Synetitë e gjuhës dhe balta me mullar!

0
615
Bekim Rexhepi

Syzat e qeverisë Haredinaj kanë zënë në tymin e duhanit kaçak, nuk shohin mëtejmë se hunda, mëtejmë se duatë në xhepat me miliona.

nga Bekim Rexhepi

Nuk e kuptoj se pse ende duhet heshtur, dhe pse ende duhet fashitur të drejtat e qytetarëve për të pasur një dinjitet më të fortë në vendin e tyre, A është pushteti viktima e shoqërisë apo e kundërta? Braktisja e qytetarit, pjesërisht mbi pushtetin dhe anasjelltas ka vënë në pikëpyetje dinjitetin e qytetarit dhe të pushtetit, madje edhe në kontinuitetin e kombit dhe të shtetit. Duke mos e kuptuar domosdoshmërinë e aktit të përgjegjësisë se dyanshme edhe të pushtetit e edhe të qytetarit ne vijmë nga kriza në krizë të thellë.

Siç e kemi parë të provuar, dhe nëse ende vazhdon pushteti të sillet ngjashëm duke e nëpërkëmbur dinjitetin e qytetarit, duke e cenuar dhe duke sanksionuar thellë të drejtat e qytetarit. Atëherë do të kemi rebelimin e qytetarit që afekton mbi abuzimin e pushtetit, sepse edhe qytetari ka të drejtën e tij në shtet sepse shteti është krijuar në funksion të shoqërisë dhe jo të një grupi njerëzish që e suprimojnë këtë të drejtë në mënyrë abuzive. Qytetari përmes veprimit të vet masovik, mund të cenoj në çdo kohë dhe moment pushtetit që vendos të abuzoj me të drejtat e tyre. Për ti vënë dinjitet vetvetes dhe kombit. Fundi, ç’është dinjitet i qytetarit?

Të kesh siguri, shëndetësi, ligjshmëri, punësim, arsim, kulturë, produktet/prodhime dhe një sërë të tjerash si këto, janë element që e bëjnë atë tërësinë e vlerave mbi të cilin krijohet dinjiteti i qytetarit dhe i kombit, përgjegjësish aty ku jetohet dhe është vendi i tij.

A e japë të gjitha këto pushteti politik, kupola e organizimit të shtetit?!

– Siguria; në Kosovë nuk është e nivelit as minimal (këtë vit kemi pasur disa nivele të përdhunimit edhe në vendet më të sigurta siç janë institucionet; në arsim, polici, FSK, burgje, gjykata, në veri të Kosovës, etje.

– Shëndetësia; sipas të gjitha statistikave është buzë katastrofës, nuk ka medikamente për gjërat më elementare, madje nuk ka përgjegjësi as humane për jetën e qytetarëve ( sepse sa vije e shtohet numri i të vdekurve nga viruset sezonale – tash se fundi virusi i derrit, trafikim me organet në klinikat private, ryshfet ne diploma mjekësore, etj),

– ligjshmëria; nuk funksionon, sepse gjykatësit, prokuroret, gjyqtar, kontraktorët e ndryshëm e kanë shkelur kontratën shoqërore mbi vullnetin e përgjithshëm dhe mbi barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit( bashkësia politike vjedh buxhetin e shtetit, shkelin ligjin kudo, madje po kjo bashkësi politike shfaqen edhe me armë në darka e dreka, dhe fare në fund shpallen të lirë).

– punësimi; i përgjithshëm është në rendje sepse nuk prodhohet, ose prodhohet shumë pak. Ndërsa efekti nepotizmit ka kapërcyer edhe marren politike, prej kryeministrit, kryeparlamentarit, presidentit, ministrave, zëvendësministrave, deputetëve, liderëve politik kanë punësuar bashkëfamiljaret e tyre nëpër institucionet e shtetit, kështu për ti dhënë kuptim më fortë nepotizmit politik në vend.

– arsimi; ende mbetet në nivelin më të ultë, pa ndonjë ndryshim në testin e “pisës”. Për shkak të varfërisë mbi 900 fëmijë kanë hequr dorë nga shkollimi i obligueshëm (kanë emigruar në vendet e tjera ose kanë gjetur ndonjë zgjedhje tjetër alternativë).

– Kultura; mezi mbahet në një funksion minimal, megjithëse tash se fundi edhe në kulturë politika ka futur duart e veta duke përzgjedhur projektet me prirje nepotiste ( rasti me projektin e që organi përgjegjës i kulturës më parë nuk e kishte vënë në listë e vetë si një projekt më të mirë dhe ky projekt përzgjidhet nga politika arbitrarisht.

– produktet dhe prodhimet; ende nuk i nënshtrohen kontrolleve të rrepta të sigurisë për të identifikuar rrezikshmërinë dhe kualitetin e tyre. Produktet dhe prodhimet veçmas serbe edhe përkundër taksës prej 100% vazhdojnë të hynë më shumë në tregun tonë.

Transmetimi përditshëm i krimit ekonomik dhe politik nga shtetarët aktual, nuk na e shpërfaq ndryshe dimensionin e baltës me mullar, ata po zgjerohen gjithandej dhe pak kush i shpëton formatit dhe hapësirë me hemorragji korruptive.

Derisa tek ne merret me korrupsion dhe krim të organizuar, Serbia pa reshtur nga strategjia ekspansioniste, po provon të ekzekutoj një fushat të egër mbi Kosovën, përkatësisht mbi sovranitetin e saj, duke e kolonizuar me serb të mbledhur kudo nëpër botë, e brenda Serbisë. Siç bëhet e ditur në Serbi është publikuar një shpallje institucionale për vullnetare e popullatës serbe, që duanë të vijnë dhe të jetojnë në Kosovë, këtë shteti serb thuhet se e garantoi falas me kushte të mira dhe maksimale, duke i ndërtuar falas shtëpitë, duke ia hequr rrymën si obligim në pagesë, duke ia lehtësuar bukën, ujë dhe kushte të tjera të volitshme jetesore në veri të Kosovës. Kjo është strategjia serbe, e cila po jetësohet qetë dhe ngadalë në veri të Kosovës, shih “lugina e diellit”, apo që më vonë mbase mund të quhesh edhe si “Qyteti i Diellit, që përkon me filozofin fiktive të Tommaso Campanellës.

Syzat e qeverisë Haredinaj kanë zënë në tymin e duhanit kaçak, nuk shohin mëtejmë se hunda, mëtejmë se duatë në xhepat me miliona.

Nëse, Serbia po orvatet të zhvendoset sërish në veri me strategjinë e saj kolonizuese, atëherë pse pushteti politik i Kosovës të mos provojë të shfaqet me ndryshe, me një strategji dalëse nga kolapsi politik dhe ekonomik. Jo më kotë harxhohet kohë për tema dytësore, që janë jashtë interesave shtetërore të Kosovës, jo më kotë harxhuar buxheti i shtetit në asfalt dhe në beton. Pse të mos hapi tema integruese dhe pse të mos hapet punë në sektorët ekonomik?. Në të gjitha vlerësimet e ekspertëve, veçmas të ekonomisë brenda dhe jashtë, kanë identifikuar mundësitë dhe potenciale e mjaftueshme që ka Kosova. Nëse ky nuk është një synim politik i pushtetit drejtë zhvillimit të vendit, atëherë ka vetëm një arsyetim të qëllimtë dhe politik, që ky pushtet është njëmend antishqiptar sepse gjen arsyetime për të mos u zhvilluar.

Ky pushtet siç është me “kërroçe”, për nga legjitimiteti, pa ndonjë ndryshim të mëdha nga të tjerët do të zbatoi kriterin e mbetjes saj politike në pushtet, madje me çdo kusht mbetja, më shumë pushtet e më pak punë(treg), kështu është shpërfaqur deri më tani, mira qytetar ikin nga atdheu për të gjetur të ardhme diku tjetër dhe punë. Kjo gjendje mund të zgjas edhe më keq, nëse qytetari nuk mobilizohet dhe nuk aktivizohet, faktori inteligjent i vendit nuk mund të pres alarmin, nëse ai nuk është i alarmuar që më par vet.

Është vënë në dukje sensasiviteti politik, me mundësi të një kompeticion të ri ndërkombëtar që të dislokoj legjitimitetin e pavarësisë, me një kredencë politike, e cila do të synoj ta zhbëjë nga legjitimiteti. Këtyre sensasivëve antishqiptar që vardisen pa fije turpi duhet t’ua kryejmë synetin e gjuhës, sa nuk është vonë.