Me 200.000 dukat e nisi Gjergj Kastrioti zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit të Arbërit

0
605

Nga Gjon Keka

Se Gjergj Kastrioti ishte një lider vizionar dhe i urtë këtë e dëshmon vepra e tij, ai me t’u kthyer në Krujë, pas vendosjes së tërë vendit në duar të tij qeverisëse filloj ndërtimin e vendit, zhvillimin e tij, si dhë unitetin si themel të gjithë suksesit të shtetit dhe mbretërisë së Arbërit.

Me 200.000 dukat e nisi zhvillimin shtetit të Arbërit dhe pas disa viteve ai e bëri vendin një nga vendet më të njohura në botë me anë të veprave dhe famës që kishte marrë emri i Arbërisë nën Mbretërimin e tij dhe zhvillimin që ai kishte bërë për aq kohë sa jetoi e luftoi kundër pushtuesit otoman.

Duhet ditur se po të mos kishte luftë të vazhdueshmë dhe dëme nga lufta me armikun,sigurisht që shteti i Abrërit do të ishte më i zhvilluari dhe faktor i rëndësishëm në kontinentin europian.