U promovua libri “Arushi prej pelushi” i Sindi Muharremit

0
936

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u promovua libri “Arushi prej pelushi” i autorës tetë vjeçare Sindi Muharremi. Për librin foli prof. Vjollca Dibra recenzent i këtij libri. “Jetojmë në një kohë ku letërsia e mirëfilltë artistike në përgjithësi sikundër edhe ajo për fëmijë nuk e zhvilllohet dhe nuk trajtohet në kuptimin e plotë të fjalës. Mundësia e identifikimit të vlerave është mjaft e ndërlikuar duke qenë edhe se vëllimi i madh i librave të botuar kohëve të fundit e ka ngulfatur tutje këtë mundësi.”, u shpreh ajo.

Sipas saj, femijët janë lexusit më të denjë të librit, ata të cilët kanë të drejtë të shkruajnë edhe letërsi fëminore sic e quan studiuesi yne Astrit Bishqemi letërsinë apo krijimtarinë letrare të vetë fëmijëve e cila nuk mund ta ketë nivelin e duhur artistik, por është një krijimtari që kënaq autorët dhe lexuesit e kësaj forme të letërsisë.

“Sindi Muharremi është poetesha jonë e vogël cila na sjell 49 poezi me tema tepër të qëlluara, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me jetën dhe preokupimet e fëmijëve si tematikë nga aktualiteti, imagjinata dhe përshkrime të natyrës, të festave të ndryshme e mbi të gjitha trajton dashurinë ndaj nënës. Titujt e poezive të Sindit si Koncerti i Dua Lipës, Vizita në RTK, Pranvera si vera, Dimri në Kosovë, Nëna ime etj. janë dëshmi e një shkrimi të rrallë, me ritëm, rimë e muzikalitet. Një ndër figurat më të pëlqyera nga fëmijët sic është onomatopeja është pjesë e pandashme e librit që na sjell Sindi pikërisht për t’I dhënë karakter lodrues poezisë si p.sh. notonte e sharronte në valë, vu e vu; zog, zog, i bukur je…bën ciu-ciu në mëngjes”, përfundon ajo.

Ndërkaq. Lendita Fazlija, mësuese e Sindit u shpreh: “Jam e nderuar që sot jam këtu me rastin e promovimit të librit të nxënëses sime Sindi Muharremi. Libri i saj paraqet një përmbledhje me poezi të sinqerta mbi ato gjëra apo persona që kanë inspiruar krijimtarinë e gjërë fëmijërore të Sindit. Mbes me shpresë që puna e jonë e përkrahur nga prindërit tu shërbeoj për t’i pikasur rrugët e drejta në jetë”. Ndërsa, autorja Muharremi tha se poezi shkruan që dy vite dhe këtë e sheh si një botë të vështirë artistike.

Libri përmban 49 poezi, shtëpi botuese është Zero print. Ky është libri i parë i saj.

Dërgoi për publikim, Ilir Muharremi, gazetar