VETËVRASJE QË AKUZON

0
692

SOTIR ATHANASI

tregim

1. – Po e quajmë Kasandra

Ajo ishte vajzë e re, maturante. Bëhet fjalë për atë vogëlushe që në moshën pesë a gjashtë vjeç, kishte parë në ëndërr një qen të lidhur nga ca çunak në cepin e një kishe të vjetër e të braktisur. Prindërit, për të vërtetuar atë që kishin vërejtur edhe në raste të tjera, shkuan te Kisha e vjetër. Ata u befasuan kur e gjetën të gjorin qen pranë grahmave të fundit. Ai qe bërë skelet dhe s’kishte fare zë, as të lehte. Kuptohet që e çliruan dhe qeni shpëtoi.

Që atëhere kanë kaluar vite. Kasandërës sonë në këtë moshë, parandjenjat , nuk i dilnin më në ëndërrat e gjumit. Por, tek shihte Facebukun. Ato i shfaqeshin si ndonjë paralelizëm figurativ, (ose të tilla ishin për ‘të). Pamjet ndillnin patjetër, atë që mund të ndodhte. Konkretisht:

Tek rrufiste me një pije freskuese në dorë, priste Helenën, shoqen e saj, kur në Facebuk i shfaqet një qiell nordik dhe shpati i një mali mbushur me dëborë. Më pas një tufë kaprojsh në thellësi dhe shkëputjen e njërës e cila nga saçmet e një çifteje gjuetari e hutuar, gabimisht mbështet në një degë të dobët dhe ra nga lartësia pa jetë në rrugë. Kaprollet e tjera zbritën nga lart dhe e rrethuan duke lotuar…

Kjo qasje të trishton, por edhe të vë buzën në gaz. Për Kasandrën, këtu kemi të bëjmë me një paralajmërim se diç pranë tragjedisë, pritet të ndodhë. Prandaj, Ajo, lë mbi trapezë një monedhë para se të ngrihet me vërtik e tronditur dhe del menjëherë përjashta tejet e trazusr e plot hutim. Aty, me përjashtim të një gruaje të moshuar, me pamjen e një kallogreje, rruga s’kishte askënd. Kasandra rrotulloi vështrimin dhe kur iu desh të rishihte të moshuarën – kallogre, tre hapa përpara saj, nga tetëkatëshi pranë trotuarit, parandjenja e Kasandrës, do të dilte.

Dikush rå nga lart. Kallogreja ulëriu dhe bëri menjëherë kryqin duke thëritur Shën Marinë për ndihmë..Edhe Kasandra bërtiti dhe vrapoi në drejtim të së aksidentuarës. Atje, në trotuar ishte e shtrirë një vajzë e re, me bluzë të mbyllur bojëqielli dhe pantallona xhins, si retë në muzg. Qe vërsnike e Kasandrës.

E moshuara hoqi nga koka mantelin e saj të zi dhe e mbuloi fatkeqen. Këtë çast, mbërrijti Kasandra. Kjo instiktivisht i kapi dorën e bërë grusht për të parë më kot pulsin, se koka i qe çarë keq, gjë që tregonte se fatkeqja e kishte humbur tashmë, jetën. Por Kasandra, nën mbulesën e zezë të kallogresë, ndonëse me shumë vështirësi, mbërrijti t’ia hapi grushtin në të cilin e reja diç shtrëngonte ende. Ishte një çip laptopi. Për Kasandrën ky ishte SHKAKU PËR TË CILIN…

(Duhet të themi se Ajo, ngaqë pëlqente të vazhdonte Juridikun, kishte nisur të mësonte latinisht. Prandaj shprehjen: SHKAKUN PËR TË CILIN, e tha me mënd: QUAE SINE CAUSA.

Ndërkaq, nga lokalet rrotull, ia behën thuajse të gjithë njerëzit. Qasja e tyre ishte me distancë. Se nuk kishin synim soditjen. Jo. Të zhytur secili në botën e vet, meditonin dhe shprehnin dhimbjen e keqardhjen për vetë moshën e re të fatkeqes.

Kasandra u kthye në kafene. Që andej vuri rė tre të rinj tek dolën njëri pas-tjetrit nga porta e tetëkatëshi. Iu afruan me nxitim e një interes krejt të veçantë ku shqetësimi i bënte të mos kontrollonin veprimet e tyre. Ata e zbuluan nga napa e zezë vajzën dhe diç këkonin pranë pëllëmbëve të gjakosur të saj. Kasandra vazhdonte t’i xhirrote në ajpodin e saj, derisa TRE TË RINJTË, e kuptuan që e tepruan dhe u larguan.

Kuptohet, dëshpërimi i bënte që të flisnin me njëri-tjetrin me një ton disi të acaruar e mbase me shtrëngim dhëmbësh. S’bëhet fjalë për keqardhje. Aq më pak për një jetë të humbur në lulen e rinisë. por për diç tjetër. Që, sipas Kasandrës, bëhej fjalë për tre jetë që rrezikonin burgun. Po. Dhe Kasandra priste të vinte policia e prokuroria që të shkonte me ngut. Ku? Në shtëpi. Përpara laptopit. Aty do të vërtetonte hamendësimet e saj mbi përmbajtjen e çipit në grushtin e fatkeqes.

2. – Në sallën e gjyqit.

Të tre djemtë, moshatar të vajzës së vetëvrarë, ashtu siç hamendësoi Kasandra, ishin shkaktarët e një jete të humbur. Ishin ata që e detyruan atë t’i japi fund jetës. Në këtë përfundim kishte dalë prokuroria nga hetimet e bëra. Sëpaku njëri pranonte që e kishte të dashur. Por avukati i tij mbrojtës këmbëngulte se Vajza mund të ketë patur diç tjetër si shkak. Mbase familjar. Por kurrsesi të ketë gisht i dashuri. Pyetjes se ç’deshët pranë kufomës? Çfarë kërkonit në duart e saj? Se aty janë shenjat tuaja. Ata e përligjnin me vënien në krye KEQARDHJEN dhe DASHURINË.

Kryetari i trupit gjykues, këmbëngulte se prokurori është i vendosur se këtu kemi shantazh, që e turpëron viktimën dhe Ajo, me sedrën tejet të ndjejshme, i jep fund jetës së saj. Por këtu, zoti prokuror, veç dëshmisë së Zonjës me të Zeza, pra kallogresë që deponon se tre djemtë diç kërkonin te viktima; si dhe shenjave të gishtërinjve, për të cilat askush nga të pandehurit, nuk dyshon (dhe mohon) praninë, nuk kemi ASNJË FAKT. Për këtë arsye, unë bie në përfundimin se: nuk ka asnjë ARGUMENT të ARSYESHËM që përbëjnë shkelje ligji. Nuk ka dhe nuk mund të ketë kur tablosë së viktimës nuk mund t’i shtojmë (e nënvizoj) ASNJË FAKT.

– Ka, zoti Kryetar i Trupit Gjykues. Ka, – tha Kasandra nga salla.

Të gjithë kthyen kryet nga Ajo. Kasandra kishte biseduar me Prokurorin përpara se ky të hynte në gjykatë. Dhe, meqënëse koha nuk mjaftonte për sqarime të më tejshme, Ai, I bindur nga ç’ka spjegimin e reja e autorizoi t’a jepte dëshminë në sallën e gjyqit.

– Dhe cila jeni ju?

– Një dëshmitare e sekondave të para kur vajza fatkeqe ra mbi trotuar. Një kallogre, tre metra përpara këmbëve të së cilës e tromaksur për humbjen e jetës së një vajze të re, hoqi mantelin e saj të zi dhe e mbuloi. Atë çast mbërrijta unë dhe, ndonëse kryet e çarë e tregonin qartë humbjen e jetës, unë instiktivisht i preka dorën e gjakosur për t’i matur pulsin. Kuptohet që zemra i kishte pushuar, ndërsa pëllëmba qëndronte ende grusht, si një sekret i mbyllur në kasafortën dorë. Me këmbëngulje e vështirësi e hapa. Se parandjenja e Kasandrës, jo rrallë, më ka shpënë te FAKTIN PA TË CILIN.

– Dhe cili na qënkërka ky. . ., FAKT PA TË CILIN?, që e thatë shumë saktë? – ndërhyri pak si me qesëndi Kryetari i bindur në zgjidhjen e tij e për pasojë, vendimin e pushimit të çështjes.

– Aty, zoti Kryetar I Trupit gjykues, – përforcoi fjalinë Kasandra.
– gjeta këtë që kërkoni Ju.
– Çfarë është ajo

– NJË ÇIP, – tha Ajo dhe iu desh të marrë frymë thellë për të përballuar emocionet që po I zinin frymën. Më në fund, vazhdoi:
– FILMIMI QË ËSHTË BRËNDA E TURPËRON VAJZËN, POR EDHE I KOMPROMENTON TË TRE . . . RRUFJANËT – AUTORË.

Salla u befasua dhe të pranishmit si në korr, lëshuan një

U-U-U-U-U-U !!!

– Të tre këta myteberë njëri nga të cilët ishte i dashuri i saj, kërkonin të bënin KODOSHIN që Ajo t’u jepej cilitdo që mbushte xhepat e tyre me para. Ja çfarë këkonin ata në duart e saj. Këtë FILMIM. – përfundoi vajza dhe u nis drejt sekretares së Trupit Gjykues

Kryetari ende pa e parë FAKTIN PA TË CILIN, dha urdhër:

– Të mbyllen dyert!

Ndërkaq Sekretarja e seancës pa në laptopin e saj FILMIMET TURPËRUESE. Ajo nxorri nga përparësia një shami dhe resiti sytë e përlotur për t’a drejtuar laptopin nga ana e Kryetarit

Kryetari I Trupit Gjykues, iu deshën më pak se tre sekonda të bindej për . . ., FAKTIN PA TË CILIN. Ai dha urdhër dhe të tre djemve iu vunë prangat në sallën e gjyqit. Grushti i fatkeqes, si një vullnet suprem për ndëshkimin e shkaktarëve, vajti në vënd.

Kujtojmë zanafillën e këtij rrëfimi.

Në Facebuk Kasandrës i shfaqet një kaprolle tepër e re. Ajo gaboi se I besoi një dege në atë shpat mali dhe U lëshua e sigurtë mbi të. Por U gabua dhe bie pa jetë në rrugën e ngrirë.

Kaprollet e tjera afrohen në një solidaritet zoonoz, por nuk mund t’a ndihmonin. Mbas pak duket shkaktari. Ai qe një gjuetar që e kishte qëlluar me çiften e tij

SOTIR ATHANASI,

Athinë, 22, Mars, 2019!