Vdiq poeti për fëmijë Selim Adili

0
552

Përkujtim në Çikago

Në Çikago ka vdekur poeti për fëmijë Selim Adili(1929-2019), i cili pas vetës për letërsinë për fëmijë ka lënë trashëgim 14 përmbledhje, që kritika letrare i ka vlerësuar se ato sjellin mesazhin e kopshtit më të mirë me lule për të vegjlit shqiptarë.

Poetin Selim Adili e kam njohur nga afër dhe e kam kuptuar shpirtin e tij krijues dhe, përmes krijimtarisë së tij letrare poezia për fëmijë ai mbeti përherë afër lexuesve të vegjël me botimet e tij si dhurata më e mirë për rritën dhe edukimin si zogjtë e atdheut.

Për krijimtarinë letrare për fëmijë, siç thoshte Gete se vetëm më e mira mund të jetë deridikund e mirë për fëmijë, poeti Selim Adili edhe si mësues i shkollës shqipe në Kërçovë,bashkë me ditarin e klasës ai mbante në shpirt diçka të mirë për të vegjlit shqiptarë dhe si lum frymëzimi ai nga koha e mërgimit në Amerikën e largët niste mesazhin e tij poetik për rritë të mbarë dhe zogj jo shtegtarë të udhëve të mërgimit.

Në takimet tona poeti Selim Adili nga Serbica e Kërçovës, me propozoi që librin e 14-të (poezi për fëmijë) të jem redaktor dhe njeriu i parë që do të kem nëpër duar dorëshkrimin dhe të bëhem njëherësh njeriu që do të pagëzoja librin e tij me poezi “Zogjtë e Kërçovës”, (botuar në shtypshkronjën “Feniks”, në Kërçovë 2004.

Poetët për fëmijë si thoshte shkrimtari Rifat Kukaj, vdesin të fundit dhe vdekja e poetit Selim Adili nga Serbica e Kërçovës, është vdekja dhe dhimbja e lexuesve të vegjël shqiptarë në hapsirën etnike në Maqedoninë Veriore dhe në përgjithësi për lexuesit e vegjël në atdheun shqiptar.

Për fund ngushëllime familjes Adili në Çikago në Serbicë të Kërçovës, ngushllime shkollës shqipe dhe letërsisë shqipe për fëmijë!

Prof. Skënder Karaçica,
Çikago (SHBA)


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]