Beteja ime për drejtësi – Nafi Çegrani

0
1081
Nafi Çegrani

DREJTUAR :

KOMITETIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT OKB
Nju Jork
EUROPEAN COMMISSION
B r u x e l
MINISTRISË SË DREJTËSISË F BiH
S a r a j e v ë
GJYKATËS SUPREME TË F BiH
S a r a j e v ë
PROKURORISË SË PËRGJITHËSHME F BiH
S a r a j e v ë
GJYKATA KANTONALE – Z e n i c ë, BiH

K Ë R K E S Ë

Prej Nafi Çegranit i lindur me 10.10. 1946 nga babai Tekiu dhe nëna Mahije në fshatin Çegran 1237 pa nr., komuna e Gostivarit, Maqedoni, ku edhe gjendem me banim të përhershëm, nr. Amze: 1010946450188.
Mob.tel. 00389 71 210 522
Emajl adresa ime : [email protected]

Përshëndetje të nderuar !

Ju drejtohem me lutje dhe me shpresë se do jeni në anën e së vërtetës !
Jam i kidnapuar dhe i dënuar i pafajshëm në proces të inskenuar nga UDBA jugosllave fill pas demonstratave në Kosovë më 1981, duke më transferuar me ajroplan nga Shkupi në burgjet e tmerrshme të Zenicës në Bosnje, ku fillimisht, duke më akuzuar me shpifje e dredhina, më dënuan me VDEKJE pushkatim për vepër penale “vrasje”, sipas nenit 37 LP të Maqedonisë, që unë nuk e kam bërë dhe as që kam në dijeni për ndonjë vrasje…

Me vite e dekada kërkoj drejtësinë dhe të di të vërtetën: kush e kurdisi procesin gjyqësor me akuza të rreme dhe pse? Cili ishte faj im? Çfarë i kisha penguar UDB-së (SDB-së) pas arratisjes sime në Amerikë? Kush qëndrron pas gjithë kësaj drame me epizode të frikshme? Pse ende, dikush, nuk do zbardhjen e së vërtetës dhe rastit të montuar, dhe nxjerrjen në dritë të diellit pafajsinë time…

Ju lutem më ndihmoni, sepse jam shqiptar-viktimë i kësaj golgote dhe komploti udbashian në relacionin Maqedoni –Bosne, ku dënohem kinse për ,,vrasje,, sipas ligjit të Maqedonisë neni 37 KZ SRM.

…Edhe sot kur po ua shkruaj këta rreshta, habitem dhe çuditem çfarë politike ishte ajo gjatë viteve të rrënuara, gjatë regjimit komunist në Jugosllavi kur u jepeshin urdhëra dhe direktiva apo UDB-a dhe ajo Parti komuniste dirigjonte edhe me gjykatat që të akuzonin padrejtësisht me akuza të manipuluara dhe të sajuara prej gënjeshtrash, të terorizonin me dajak dhe përgjakje nër bodrume e qelia burgu lidhur në pranga, montonin procese të inskenuara gjyqi, duke dënuar me vdekje pushkatim persona të pafajshë dhe që nuk kishin bërë ndonjë krim, apo ta dënonin më pas, me tortura shtazarake me akuza të sipas qefit dhe apetiteve të prokurorëve dhe gjykatësave hetues dhe gjyqit të cilët zbatonin urdhërat nga lartë, siç ishte rasti me mua, ku me akuzat dhe sajesa rasti “kriminal” dirigjonin shefat e nëntokës së Policisë që në atë kohë ishin SHTET MBI SHTET, duke sjellur vendime të prera e ku njeriu i pafajshëm dënohej edhe me vite e vite të gjata burg të rëndë, duke përjetuar shkatrim shëndeti nga traumat e torturat psikike, e këtë ferr e përjetonin edhe gjithë familjen…

Të tillë ishin ndaj meje dhe vepruan me procese dhe akuza fund e krye të montuara vetëm e vetëm të më shpallnin “fajtor”! E unë nuk isha dhe nuk jam actor i ndonjë “krimi”, për çfarë nuk kam as dijeni. Por të gjitha aktakuzat dhe vendimet gjyqësore janë shkruara me synime të këqia shoviniste dhe antishqiptare me gënjeshtra që kishin qëllim të thurrin drama të imagjinuara në dëm timin dhe në dëm të drejtësisë…

Atëherë, duke iu drejtuar Institucioneve të lartpërmendura gjyqësore dhe juridike, Forumeve për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut me KËRKËS për zbardhjen e rastit dhe nxjerrjen në shesh të VËRTETËN dhe DREJTËSINË e pafajsisë sime, po ju rrëfej rradhazi:

Zonja dhe zotërinj !

Fillimisht kam qënë mësues në malësinë e Gostivarit si dikur Millosh Gjergj Nikolla në Pukë të Shqipërisë. Akademinë Pedagogjike diplomova si student i çrregullt. Njashtu studjova edhe Albanologjinë gjuhë dhe letërsi, madje edhe gazetarinë… Në pranverë të vitit 1969, u punësova si zyrtar-operativ në Shërbimin inteligjent të Jugosllavisë titiste, ku pas disa vitesh erdha në përplasje me disa klane dhe nëntokën e SJB dhe SDB, për çka edhe më shantazhonin me metoda special. Në verë të vitit 1975 u arratisa dhe emigrova përmes Romës në SHBA, gjë që ishte një grusht i rëndë për UDB-në e Shkupit dhe Beogradit.Ky, zatën, edhe ishte i VETMI “faj” imi si njeri, i cili braktisa atë Shërbim famoz pa pyetur dhe pa informuar askend.Shefat e UDB-së në relacionin Shkup- Beograd, më trajtuan si i arratusur i ,,rrezikshëm,, për regjimin komunist dhe shtetin jugosllav!

* * *

… Në vjershtë të vitit 1981, me ardhjen e demonstrative në Kosovë, agjentët e UDB-së dhe KOS-it jugosllav, në orët e herrshme të mëngjasit (me 01.tetor.1981) në mënyrë antinjerëzore dhe sit ë isha ndonjë terrorist, më kanë arrestuar para syve të fëmijëve të mi të vegjël të cilët ende gjendeshin në gjum, dhe duke ushtruar dhunë, lidhur në pranga, më kanë dëbuar, fillimisht në bodrimet e errta të SPB në Gosivar, dy ditë dhe dy netë pa gjum dhe pa ujë, gjë e cila do të vazhdon edhe disa ditë me rradhë, duke më dëbuar në Bosne, në bodrumet e SPB Bugojno, ku deri me 06.10.1981 mbi mua ushtruan dajak, dhunë dhe terror duke më përgjakur dhe rrah me doreza revolesh dhe shkopi gome, çufurra metali, shqelma dhe…duke më trajtuar si kafshë, ishte ditë e martë, nëse e mbaj mend, në mbrëmje më hudhën në qelinë prej betony-skëterrë të burgut Hetues të Zenicës, ku do të vazhdoj golgota e tmerrshme dhe vdekja në sytë e mi, gjë e cila do zgjas afro 16 muaj, duke më nxjerr disa here nga qelia e burgut të Zenicës dhe më hudhnin në bodrumet e SPB-Bugojno ku më ndëshkonin me dajak, me ditë e netë të tëra, pa ngrënë dhe i etur pa pirë një pike ujë…Vallja e terorrit të përsjellura me akuza të rrejshme, duke më terrorizuar gjatë netëve të thikave të gjata, i përballur me një propagandë të egër dhe të çuditshme, i lidhur në pranga gjatë një hetuesie të çuditshme, e prirur me mjete dhe metoda të tipit Gestapo, dhe në disa faza e interval kohe të hetuesise prej 16 muajsh, madje edhe gjatë gjykimit i cili njashtu zgjati me muaj e vite, mbi mua dhe mbi shtatë të akuzuarit tjerë, u përdorën metoda dhe mjete antiligjore, duke bërë kërdi me dajak e gjak në podrumet e milicise se Bugojnes, rrahje me shkopinj gome dhe çufura hekuri, ndaj të pandehurve (Hajrulah Huseinit dhe Vahedin Ramadanit), të cilët tërë këtë terror e treguan edhe gjatë gjykimit kur insektorët gjakatar e kriminel si Ante Bernada, Sllobodan Stankoviq, Temelko Boshkovski, Stipe Grabovac, Fikret Bradariq si dhe gjykatësi hetues Bodul Nikica, si prokuror Xhumaludin Mutapqiq dhe Mensur Hoxhiq, hetuesit e lartpërmendur në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike me ditë e netë, me muaj të tërë kanë ushtruar dhunë psikiko-fizike mbi të pandehurit, me dhunë e dajak i kanë detyruar të firmosin deklarata të rreme dhe të dikruara nga vetë inspektorët e lartpërmendur kinse për vrasje, e të cilën e kanë shpikur dhe konstruktuar gjatë hetuesise, duke keqpërdorë autorizimet zyrtare në podrumet e përgjakura të SUP Bugojnës dhe qelitë e burgut famkeq të Zenicës në Bosne.Mjerisht një hata tmerri dhe vdekje mbi të akuzuarit dhe bile edhe ndaj “dëshmitarëve” të prokurorisë (si Arif Zeqiri e Gani Bekteshi, ky i fundit psiqikisht jo i shëndosh) është ushtruar presion dhe mashtrime, duke i detyruar që të dëshmojnë rrejshëm.

Gjyqi i Zenicës me këtë rast, ishte vetëm një FARS dhe nuk ishte gjyq që kishte të bënte me drejtësinë, por që duke shkelur ligjet, insistonte dhe kjo ishte e kryer që GENJESHTRAT t’i quante dhe trajtonte si të “vërteta”, të paqënat si të “qëna”! Kjo edhe më iritonte jasht mase,e shikoja vehten i pafajshëm dhe pa ndonjë mbrojtje nga gjykata që duhej të ndante drejtësinë. Ndjehesha i fyer, i zhgënjyer! Madje edhe i bindur se në një gjykim të tillë ku nuk kërkohej e vërteta dhe drejtësia, ishte fare e qartë se aty çdo gjë ishte paraprakisht e kurdisur dhe e kryer pa gjyq. Kjo qëm është më se e vërtetë dhe të jeni të bindur se deklarata ime këtru dhe gjithmonë nuk ka qëllim të ndonjë justifikimi, por e them kategorikisht se në thelb mban vetëm të vertetën se unë kurrë nuk kasha asgjë në dijeni…

Ishte një gjyq dhe gjykim i inskenuar fund e krye, një gjyq famkeq i manipuluar, i cili në çdo mënyrë merrej me thash e themet prej gënjeshtrash, si dhe deklarata të sajuara me dajak,/ 6 shqiptarë dhe 1 boshnjak të akuzuar/, u sollën aktvendime antiligjore, të pa baza fare dhe fund e krye të montuara në mënyrë perfide të tipit komunist, duke më akuzuar e dënuar mua si “kriminel” për diçka që në dijeni nuk kam pas ndonjë gjë, e që milicija, prokurorët dhe ajo gjykatë turpi e atyre viteve në Zenicë të Bosnës bënin kërdi dhe propagandë shoviniste edhe përms shtypit të përditshëm, në radio dhe tv…Burgje dhe diktaturë komuniste dhe kriminale me të cilën ideologji kishim qënë tërë jetën dhe tërë populli i vuajtur të ZHGËNJYER ! Muaj dhe vite kalonin bashkë me netët e rrahjeve të tmerrshme, të terrorit dhe provokimeve jonjerëzore.

Ofendimet sadiste dhe metoda të tjera antiligjore nuk kishin fund.Për të gjitha këto anomali, padrejtësi dhe keqpërdorime të ligjit dhe shkelje të Konventave Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut u bënë në mënyrë barbare. Isha thellë i revoltuar dhe protestoja njëkohësisht. Atëherë hetuesit dhe gjykatësit sikur donin të më hanin me dhëmbë, duke më kërcënuar se për këtë do të më dënonin me vdekje… Në vazhdimësi lojërat e tilla të shëmtuara vazhdonin duke më shpallur si i dënuar me vdekje- pushkatim edhe para se të sillej nga ajo gjykatë një vendim gjyqësor. Ishte proces i inskenuar nga një grup hetuesish dhe inspektorësh të tipit mafioz, të nëntokës udbashiane, gjë që nuk mund ta kuptonte lehtë njeriu normal…E sidomos kur edhe vetë gjykatësit ishin jasht kornizave ligjore dhe konventave njerzore. Pandërprerje vazhdonin diskriminimet, maltretimet dhe keqtrajtimet kundër meje, siç ndjej edhe sot e kësaj dite ato trauma psikike.

… Unë jam i dënuar në mënyrë të pamëshirshme dhe brutale në bazë të akuzave të rreme, absurde dhe joligjore, në proces të inskenuar në një Gjykatë siç është ajo e Zenicës së Bosnës, me disa akuza të ndryshuara disa here dhe të formuluara sipas qejfit dhe apetiteve të njerëzve me gjak kriminelësh, duke më akuzuar për gjoja vrasje në Gostivar, sipas nenin. 37 Kodi Penal i Republikës Socialiste të Maqedonisë së atëhershme,/e sikur nuk kishte organe gjyqesore në Shkup/. U sollën disa aktakuza me përmbajtje të sajuara dhe të imagjinuara për ,,rast,, që nuk egziston…Gjatë hetuesisë së rreptë ku me muaj dhe netë të thikave e terrorot, kun ë vazhdimësi ushtrohej dhunë psikike dhe fizike, ndaj të pandehurve ( shtatë vetë) mbaheshin në pranga dhe nën dajak, në fund u soll një vendimi turpi solli Gjykata e Zenicës nr. K-133/81, të pabazë dhe në mënyrë të paligjshme , duke më dënuar me vdekje- pushkatim për dicka që unë nuk isha actor dhe as që kasha ndonjë dieni për ,,rastin,,. Sipas ankesës sime dhe të avokatit Milan Vujin drejtuar Gjykatës së Lartë Supreme të Bosnës në Sarajevë,/ sepse këto akuza kinse për vrasje, janë krejtësisht një shpifje me qëllim të keq dhe shpifje e cila është absolutisht e papranueshme për mua dhe për familjen time.

Ne, nëpërmjet kësaj shprehim zemërimin tonë të madh dhe dënojmë fortë një akt të tillë. Marrjen në shqyrtim të ankesës sime nga Gjykata supreme, e cila solli vendim të prerë në favor timin / shiko vendimin: Kzh139 / 83 datë 13 prill 1983/, me të cilin Vendimin e Gjykates së Zenices e shpalli të pavlefshëm dhe jo ligjor, duke i dhënë rekomandim që ajo Gjykatë e Qarrkut në Zenicë të sjell vendim relevant dhe të drejtë sipas ligjit, duke cituar se nuk kishte asgjë në pajtueshmëri me ligjin ose me të vërtetën, sepse nuk kishte ndonjë fakt ku mund të shihej nëse egziston ndonjë veper penale, sidomos “vrasje” apo jo, sepse gjykata në fjale as që posedon ndonjë argument për ndonjë vepër të vërtetë, pos deklaratave me versione të ndryshme dhe kontradiktore edhe në kohë dhe hapësirë të marra me dhunë dhe dajak nga Vahedin Ramadani dhe Husein Hajrullahu.

Çfarëdo bindje tjetër, në origjinal pabazë ka qenë e kundërt, duke u theksuar në mënyrë të veçantë se ndaj meje qëndron një padrejtësi, sepse nuk kam as shkak, arsye apo motiv që të jem i involvuar në çfarëdo pikpamje qoftë, dhe akuzat fund e krye të manipuluara me shpifje e rrena,me ofendime dhe dhunë të ushtruar gjatë netëve të thikave të gjata tmerri e zullumi, duke më denuar për dicka qe nuk e kam bërë.Gjatë 16 muajve të frikshme të hetuesisë ku mbi të pandehurit dhe “dëshmitarët” ushtrohej dhunë dhe dajak në mënyrë shtazarake që bënin Ante Bernada, Temelko Boshkovski etj ne podrumet e pergjakur te SPB te Bugojnes dhe ne SPB ne Gostivar, në mënyrë antiligjore , vetëm e vetëm të bëjnë akuza të trilluara dhe mashtrime. Mjerisht, kështu me dallavere e prapavija tinëzare vepronte edhe gjykatësi i hetuesisë Bodul Nikica në qelitë e burgut hetues në Zenicë ku gjatë netëve të gjata pa gjum, merrte në pyetje të pandehurit, sic vepronte me Vahedin Ramadani dhe Husein Hajrullahin / e më vonë edhe me “deshmitarin” e rrejshem Arif Zeqirin/, të cilëve, siç pohojnë në gjyq, inspektorët i kishin rrah me dajak gjer në alivanosje dhe u kanë dhënë instruksione “nëse do të dashkan të shpëtojnë kokën”!

Njashtu paskan bërë një “marrëveshje” edhe me “dëshmitarin” e rrejshëm Arif Zeqirin në banesën e tij në Banjicë të Poshtme ku inspektorët Ante Bernada dhe Stipe Grabovac, (sipas deklaratës së inspektorit Temelko Boshkovskit të dates 19.09.216), e kanë kushtëzuar Arif Zeqirin, se në nuk thotë kinse në vendin “Krecane” ishte edhe Nafi Çegrani, atëherë ky do të burgosej dhe dënohej rëndë, e Nafiu do të lirohet në liri!” Po kështu sjellje jo ligjore dhe keqpërdorim të detyrës ka bërë edhe inspektori për delikte gjaku i SJB-RSVR të Maqedonisë në Shkup Slobodan Stankoviq. Në këtë mënyrë edhe janë marrë deklaratat e tyre.

Po kështu Arif Zeqiri dhe të tjerët (siç pohon edhe Gani Bekteshi), kanë nënshkruar procesverbalet të cilë gjykatësi hetues Bodul Nikica i ka thurr sipas dëshirës së vetë, e të cilat në mënyrë të cunguar dhe pa fakte, të trilluara me gënjeshtra dhe në kontekst të formuluara sipas instruksioneve të inspektorëve të më lartë përmendur, të cilë nuk kishin as etike njerëzore dhe kishin shpirt shtazarak dhe të denj për manipulime…Në këtë drejtim, edhe gjykatësit në krye me Sulejman kapetanoviqin dhe Tihomit Baboviqin të Gjykatë së Qarkut në Zenicë nuk kanë dashur kurrë të pranojnë gabimet e tyre dhe korrigjuar ato, edhe më tej nuk veprojnë në përputhje me dispozitat ligjore, nuk vendosën ashtu siç thuhet ne vendimin e gjykatësit Vlajsavlevic Mirko / Kzh.139/83/, por, përsëri, liderët e pamatur të grupit të cilët udhëhiqnin me akuzën dhe gjyqin në Zenicë në mënyrë kapadaillëku / si inspektoret Ante Bernata e Bradariqat, madje prokurorët si Mensur Hodziqat e Mutapqiqat, e në krye me gjykatësit Kapetanoviqa dhe Baboviqa, ishin të paskurpullt, sollën urgjent vendim të sajuar, dënim të pabazë dhe antiligjor. /shiko : K-94/83 1983/09/16.

Përplotë spekulime dhe me disa trillime ndryshe dhe kontardiktore me vehten dhe nga akuzat e ndryshuara disa here para dhe gjatë gjykimit të dhunës në Zenicën e Purgatorit, duke më dënuar 20 vjet burg të rëndë. Pse ? Çfarë ishte e tërë kjo dramë? Kush qëndronte pas këtij procesi ! Edhe sot e kësaj dite pyes! Dua që gjykata dhe organet të më thuajn të vërtetën. Unë e kam të qartë se ndaj meje duke më involvuar në akuza të rreme dhe duke përdorur Vahedin Ramadanin, Hajrullah Huseinin dhe në fund një dëshmitar të rrejshem e të manipuluar me emrin Arif Zeqiri të cili kurrë në jetë as muk e kam njohur as nuk e kam pare, dhe një kurdisje tjetër si përralla për fëmijë, “vendngjarrje” – “Kreçane”, ku asnjëherë nuk më ka shkelur këmba.Por, janë marifete të njerëzve me shpirt egërsire siç ishin kapadahinjtë nga SUP Bugojno dhe Zenica në krye me Ante Bernada, Bodul Nikica , Baboviqat , Mutapqiqa etj të cilët i kam përmend në ankesat e mia edhe në burg.Kanë qënë kryes të urdhërave të atyre personave me influence dhe funksione të larta shtetërore të ish Jugosllavisë, /të cilët, me ikjen time nga SHSSH dhe arratisjen time në Amerikë, ua kisha turbulluar ujin/

…Për këtë jam thellë i bindur. Andaj edhe insistoj dhe kërkoj kategorikisht që të më thuhet se cila është e vërteta dhe kush qëndroi pas atij procesi të montuar më 1981, sepse unë nuk kam asnjë dijeni apo çfarëdo lidhje me ndonjë persone të humbur Meliha Delic, të cilën as nuk e kam njohur as nuk e kam pare. Apo me ndonjë “vrasje” për cfarë nuk kam në dijeni. Jam i dënuar me gënjeshtra, andaj edhe kërkoj të VËRTETËN. Ju lutem edhe një herë, duke kërkuar të di dhe të kem të qartë : çfarë ka ndodhur nëse vërtetë ka ndodhur diçka, sepse me të vërtetë nuk mund, edhe sot pikërisht për të kuptuar se çfarë ajo është e gjitha diçka dhënë dhe e manipuluar para dhe pas fazave të ndryshme të hetuesisë në qelitë e burgut hetues dhe podrumet e përgjakura të milicisë atje në Bugojno apo në SPB të Gostivarit në relacion me Zenicën.Dua të di, a mos vallë pas tërë kësaj drame të kurdosur fshihet diçka tjetër, krejtësisht për diçka tjetër dhe të manipuluar e kurdisur si “vrasje”, e që përdoret vetëm si një sinonim për diçka që nuk ekziston, dhe ato tregime imagjinatash janë të montuar në mënyra të rreme dhe të çuditshme. E me këtë rast dikujt i paska konvenuar që të drejtojnë gishtin kah unë duke më akuzuar dhe përdorur si viktimë perms veglave të trajnuar siç kanë qënë Ramadani, Huseini e me vonë i manipuluar për të thënë një gënjeshtër dhe i dyshimt si “dëshmitar” Arif Zeqiri…

Nga fillimi e gjer në fund nuk u veprua sipas ligjit dhe dispozitave të tjera ligjore, përkundrazi ato u shkolën rëdë dhe në mënyrë drastike.As gjatë hetuesisë,nuk janë zbatuar asnjë ligj si duhet, as gjatë gjykimit dhe në faza të tjetërsuara u vënë në shprehje dhuna dhe terorizimi, nga një grup njerëzish të cilët të udhëhequr, siç kam cekur edhe më lartë, / dhe pastaj gjykata / në procedura të kombinuara disa here dhe në disa faza , duke cënuar dinjitetin tim si njeri, duke më devalvuar e nënçmuar, janë bërë shkelje flagrante të ligjit dhe dispozitave ligjore, janë bërë manipulime të çuditshme me intriga e dallavere, sillen vendime kundër ligjit, duke thënë se me siguri se tërë procesi hetimor i cili ishte i pafund muaj dhe vite, i shoqëruar nga terrori, ishte torturë e pastër, me qëllim për të shpëtuar pretendimet e rreme të të pandehurve, dhe e dëshmitarëve të caktuar nga prokurori dhe për gjërat që unë nuk kishta asnjë ide.

Për të qenë absurditeti edhe më i madh, ishte vetë gjyqi dhe ai gjykym maraton, në shumën e rasteve dhe në faza të ndryshme të shoqëruar nga një shumëllojshmëri e mashtrimeve të lansuara dhe kombinime të tundimit dhe provokimesh, në mënyrë për të fshehur të vërtetën e vërtetë të gjërave, e përpara tërë asaj akuze qëndroja unë, një njeri i pafajshëm, dhe ishte e nevojshme që gjykata nuk ka dashur të vepronte siç parashikonte një urdhër i Gjykatës Supreme të Sarajevës (shiko vendimin e gjykatësit Vllajsavlevic Mirko: Kz.139/83), sepse vetëm aty u tha diçka e drejtësisë, përfundimisht. Sepse gjer më atëherë, edhe perms shtypit ishin bërë lakerdi nga Gjykata e Zenicës, që rezultoi përdëri në mënyrë të paligjshme dhe vendimi i turpshëm i gjykatësve Sulejman Kapetanoviq dhe Tihomir Babovic, të cilët duke u bazuar pësëri thjesht në akuzat e fabrikuara dhe të montuara, që mund të quhen gënjeshtra të shekullit për “vepër” që nuk e kam bërë, që nuk ekzistojn, ata më dënuan mizorisht në mënyrën e tyre dhe kundër ligjit.

Me vite e vite vazhdon të më ndjekë për vite burgu në kohë të pacaktuar dhe pafajsia ime në jetën e përditshme normale edhe sot e sot … Pse? Prandaj, kërkesat e mia janë që të gjithë bota njerëzore dhe Ndërkombëtarët le ta dinë, le të dëgjojë, në bazë të fakteve të LLOJIT dhe mënyrës se si mua më dënuan, në BAZA T Ë ASNJË FAKTI! Një ësht fakti i së vërtetës, se ndaj meje as që mund të ketë ndonjë fakt , sepse unë nuk jam fajtor, ndaj meje nuk ka asgjë reale në lidhje me rastin që më kanë dënuar, përveç shpifjeve dhe trillimeve që të më njollosin dhe poshtëruar si njeri. Për vite të tëra, duke kërkuar vetëm drejtësi, të vërtetën e gjërave, një jetë të tërë shkruaj dhe apeloj i revoltuar në padrejtësinë që është bërë nga njerëz të cilët kanë keqpërdor detyrën e tyre zyrtare, që punuan kundër ligjit, personat e mësipërm që kryer hetimin si dhe gjyqi i Zenicës si i gabuar dhe i paligjshëm, bëri një krim të tmerrshëm në dëm timin.

Unë NUK JAM FAJTOR dhe gjithmonë këtë e kam dëshmuar edhe gjatë hetuesisë ku ushtrohej një dhunë e paparë dhe terror e tmerr i organizuar, edhe gjatë viteve të kaluara në qelitë skëterrë prej betoni dhe njolla gjaku, njashtu edhe gjatë gjykymeve të pa drejta dhe jo ligjire i kam MOHUAR akuzat e trilluara prej gënjeshtrash për rast të montuar,. Ju lutem, jeni të bindur se edhe përkundër gjithë terrorit dhe inskenimeve, shpifjeve dhe trillimeve nga më të ndryshmet, faktet dhe provat ligjore qëndrojnë në anën time dhe që, bindshëm dëshmojnë pafajsinë time, Gjykatësit e Zenicës Sulejman Kapetanoviq, Tihomir Baboviq dhe prokurori Xhumaludin Mutapqiq dhe zëvendësi i tij Mensur Hogjiq, në mënyrë tendencioze dhe në rrugë të gabuar e kundërligjore, bënë manipulime nga më të ndryshmet duke plasuar edhe dëshmitarë të rrejshëm ( siç ishte rasti me personin që nuk e kam njohur as pa në jetë ), bënë mori shpifshesh dhe konstruime për të më shpalluar “fajtor” duke montuar akuzat mashtruese edhe për mes shtypit të kohës, duke më dënuar me vdekje – pushkatim, e më vonë, edhepse Gjykata Supreme e BeH Mr Vllajsavleviq Mirko me vendimin Kzh. 139/83 të 13.04.1983 e shpalli të pa vlerë vendimin e Gjykatës së Qarrkut të Zenicës K- 133/81 të 26.07.1982, si vendim jo ligjor dhe të pa baza e argument faktike sipas ligjit, duke theksuar se unë nuk mund të jem actor ndonjë vepre, nuk kam motiv dhe se Ramadani e të tjerët kanë gënjyer gjatë hetimeve. Madje se në këtë drejtim dhe sipas aspektit ligjor as Gjykata që kë ka dënuara paraprakisht me VDEKJE PUSHKATIM, nuk ka asnjë argument të vetëm se a EGZISTON vërtetë vepra penale “vrasje” !

Nuk ka kufomë ose trup të ndonjë personi të ,,vrarë,,! Nuk ka as vend dhe kohë të caktuar: KUR, KU, SI,PSE, ÇKA, KUSH ? Nuk ka as ndonjë rekonstruim në “vendin e ngjarrjes”! Nuk është bërë ndonjë OBDUKCION dhe analiza apo ekspertiza të tjera ligjore dhe medicinal… E kjo dëshmon se vepra penale “vrasje” as që egziston. Por, e gjithë kjo është shpikur dhe imagjinuar si dramë, sin ë film, me akuza të montuara, rast prej shpifjesh dhe zhvillime jo ligjore në gjykym të inskenuar fund e krye!…

… Gjatë rrugës dhe procedurës së rigjykimit, sërish të njejtit gjykatësa dhe prokuror, duke mos dash të pranojnë hutinë dhe gabimin e tyre, mua më dënojnë 20 vite burg të rëndë… Pse?

* * *

Gjykata e atëhershme e Qarrkut të Zenicës, edhe gjatë RIGJYKIMIT përsëri ishte e njëjta, të udhëhequr nga kryeneqët Sulejman Kapetanovit, Tihomir Baboviq etj. të cilët me mëndje dhe motive temdencioze politike e shoviniste antishqiptare, dhe që nuk respektonin ligjin fare dhe sjelljet e tyre ishin si pashallarë e kapadahinj, që të lenin përshtypjen se vepronin: “ja na kush jemi, dënojmë Nafi Çegranin!” dhe nuk përfillnin as ankesat e mia, as fjalën time ku shprehesha realisht se isha vetëm një viktimë që më kishin involvuar padrejtësisht dhe me dallavere me akuzat dhe rastin e montuar ku dominonin gënjeshtra dhe shpifjet. Ai trup gjykyes (po sin ë fillim) ishte e përbërë nga:

Sulejman Kapetanoviq, kryetar. Tihomir Baboviq zv. i tij, dhe ca të tjerë si anëtarë. Kurse në rolin e prokurorit ishte Mensur Hoxhiq, madje edhe një tjetër të cilit nuk arrita t’ia mësoj emrin. Por, të drejtuar nga Prokurori i përgjithëm i Qarrkut të Zenicës Xhumaludin Mutapqiq.
Ndërtesa e gjykatës ku më dënonin mua dhe një grup shqiptarësh, ishte e rrethuar nga forca të armatosura të rendit… Kapetanoviqi dhe Baboviqi e happen séance gjyqësore me kapadaillëun e tyre të dukshëm , siç kam theksuar edhe here të tjera në ankesat dhe shkrimet e mia drejtuar gjykatave të BeJ, Maqedonisë dhe organeve të ndryshme të prokurorëve, jurisprudences dhe asan Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg si dhe organeve të drejtësisë pranë OKB, ku shkruaj edhe sot me vite e vite, sepse kërkoj DREJTËSI, kërkoj të di të vërtetën, të zbardhet pafajsia ime dhe drejtësia të shkon në vendin vetë të duhur dhe të drejtë!

Gjatë seancave gjyqësore në sallën e Gjykatës së Zenicës ku merrnin pjesë edhe inspektorët të cilët ushtruan dhunë dhe terror ndaj të pandehurve, madje edhe në senacat e RIGJYKIMIT u diskutuan shumë çështje rreth mënyrës së të ushtruarit të presioneve antinjerëzore dhe me mjete e metoda jo ligjore (por që gjykatësit Tihomir Baboviq dhe Kapetanoviq nuk donin që të evidentoheshin dhe konstatoheshin ato në procesverbale, duke anashkaluar sit ë ,,pavlefshme,, ose dhe si ,,jot ë rëndësishme,, e kështu me rradhë. Gjykata, duke m os përfillur sugjerimet dhe atë që ia rekomandonte Gjyqy Suprem BeH i Sarajevës ( shiko vendimin Kzh.239/83 ), me një sjellje arogante pasi përfundoi hetimin gjyqësor, pasi dëgjoi prokurorin që kërkoi deklarimin e të pandehurve fajtorë sipas akuzës dhe të dënohet i pandehuri Nafi Çegrani , duke i zëvendësuar në vendimin gjyqësor K-94/83 të dt 16.09.1983, fjalët ,,dënimin me vdekje pushkatim ,, me fjalët: dënohet 20 vjet burg të rëndë, ndërsa të pandehurit tjerë : Harullah Huseini me 15 vite burg, Vahedin Ramadani me 13 vite burg. Sheshiq Abdurahman me 13 vite burg, Zuhdi Hasani me 11 vite burg, Nijazi Hasani me 7 vite burg dhe Mensur Hasani me 5 vite burg.

Në seancën gjyqësore, të pandehurit kategorikisht mohoan çdo akuzë. Edhe 7-8 avokatë e të pandehurve të cilët gjatë gjithë gjykimit ishin present, në saje të argumenteve tëforta ligjore, dhe në bazë të ALIBIT të pakontestueshëm të Vahedin Ramadanit ( I cili gjatë hetuesisë inspektorët e përdorën si mashë e ndryshkur me shpifje a akuza të rreme ndaj meje, Nafi Çegranit, dhe ndaj të tjerëve duke akuzuar edhe veten nga dajaku, lansoi marina dhe mashtrime…), avokatët kategorikisht deklarouan se gjyqi dhe prokurori NUK KISHIN ASNJË FAKT për ndonjë ,,krim,, sidomos për vepër penale ,,vrasje,, e cial ishte vetëm e menduar me fjalë boshe, dhe se VRASJE nuk egziston ! Edhe për ndonjë vepër tjetër siç pretendonin gjykata dhe prokurori nuk kishte asnjë provë për të përligjur këtë proces, madje mbrojtja paraqiti prova të forta, fakte ligjore, e të cilat Kapetanoviqi, Baboviqi dhe prokurori nuk i merrnin parasyshë edhepse ishin të obliguar me ligj dhe sipas asaj që i obligonte detyra dhe autorizimi.

… Kështu u zhvillua procesi i inskenuar dhe me akuza të montuara i Zenicës më 1981, e të cilët fillimisht deklaruan “fajsinë” time duke më dënuar me vdekje.
Pra, si përfundim , pas rigjykimit Gjykata e Qarrkut të Zenicës me aktvendimin e saj të pabazë dhe jo ligjor K-94/83 të 16.09.1983 solli dënime të rënda për 6 shqiptarë nga Maqedonia dhe një Boshnjak.
GJYQI FAMKEQ !

(Arif Zeqiri mashtrues dhe shpirt vrarë…)

Dëshmitarët e akuzës imagjinare të shpikër sipas planit të tyre nga inspektorët e mjerë dhe pa fije ndërgjegjeje, duke shtruar në dajak të pandehurit por edhe disa nga ,,dëshmitarët,, duke u thënë se do të mund edhe të dekoroheshin si mashtruesi dhe njeriu i qefeve për pije dhe femra Arif Zeqiri i cili pasi ishte në mbrojtje të atyre që thurrën akuzën, edhe e shpëtuan nga burgosja që mund të akuzohej si vrasës direkt (Shiko deklaratat e Hajrullah Huseinit, i cili ishte mik i tij dhe e akuzon se ai si pronar i “kreçaneve” vetë ishte vrasës i një femre për të cilën supozojnë se mund të ishte Meliha Deliq). Ramadani në veçanti në ballafaqimin me mua në hetuesi tha shpifje aq të turpshme, sa duhet të kenë ndenjur shumë kohë për t’i mësuar përmendësh, pasi më paraqitën edhe si njeri i ,,keq,, që kisha ëndërruar dhe planifikur arratisjen time në SHBA…

Në fund hetuesi më pyeti në kisha njeri që doja të më mbronte në gjyq, pasi këtë të drejtë ma jepte ligji dhe, kur unë i thashë që s’kisha, sepse nuk kishte për çfarë të më mbronte ndonjë avokat për diçka ku nuk isha autor i ndonjë vepre penale, ai qeshi me të madhe, i kënaqur që isha i bindur për këtë që thoja, sepse ato e dinis se përballë planeve secrete të UDB-së dhe marifeteve të tyre nuk kish forcë që mund të më mbronte.

Megjithëse ishin të sigurt që kisha një natyrë aspak aggressive në gjyq, sepse i tillë dhe me disciplinë oficeri isha i edukuar dhe kisha kulturën time si intelektual shqiptar, pasi kishte kohë që më mbanin me hekura në duar, të rrethuar me policë të armatosur me pistoleta dhe pushkë gjersa më mbanin në bodrumet e SPB të Bugijnës, tamam sikur të isha një terrorist i rrezikshëm i tipit të Karllosit të Spanjës.

Nuk di sit a spjegoj këtë, por ishin gjakpirës ndaj viktimës që e kishin arrestuar!

Brendia e akuzës duhej të ishte në harmoni me inskenimin e gjyqit, por ata as këtë nuk e kishin. Duke iu drejtuar pak sedrës sime të zgjuar papritur nga ndonjë fyerje dhe i revoltuar mund t’u prishte punë, “shkopinjtë” qenë porositur të procedonin pasi të më nxjerrnin nga salla e gjyqit (gjers në gjyq dukej se po silleshin “butë” me të pandehurit,), kurse unë që e dija se më kishin there në sy, nuk ma merrte mendja se me gënjeshtra do të dënohesha me maksimumin e nenit 37 të LP të RSM siç e kishin paraparë në aktakuzën joligjore. Platformën e kësaj komeditragjedie po vazhdonte e thurru edhe më dek duke u zhvilluar dhe vë në praktikë dhe realizim në seancat gjyqësore, bile edhe për kundër faktit se unë i rrefuzoja të tillat si të pabaza, dhe duke kundërshtuar “faktet” e kurdisura që nuk mund të ishin të pranueshëm për mua si njeri i pafajshëm. Ata insistonin me qëllim me masat e dënimit që dukeshin dhe tingëllonin se ishin më barbare se që mundej.

Si injorantë xhahilë më kërkuan në gjyq, njashtu si gjatë hetuesisë, t’u shpjegoja ndikimin që kisha pasur nga leximi i veprave të shkrimtarëve shqiptar, librat e të cilëve i kisha sjellur me vite nga Prishtina.Por, kisha edhe vepra shkrimtarësh nga Perëndimi madje edhe ato rus, si Dostojevskin, Shollohovin me veprën madhështore “Donin e qetë” etj. në vetë pyetjet që bënin inspektorët gjatë fazave të hetuesisë, ngatërronin kuptimet dhe moralin me humanizmin dhe atë të fesë krishtere me ajetet e Kuranit. Kur unë ua shpjegoja dhe bëja një shtjellim të mirëfillt nga kuptimi i filozofisë së islamit, zemëroheshin dhe përplasnin grushtat në tavolinë, duke më fyer dhe lëshuar ndonjë sharje kundër Muhamedit a.s. dhe nga ajo ku isha frymëzuar prej Dritëro Agollit, duke lexuar romanin “Njeriu me top” “Komisari Memo” apo ndonjë tjetër.

Në “aktin” e paraqitjes së dëshmitarëve të “përgatitur” dhe trajnuar si Arif Zeqiri etj, të kënaqur që kishin arritur me gënjeshtra e dallavere më kishin mbërthyer “me shpatulla për muri”, gabuan kur më kërkuan t’u përgjigjesha për ato deklarata të rreme, pa logjikë dhe rrjedhë. Kur unë u ngrita e thashë se këta dëshmitarë duhej të ishin aty, ulur në bangat e të akuzuarve jo si vegla të ndryshkura të prokurorit dhe akuzës,por sit ë akuzuar, trupi gjykues i habitur, u pendua menjëherë që ma kishin sjellë “lepurin në shteg”, dhe disi i vrejtur në fytyrë dhe me çerre të prishur gjykatësi Tihomir Baboviq tha se unë bënkam filosofi para tyre dhe se ata do të më dënonin me vdekje-pushkatim, e gjersa unë ende kishnja ose merrnja guximin të flisja. Kërkesës sime që të pyeteshin dëshmitarët në qenë takuar ndonjëherë me mua, të sqarojnë drejtë: ku, si, kur, me kë dhe pse? Ata heshtën si gur varri! Kërkova nga gjykatësi që dëshmitari i rremë dhe karagjoz Arif Zeqiri të jepte sqarrime për kontaktet dhe jaraninë që kishte lidh me inspektorin kriminel Ante Bërnadën të cilin me shishe me ,,viski,, e kishte prit në gosti në shtëpinë që e kishte ndërtuar në fshatin Banjicë e Poshme afër Gostivarit. Prokurori dhe gjykatësit reaguan ashpër kundër pyetjeve të mia, duke më ndaluar që të bëja pyertje të tilla, kinse janë “provokative” !

Mbas asaj dite, gjatë mbrojtës sime denjësisht për të mos mbetur gjërat të pa sqarruara para trupit gjykues i cili shmangej nga fjala ime, por unë insistoja edhe në faktin se si me inspektorët në SPB Gostivar si Temelko Boshkovski, Zhivko Mitevski, Despod Aleksovski, Haki Fajzullahi etj. me vite kisha qënë në konflikt dhe grindje permanente sepse ishin të korumptuar dhe plaçkitnin shqiptarët, duke u marrë shuma të majme për një pasaport ose për një ,,hall,, që kishin . U zhvilluan edhe episode të tjera grindëse dhe të çuditshme para asaj gjykate, çdo gjë u pa haptazi në shesh edhe ,,dëshmia,, e personit Gani Bekteshi nga fshati Simnicë, të cilin nuk e kisha njohur e pare kurrë në jetë…Ai, tani , pas shumë vitesh tregon se si Ante Bernada i ka dhënë 2000 markja gjermane si shpërblim dhe për kujdesje ndaj tij i kanë ble kostum ,,kanger,, dhe këpucë të shtrejta, duke ia paguar fletjen në hotel në Zenicë dhe shpenzime të tjera udhëtimi.

Në fund duke thënë, se nuk dinte se cili isha unë, pasi nuk më njihte dhe se nuk më paska parë ndonjëherë, as tek ,,kreçanet,, por thotë se inspektori i ka thënë se unë paskam dhëmb floriri, madje se nuk dinte arsyen përse gënjen Arif Zeqiri. Për gënjeshtrat e Arifit flasin edhe dëmitar të tjerë si Selman Zendeli, i cili kërkonte nga gjykata që ta mbronte e mos e rrihnin në policinë e Gostivarit, ku e kanë mbajtur disa ditë e netë me rradhë dhe se inspektori i keq, spiun dhe tradhtar i shqiptarëve Haki Fejzullahi i Dobërdollit ia ka fut tytën e revoles në gojë duke i bërë terror dhe presion që Zendeli të nënshhkruante deklaratë të rreme. Ndonëse ky qe kulmi i kësaj komedie groteske, pobliku në sallë përjetoi një çast terrori të vërtetë. Sa më shumë të bindet njeriu se mund të jetë viktimë e një shpifjeje që e mbron nga ligji, aq më tepër pasiguria për të nesërmen, në formën e një frike të errët, zë rrënjë në vetëdijen e tij, se çfarë mund ta gjente në qelinë e vetmuar të burgut hetues të Zemicës në vazhdimësi dhe më vonë…

Dhe për t’i dhënë gjyqit karakterin “popullor” caktonin që më parë persona që e njihnin të pandehurin, të cilët duke hedhur në sallë mbi të gurë “vërtetonin” akuzën e paqënë dhe dënimin e padrejtë. Mbrojtja e të pandehurit ishte në duart e vet gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët, sipas sofizmave komuniste dhe udbashiane kriminale, ishin aq të prirur për të dënuar, sa edhe për ta njollosur atë. Për të gjitha këto anomali dhe ndaj veprimeve joligjore të gjykatësve të përmendur, reagonte ashpër edhe avokati Velko Guberina, i cili në fund, duke e lëshuar në mënyrë demonstrative sallën e gjyqit , tha: ,,Nafija, neka ti je Bog s tobom, neka ti je Bog na pomos, jer ovdje nema Pravda,,, Ja sam veç 20 godina branio najteski dela u Jugosllaviji i van nje, ali ovo sta se ovdje radi, nemogu da svatim…Ovi su te sudili na smrt prije nego sto qe donijeti presudu! (Nafi, le të jetë Perëndia me ty dhe në mbrojtjen tënde, sepse këtu nuk shoh drejtësi…Unë qe 20 vite mbroj vepra të rënda në Jugosllavi dhe jasht saj, por kjo çka po ndodh këtu, nuk mund ta kuptoj…Të kanë dënuar me vdekje, ende pa sjell një aktvendim!,,), – përfumdoi ashpër Guberina dhe iku për në Beograd, duke mos ardhur më kurrë në seancat e atij gjykymi dhe procesi të inskenuar të Zemicës…

Hetuesi seleksiononte dhe klasifikonte viktimat, kurse gjykatat ishin “kasaphana” ku të pandehurve juridikisht u pritej koka., i likuidonin ose duke i nxjerr para tytave për pushkatim.

Si aparat i dhunës ato shtypnin pa mëshirë viktimat e saj. Sikur shpata e Makiavelit qëndronte mbi kokë ajo diktaturë gjyqi që mbillnin terror dhe talleshin me drejtësinë. Me shumë vështirësi mund të gjendet në ndonjë rast, ku në konfliktet shtet- individ, të ketë fituar ky i fundit. Shprehja “Hidhe në gjyq !” që shpesh përdoret edhe sot, ishte një tallje e egër që i kujtonte viktimës se duhej të nënshtrohej. Prandaj gjyqtarët kishin pak punë me përgjegjësi. Ata s’kishin asnjë luftë me ndërgjegjen e tyre të skrupull, ata nuk bënin asnjë përpjekje për të mbrojtur të drejtat elementare të njeriut. Krimi që kryenin me vendimet e padrejta, ishte kolektiv dhe ata e qetësonin ndërgjegjen duke vpruar me metoda të stilit staliniste që njerëzit dikur i deboning edhe në Goli Otok…

“Biografia e keqe” i jepte qëllimin armiqësor çdo “krimi” të të pandehurit dhe rriste fajësinë e tij. Në gjyqin e kurdisur ndaj meje, kishin dënuar edhe familjen time, gruan dhe fëmijët, prindërit e lodhur nga mosha, kurse babai im i guximshëm dhe me shpirt të kalitur si pjestar në Brigadë e shtatë shqiptare dhe Frontin e Sremit, i fyer dhe i dëshpruar, i kishte hedhur nga reverja dhe gjoksi medaljet dhe dekoratat si veteran lufte, dhe kishte share ashpër atë gjykatë dhe atë sistem të viteve të rënuara… ku aspak nuk kishte drejtësi.

Ju lutem për drejtësi dhe të zbardhet e vërteta !

23.03.2019 , Çegran- Gostivar NAFI ÇEGRANI , d.v.

GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË STRASBURG

E nderuar gjykatë,

Motivi kryesor për t’u paraqitur para Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg është marrja e lajmit se kjo Gjykatë ka pranuar kërkesën e z. Nafi Çegrani për të zhvilluar proçedurë dhe të sjellë vendim meritor lidhur me këtë lëndë.

Konsideroj se Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg është e vetmja Gjykatë ndërkombëtare dhe autoritative që mund të zbardhë shkeljet e rënda ligjore ndaj të pandehurve në procesin gjyqësor të z. Nafi Çegranit të zhvilluar në Zenicë të Bosnjes e Hercegovinës.

Jam thellë i bindur se “Rasti Çegrani” ka qenë një nga proceset gjyqësore më skandaloze jo vetëm të asaj kohe por edhe sot e kësaj dite mbahet mend si një ndër proceset e inskenuara dhe më enigmatike sepse kemi të bëjmë me një proces të montuar gjyqësor, fund e krye nga Shërbimi Sekret Jugosllav, i cili sipas njohurive të mia të asaj kohe, mbasi kam qenë në postet e larta politike dhe shtetërore, kam mundur përsëafërmi ta përcjell këtë proces dhe si atëherë ashtu edhe sot kam një dyshim të thellë për vetë rastin dhe për veprën e kryer dhe se jam shumë i interesuar që rasti i z. Çegrani të zbardhet sepse me zbardhjen e tij së paku do të zbulohej dhe demaskohej implikimi i shërbimit sekret jugosllav, në proceset gjyqësore, gjë që ka qenë praktikë e zakonshme.

Në këtë proces të montuar gjyqësor, as që mund të bëhet fjalë për respektim të të drejtave të njeriut, aq për gjyqim të drejtë dhe të pavarur dhe as për vendime reale gjyqësore të bazuara në ligje dhe në Konventën për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, edhe pse ish-Jugosllavia e kishte ratifikuar këtë Konventë Evropiane dhe ka pasur obligim të respektojë të drejtat e të pandehurve. Nga dosja e kësaj lënde për të cilën kam pasur njohuri, lirisht mund të them se është e përplotë me akuza të pabazuara në fakte dhe prova relevante materiale, si dhe është përplot me deklarata boshe dhe të rrejshme të marra nga dëshmitarë që edhe vetë kanë qenë të akuzuar dhe të dënuar për të njëjtën “vepër penale”.

Pa dashur që të hyj në analizë të thellë të kësaj dosje, megjithatë edhe një analizë sipërfaqësore, nxjerr në pah disa mistere që sot e kësaj dite mbeten të pazbardhura edhe atë: misteri i ardhjes së Meliha Deliç në Gostivar të Maqedonisë për të punuar, edhe pse ka qenë e punësuar në Bugojnë, misteri i vrasjës së saj në Gostivar, misteri i shpalljes së fajtorëve dhe dënimi i z. Nafi Çegrani me vdekje dhe të tjerëve me mbi 60 vjet burg pa pasur asnjë provë materiale, përveç një dëshmie, edhe atë marrë nga të akuzuarit me dhunë dhe me falsifikime vetëm e vetëm për ta përmbyllur këtë proces gjyqësor me dënime drakonike, misteri i çertifikatës së lindjes së Meliha Deliçit, që është e shpallur e vdekur në këtë proces gjyqësor, por e cila sot e kësaj dite evidentohet se është e gjallë por me siguri me identitet tjetër dhe në vend tjetër. Kjo çertifikatë e lindjes dëshmin qartë se ky proces i montuar gjyqësor dhe skandaloz meriton të zbardhet deri në fund dhe montuesit e këtij procesi (disa nga të cilët janë ende gjallë) të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara.

Mendoj se nuk duhet të jesh ekspert i madh juridik për të kuptuar se ka bazë për të rishikaur procesit në fjalë, jo vetëm për dëmin e pësuar dhe për dëmshpërblimin që ju takon të dënuarve dhe të gjykuarve, por edhe për një sadisfaksion moral për familjarët e z. Nafi Çegrani dhe të tjerëve në rrethin ku jetojnë, por mbi të gjitha të ngadhënjejë e drejta dhe drejtësia, sado që ajo mund të jetë e vonuar, megjithatë është e mirëpritur nga viktimat e këtij procesi absurd.

Të nderuar gjykatës, autori i kësaj shkrese, që merr guximin t’ju drejtohet, është ekspert në lëmin e të drejtave dhe lirive të njeriut, është veprimtar në afirmimin dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjerë në rajon.

Zotërinj të nderuar, duke pasur respektin më të lartë ndaj kësaj Gjykate dhe gjyqtarëve të saj dhe duke qenë përcjellës i rregullt i punës së Gjykatës Evropiane në Strasburg, vendosa t’ju paraqitem me këtë shkresë vetëm e vetëm për t’ju ndihmuar dhe lehtësuar angazhimin tuaj në lëndën e z. Nafi Çegrani dhe mbetem me shpresë se vlerësimet e mia të lartpërmendura do t’ju ndihmojnë në arritjen e së drejtës dhe drejtësisë së vërtetë. Jam i gatshëm që edhe në të ardhmen, po qe se ju konsideroni se mund t’ju ofroj ndihmë rreth kësaj lënde, mund të vij edhe në seancat tuaja në Strasburg, me të vetmin qëllim që të arrihet e drejta dhe drejtësia e plotë reale.

Prof. Dr. Milaim Fejziu
Kryetar nderi i Forumit Ndërkombëtar
për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni

11.01.2010
Gostivar