74 vjeçari vdiq në motel, pas seksit me 22 vjeçaren

0
573

Zëri.Info, 25 mars 2019

Një vdekje e pazakonshme ndodhi në qendër të Gjilanit. Një 74 vjeçar ndërroi jetë pasi shijoi seksin me një vajzë 52 vjet më të re.

Qejfin e bëri në një motel, por nuk pati jetë të kthehet në shtëpi.

Burri nga Kabashi i Vitisë me inicialet A.H. që dyshohet se përdori stimulues, u alivanos në parkingun e objektit që ndodhet midis banesave e më pas ndërroi jetë.

22 vjeçarja njoftoi policinë për rastin, ndërsa prokurori kërkoi autopsinë e trupit të 74 vjeçarit.

Organi i akuzës nisi hetimet ndaj një personi për këtë rast.

Familjarët e të ndjerit thanë se ende nuk i dijnë rrethanat e sakta të vdekjes së tij por presin rezultatet e autopsisë.

Ndërkohë e kanë hapur të pamën për të.