ME RRENA DIPLOMUAN, MAGJISTRUAN, DOKTO(RRUAN), QETHEN E RJEPEN KOSOVËN..!

0
493
Hashimi - Ramushi - Jakupi

Nga Abas Fejzullahi

Nga të dhënat e deritashme është folur e shkruar se DITA E RRENAVE është dita e parë e muajt Bleror(Prill)..!
Do të thotë një ditë me rrena në vit.

Pra, me këtë ditë, arsyetohen rrenatë e lëshuara nga do që vijnë e nga kushdoqoft, ashtu siç flitet dhe shkruhet, pra rrena qarkullon me leje udhëtimi a fluturimi, pa viza kudo e kahdo, në tërë vendet e botës ndoshta, që ka për qëllim argtues nga ata që e përdorin rrenën në këtë ditë një herë në vit ..!

Dhe përdorimi i rrenës një herë në vitë në një ditë, për qëllim mahie, shakaje apo argtim për ndonjë moment edhe arsyetohet …

Po, halli dhe fatkeqësia e madhe për shqiptarë është se:

RRENA, është institucionalizua dhe jetësohet e përdoret hiq më pak se 365 ditët e vitit, aq më keq, edhe gjatë pushimeve vjetor…nga ana e politikuajve shqiptarë, kudo e kahdo që qeverisin (keq dhe për faqe të zezë, vendin) përmes posteve dhe pozitave shtetërore që i kanë zënë, me lejen dhe bekimin e Kuvendit dhe kurvendarëve dhe nuk largohen nga këto pozita, vetëm nëse harrojnë me marrë frymë ndonjëhere ose i zë ndonjë fatkeqësi pa i pyetur fare dhe pushojn s’ marruri frymë…!

Rrjedhat e deri tashme në Kosovë, kanë dëshmuar se:

1. RRENA, është institucionalizuar, nga ata që qeverisin (keq) dhe drejtojnë institucionet shtetërore, në veçanti në këto 12 vitet e fundit nga pushta e pushshtetarë vendor, me tituj e grada të ndryshme që kanë marrur në emër të luftës apo siç e kanë për shpirtë e flasin e s’prajnë se janë krahu i luftës, që zyrtarisht edhe në Kuvend është folur e përfolur fryrja e gati tek pëlcitja e mbi 60 mij veteranëve si luftëtarë të UÇK-së, ku tani sillen e pështillen me rrena e dredhi nëpër gjyqe e gjykata po ashtu me rrena se gjëja janë zbuluar afër 20 mijë veteranë të rrejshëm dhe se do të gjkohen e ndoshta edhe ndëshkohen..!

2. Pas vitit 2000 e deri më tani në Kosovë pasuria shoqërore-publike përmes privatizimit të agjencive të krijuara me emra të ndryshëm si Agjencia e Privatizimit dhe Mirëbesimit (Mosbesimit) Rrenës dhe mashtrimit u bë e pa qenë po thuaj se e tëra… bashkë me mirëqenien shoqërore, pasi që u vjedh e u keqpërdor e tëra nga pushta e pusht- shtetarë vendor që tani më drejtojë institucionet në vend..!

3. Që nga fillimi i vitit 2000 në Kosovë, lakmia për pushtet u shëndrrua në një sëmurje të pa shërueshme dhe në një virus kancerogjen që tani më ka marrur shenja tëe metastazës por edhe me përmasa jo vetëm epidemike por edhe pandemike në secilin mes dhe në secinin nivel institucional, lokal dhe qëndror e në veçanti tek prijsit e partive politike dhe tek pushta e pushtshtetarë anë e kënd vendit ..!

4. Me të madhe filluan politikuajte e Kosovës që disa thirreshin si krahu i luftës, e disa të tjerë si krahu institucional të merrnin pozita e pushtet edhe pse diten shaheshin e përlaheshin me njëri tjetrin ( ndërsa naten tinez e pas shpinës së popullit, mirreshin vesh me njëri tjetrin, për interesat e tyre vetanake, partiake, familjare, klanore, farefisnore, tue ba krushqi e kumari me njëri tjetrin, tue thurur Rrena dhe premtime se Kosovën do e bëjnë si Zvicrën, do e lulëzojnë me zhvillim ekonomik, punësim e mirëqenie e çfarë jo tjetër, vetëm nëse atyre populli do i jepte votat që i kërkonin në çdo hap e në çdo skutë …!

5. Po sa zënin pozitat dhe pushtetin, tani më harronin qëllimisht premtimet e dhëna votuesëve, por veten e tyre, familjarë e përkrahës si ata që ishin vet i vendosnin ku dhe kah duhet, për të vjelur e mjelur pasurit e vendit për veten e tyre, flisnin vazhdimisht se, s’do të lejojnë keqpërdorime, do të punonin drejtë dhe do të hapnin vende pune, këto rrena dhe mashtrime i përseritin në vazhdimsi, ndërsa veprimet janë të kundërta, vidhnin, mashtronin,keqpërdornin pasurin e Kosovës, djersen e taksapaguesvëve, për interesat e tyre, kështu që, populli varfrohej vazhdimisht, ata pasuroheshin në vazhdimsi, populli merrte rrugët e kurbetit nga skamja dhe papunësia, ata ngritnin lluksin dhe bëheshin miljionera, sa që ndodhi para disa muajsh edhe një veprim trishtues ku nënkryetari i Kuvendit të Kosovës në një emision në TV mes tjerash tha: “…secili në Kosovë i ka nga dy tre milion Euro…!” Çfarë të jep me kuptuar dhe dyshuar se ky bazohej nga vetja e tij që ndoshta ka me qindra miljona…kështu që Kosova sipas tij na doli vendi ma i pasuri në botë me miljonera..!

6. Në Kosovën hallemadhe pushtshtetarët kanë hapur Universitete private, ku mirren tituj e diploma me drejtime të ndryshme nëpër fakultete të ndryshme, ku kanë diplomua, magjistrua, dokto (rrua) dhe qethen e përqethen vendin anë e këndë, tue zënë poste e pozita e tue keqpërdor ato në skajshmëri për interesat e tyre…!

7. Tue fillue prej krye(!) pari të vendit e deri te rojtari e rrogtari, RENEN e jetësojnë për mrekulli hiq më pak se 365 ditë në vit, përfitimet me rrena, mashtrime dhe premtime janë të mrekullushme për rrenacakët në poste dhe pozita të ndryshme shtetërore. Kuvendi dhe kurvendarët shumica prej tyre shtihen se janë kundër këtyre dukurive të shëmtuara e të përditshme ndërsa me sjelljet dhe veprimet e tyre deri tani kanë dëshmuar se i kanë ndihmuar dhe vazhdojnë t’ u ndihmojnë rrencave dhe mashtruesvëve të jetësojnë Rrenën dhe me rrena të mbajnë pozitat dhe pushtetin të cilin ua kanë dhënë…!

8. Si përfundim:

RRENA ËSHTË KRYEFJALA, kryesore, për pushtshtetarët vendor që jetësohet për çdo ditë, gjatë 365 ditëve të vitit kalendarik…!

Pra me RRENA kanë luftuar nëse kanë luftuar, me rrena kanë diplomu, magjistru, doktorru dhe kanë marrë poste e pozita në pushtet dhe tue qeverisur keq e kanë sjellur Kosovën në këtë gjendje që tani më është pranë humnerës, në të gjitha drejtimet, në veçanti janë rrënuara e dërmuara gati tërsisht, nga qeverisja shumë e keqe, tri shtyllatë kryesor që mbajn drejt dhe si duhet në vend, një popull dhe një shtet:

ARSIMI, SHËNDETËSIA DHE DREJTËSIA…!