FASLLI .H, PORTRET: VIZ. HELIDON H LEKA NDOJA
NË NJË HARK KOHOR DY VJEÇAR, POEZIA E FASLLI HALITIT DOMINOI SISTEMIN LETRAR ME THARBIN E GUXIMIT QYTETAR, DERI NË KUFIJTË E TEKSTURËS SË PROTESTËS SI NË POEMËN “DIELLI E RRËKETË”.
nga
LEKA NDOJA
S T U D I M
RECEPTIMI SOCIAL-POLITIK
Poezia e Faslli Halitit paraqiti që në fillimet e tij një mision social të ngritur. Ky komponent që e ka veçuar poezinë e Halitit si të shënjuar të rëndësishëm, mori formë nëpërmjet diskursit dhe regjistrit të nderë të mezi dallueshëm nëpërmjet deklarativitetit, që nëpërmjet marrjes së intonimit të paplotë ose në sordinë të poezive pllakat në “thojza”, prodhojnë një perceptim që poezia e Halitit, të mund të receptohet me regjistrin komik. Receptimi i kësaj poezie në dukje, nga ana e klisheve ishte korrekt me realitetin zhurnalistik të formave e klisheve shprehëse që i bën të sillen si figuracion artistik nëpërmjet këtij regjistri-bazë të përcjelljes së mesazhit poetik.
Duke shpërdorur mjetet e thjeshta verbale të propagandës komunsite, Haliti arriti me shkathtësi t’u jepte teksteve një komicitet e pabesueshmëri, falë drejtpërdrejtshmërisë së përcjelljes të mesazhit nëpërmjet manierës “naif”. I kësaj linje ishte një cikël i tërë i këtij poeti kushtuar pak a shumë qendrës së superstrukturës politike të shtetit siç ishte shembulli i poezisë së famshme: “NJË NATË ME SEKRETARIN E PARTISË”.*
Prozhektorët e fjalëve të tij
Më ndriçojnë dardhat, mollët, pjeshkët
Që nata m’i ka fshehur.
Më zbulojnë ngjyrat, tonet
Që nata i ka shuar.
…………………………
Biseda jonë një ofiçinë
Këtu kaliten vargjet e mia.
______________________________________________
1. Haliti, Faslli: “Një natë me sekretarin e partisë”.*, gazeta “Drita”, Nr. 31. 30 korrik, 1972 f. 8.
Kjo poezi si ekspresion i nevojës së subjektit për një lider që të njohë botën, ravijëzon sekretarin si idol, concept i drejtimit politik. Repertori i dardhave, mollëve, pjeshkëve, simbolizon një lloj briri prosperiteti të cilin s’e siguron dot pa sinekdokën e dritës; simbol i udhëheqjes së “partisë”. Gjithashtu regjistri i intonimit i siguron edhe “forxhën” (ofiçinën) e Hafestit antik, hyun e artit. Mistifikimi i rolit të sekretarit në natën e të panjohurës, i cili flet para dëshmisë së yjeve dhe përunjja e subjektit konfiguron një skenë varësie dikotomike, thuajse fatale.
Por me uljen e regjistrit, nga toni epic në atë komik, situata poetike ndryshon dhe skena kthehet në karikaturë duke goditur kolonën e gjithëdijshme të mbajtjes së shtetit komunist, sekretari pasi vihet në funksion luminishence, i mbetet poetit të ndajë me të errësirën, si simbol qesharak varësie.
Si një nga kryeveprat e këtij poeti, që arriti të kumtojë përmes kodeve e simboleve të tjetërsojta, kuptimin e ngulitur të receptuesve të kësaj teme. Në momentin kur Haliti vendosi ta heqë këtë regjistër komik dhe të fshikullojë drejtpërdrejt përmes motiveve social-politike duke larguar “errësirën” komike si te poema “Dielli dhe rrëketë”, kritika zyrtare ia ndërpreu vlerësimin duke e quajtur art armiqësor, pasi ishte univok.
“Portat e buzëve tuaja s’hapeshin
Hynte pa trokitur.
Dhëmbët tuaja kyçeshin…..
Vinte miqësia hynte pa trokitur”“Portat e buzëve tuaja s’hapeshin
Hynte pa trokitur.
Dhëmbët tuaja kyçeshin…..
Vinte miqësia hynte pa trokitur”
_____________________________________
2 ) “Faslli Haliti: “Dielli dhe rrëkerat, Btimet “Toena”, Tiranë 2010, f. 11.-13
Poezia e Halitit u fokusua në raportin e intonimit të citateve-fragmente në kuadër të tekstemave ku subjekti krijon regjistrin që merr atributet e publikut të gjerë, të masës. Ai i kapërceu mjaft barriera të censurës, pasi tek ai skizma nuk shquhej në tekst, skizma e Halitit dallohej tek poetika e intonimit. Poezia e Faslli Halitit e riprodhon realitetin në thonjëza, kjo është veçoria e këtij poeti që risolli mjetet revolucionare të Majakovskit me të vërtetë, por e ndërtoi mbi një regjistër komik, për ta stigmatizuar fenomenin e zbrazur, “marksizmin vulgar” nga tonaliteti ampoloz duke e bërë qesharak përmes intonacionit të ulët.
Poet me vokacion social, që me guximin e shprehjes ai linte pak alternative të interpretimit, Haliti ushtronte trysni mbi theksin propagandistic duke e zhvendosur theksin e kuptimit duke e kanalizuar në një kuptim të përmbysur burlesk. Dykuptimësia e brishtë e poezisë së Halitit, me ta dekoduar, kalon në njëkuptimësi. Zbulimi i kësaj teknike nga Institucioni i kritikës, ia dekodoi tekstet e Halitit, për t’u damkosur si “nxirës realiteti”. Sfida midis të folurit parodik dhe atij të njëmendët mbetet çështje e repertorit të receptuesit.
Analiza mbi këtë poezi, do të bënte që kritikët të binin në grackën e tij, pasi nga ana formale ishte korrekt, por vetëm thojzat e bëjnë atë poet modernist.
____________________________________
3) “Fryma e nxirjes së realitetit, gjoja për hir të thellimit të realizmit, përshkon poemën “Dielli dhe rrëkerat, të F. Halitit dhe të ndonjë tjetri, të cilat në fakt goditnin vijën e Partisë. Mania për “evropianizimin e arteve figurative…” Agolli, Dritëro: “Nga raporti i shokut Dritëro Agolli”: gazeta “Drita” Nr. 30. 29 korrik 1973, f.1
NJË KOD NOVATOR: REGJISTRI KOMIK
Rrafshi ironik i Faslli Halitit shfaqur në: “Një natë me sekretarin e partisë”, se ai ishte një kodifikim i kontekstit, pasi çdo akt poetik ka diagramën e saj, regjistrin nga ai epik në atë komik.
Duke cënuar temat tabu të demistifikimit të lidershipit, motivet sociale vijnë e ia përmbytin lëndën poezisë së Halitit, derisa vetëm dialogon me argumente heteronome. Intertekstet e poetikës së Majakovskit, bartin interpretimin e hapur, kuptimin polimorf, ndërsa poezia e Halitit mbetet e profilizuar.
Tematika e tij vetëm në ndonjë rast ikën nga vëmendja e diskursit social. Koncepsioni i rrymës artistike, futurizmi aktiv i ushqeu mitin për revolucionin, por me një strukturë morale jashtëklasore. Vlera e moralit përshkon artin poetik të Faslli Halitit, sidomos në vitet e ’70 – ’72, kur shfaqi një poezi tejet të angazhuar sociale, ku subjekti sipas një programi të panjohur i jep rëndësi fabulimit si poezia: “Rruga “Skënder Libohova”:
Fshesare Vija
Reugët i pastron mirë përggjithësisht.
Por
Rrugën
“Skënder Libohova”
Ajo kujdeset veçanërisht.Ajo luajti me Skënderin në pluhur këtu.
Ajo ngjiti trakte këtu me shokun në muzg,
Shau kësaj rruge italianët, gjermanët,
Përcolli kësaj rruge shokun partizan
E priti kësaj rruge të vinte, komisarin.
Por komisari s’erdhi.
Nisi kësaj rruge Çlirimin
Dhe vetë mbeti në mal.
_______________________________________________
4) Haliti, Faslli, gazeta “Drita” 31 ( 607), 30 korrik 1972, f. 8
I vetëdijshëm për antihermetizmin, ai rrezikon me personazhin lirik, duke kërkuar një fabul qoftë paradoksale ku personazhi lirik ka luftuar, ia kanë vrarë të dashurin në luftë, rruga ka marrë ermin e tij, dhe ajo fshesare që kujdeset për pastërtinë e rrugës që ka marrë emrin e të dashurit. Profilizimi i gjetjes, e varfëron poezinë, ndonëse duke u mjaftuar me zgjedhjen e motivit, shenjat poetike mbeten uniforme. Reporter i më vonët i “realizmit vulgar”, mund të ishte edhe kjo poezi: “Rruga e Skënder Libohova”. Lidhja umbelikale me sintezat sociale shfaqet te poezia “Njeriu me kobure”.
“Ai pret të fryjë era
Jo që të xhvishen pemët,
Jo që të shkunden gjethet e verdha,
Por që t’i ngrihet cepi xhaketës,
T’i duket pas brezit koburja.”
_________________________
5) Haliti, Faslli, Nëntori, 1972, Nr. 4, prill, f. 156
6) “Faslli Halitin e karakterizon mprehtësia dhe spontaneiteti në kapjen e faktit jetësor. Ai e abstragon këtë fakt në mënyrë origjinale nëpërmjet një vargu të thjeshtë, sa nganjëherë duket sikur bie në thjeshtëzim, me një figuracion herë të fuqishëm herë të lehtë, aq sa të krijohet idea ndoshta irreale e një farë anemije. Por këto janë disa karakteristika të përgjithshme që mund të diskutohen, se poezia e F. HalititIt lë vërtet shteg për të diskutuar. “Gjoza, Roland. “Bashkë me kohën tonë ka ecur edhe poezia” ( Mendime mbi disa problrme të poezisë), gazeta”, 10 dhjetor 1972, f. 4. Dita”
Në këtë poezi contemplative të kqyrjes së realitetit të rëndomtë diktatroial, simbolin flladitës e përtëritës së erërav e funksionalizon si mjet ndihmës për t’i shpalosur xhaketën personazhit lirik: “njeriut të sigurimit”, që autori e në një situatë absurd i atribuon aktin e pritjes të së mirës në poliformitetin e “feksjes së pistoletës”. Kjo poezi njëkuptimore e vendosi në një profilizim të ri të analizës inherente psikike për të përftuar forma arketipore psikike.
Në një hark kohor dy vjeçar, poezia e tij dominoi sistemin letrar me tharbin e guximit qytetar, deri në kufijtë e teksturës së protestës si në poemën “Dielli e rrëketë”. Me figurën e simbolit për “Diellin” = Nr.1, të partisë e shtetit, poemë ku shenja poetike e humbi polivalencën duke i shërbyer një aktakuze të vargëzuar, ku mbetet vetëm historia dhe fatumet morale në kundërshti me frymën e partisë në vitin 1973.
Kështu Faslli Haliti nga një poet i vlerësuar për origjinalitetin e thjeshtësinë e mesazheve të drejtpërdrejta nisi të goditej në ballë të gjerë nga gjithë kritika zyrtare, për t’iu hequr për 10 vjet të drejtat e profesionit dhe të botimit. Se ku do të arrinte kritika e Halitit ndaj regjimit vetëkuptohej, pasi ai me stilin e tij të zgjedhur “primitiv” sillte virulencën e pastërtinë transindividuale, arketipin kolektiv, të njeriut të punës, të myzeqarit, duke bërë të vetat sintagmat e këtij arketipi. Poezia e tij u bë avokat e së drejtës që shkelej haptas e sidomos në province, si Lushnja e poetit.
Ndërsa poezia tjetër e famshme “Djali i sekretarit” mbetet në kufijtë paradigmatikë të kuptimit, ku poezia paraqet preteza morale dhe sigmatizon një ves gjithëkohor si “servilizmi”, duke përdorur figuracion deri perversiv: “Pastaj vajzat tuaja do ta gjejnë shokun vetë. / Ju jeni pleq.”
THOJZAT E ARTIT DHE “KORREKTJA”
Duke u përsiatur në përfshirjen e zërit të vet me atë të një klase periferike, komplementon teorinë letrare engelsiane së paraqitjes = ide + përvoje e sogjetuar nga subjekti krijues. Kontemplativiteti poetik kthehet në kontest politik, soditja lirike në butaforinë e vëzhgimit. Teoria e materializmit i shërben për t’i mbushur vargjet me faktologji rebusesh.
Në kërkim të realizimit, Haliti u ndesh me amballazhin realist, e depërtoi atë dhe duke u thelluar në të vërtetat e filozofisë së përqafuar, poezia e tij pësoi krisjen e një vetëbesimi, një histori thuajse teologjike, për misionin e poetit. Zhgënjimi nga realiteti dhe eksperimenti i ngjalljes së emfazës së protestës duke u dhënë zë heshtjes dhe përuljes, lindi misionarin. Për të mbërritur në këtë cak, shkeli dhe idenë, duke u bërë kështu skizmatik i besimit.
_______________________________________
7) Haliti, Faslli, “Nëntori” Nr, 4, prill , 1972, f. 156
REALITETI DHE “NXIRJA E REALITETIT”*
Faslli Haliti që pati ironizuar edhe herë të tjera në motivin e tij të profilizuar të “Sekretarit” si demiurg që ia ndriçon “konceptet e errëta” poetit të analizuar më sipër në Pleniumin e IV, hasi përballë një arsenal që ia kishin diktuar kodin e tij përtallës. Tashmë i “demaskuar” militantizmi i tij u fut në thojza dhe vepra e tij u shua për dy dekada.
Fryma e Majakovskit e kishte përfshirë shumicën e vargjeve të tij si bie fjala: “Shokë. Krijoni një art të ri”.
Vargjet e tij ndërtohen shpesh nga aforizma mendimi, nxjerrë nga kodi i së drejtës por sipas reporterit të tij interpretohen si programe politike groteske. Kulti i së drejtës sociale e ka tronditur poezinë e Halitit, aq sa shpesh devijon misionin estetik…
Librat e botuara nga ai në vitet ’97 – 2010: “S’di të hesht”, “Kaq” etj… kanë ende dimensionin etik të receptivitetit të viteve ’70.
________________________________
8) CIT. Nga Agolli, Dritëro. “Raport i në Pleniumin e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë më 24-25 korrik 1973, fjala e Enver Hoxhës në Pleniumin IV të KQ, mbi “Shfaqet e huaja në letërsi e artë:” Shkrimet e errëta nga brendia e forma, janë pjellë e mendimit dhe e ndjenjave të çoroditura të njerëzve ku sundon regjimi i kapitalit, i shtypjes dhe i shfrytëzimit të njeriut, i shtypjes kombëtare dhe i mungesës së lirisë së shprehjes së mendimeve.“