bale-sbali, pa fund
që endeshin lart e poshtë në mesnatë nëpër depozita hekurudhore duke pyetur veten, ku të shkojmë, dhe shkonin pa lënë zemra të thyera,
Kam parë mendjet më të mira të brezit tim
që u binin borive të limuzinave me kinezin e Oklahomas
në impulsin dimëror të mesnatës së yjëzuar,
shira provice,
që vareshin të uritur dhe diell për Houston duke kërkuar xhaz ose seks apo supë,
dhe ndiqnin atë spanjollin e shkëlqyer për koperturë Amerike
dhe Përjetësie, kohë e humbur, dhe pastaj hajt për në anije, për në Afrikë