NË RININË TIME – nga UMBERTO SABA

0
421

UMBERTO SABA
1883 – 1957

Umberto Saba, pseudonim i Umberto Polit (Trieste, 9 mars 1883 – Gorizia, 25 gusht 1957) ishte një poet, shkrimtar dhe aforist italian.

NË RININË TIME

Në rininë time kam lundruar
gjatë brigjeve dalmate.Ishuj të vegjël shfaqeshin, ku rrallë
një zog arrinte për ndonjë pre,
i mbuluar me alga, rrëshqitëse, në diell
të bukura smerald. Kur batica e lartë
dhe nata i prapste, velat
nën erë anoheshin më tej larg,
për t’i shpëtuar kurthit. Sot mbretëria ime është ajo tokë e askujt. Porti
ndez për të tjerë dritat e tij; mua ma
shtyn ende larg shpirtin e pazbutur,
dhe dashurinë e dhimbshme të jetës.


_______________________________________

Kam folur gjallë për një popull të vdekurish.
Refuzimi im vdiq dhe unë kërkoj falje.
(nga Epigrafi)
_______________________________________

Përktheu Faslli Haliti