Poezia e Podrimes dhe filozofia politike e Rugovës…

0
418
Ali Podrimja - Tokë me nda nuk kam

Arben Çokaj

A ka konflikt mes kësaj që thotë poeti i njohur Ali Podrimja
dhe filozofisë politike e paqësore të Ibrahim Rugovës?

Po e sqaroj për miqtë e mi!

Nuk ka, ja sepse. A bie kjo që thotë Podrimja në kundërshti me politikën e Rugovës, thua? Unë nuk besoj ashtu. Unë besoj se Rugova ishte si ky, por mundësitë, e frika e humbjes më e madhe se e fitores në ato kushte, e detyroi atë të zgjidhte “një politikë të tillë paqësore, por për pavarësi të Kosovës, e hapur nga Shqipërisë e Serbisë…” Pra, nuk ishte Rugova me falë tokë, si Hashimi, por ishte të tregohet i kujdesshëm…

E shoh se disa njerëz e kanë të vështirë me e kuptua Rugovën edhe sot. Është një fenomen, që unë e quaj si “barku i arabit“. Këtë fenomen unë e sqaroj kështu: E ngacmon një musliman, apo arab, ai nuk duron shumë dhe kërcen përpjetë. Kjo nuk tregon forcën e tij, por dobësinë e tij. Se kështu i ngacmon perëndimi vendet islame, apo muslimanët – dhe u futë edhe plumbin, dhe i lë të pazhvilluara (ose më saktë, ato lënë veten). Se ata nuk kanë mend sa duhet, kanë më shumë “barkun e arabit”… kërcejnë përpjetë!

Tani dikush ka dashtë që Rugova të hiqte dorë nga filozofia e tij racionale e fitores me mjete paqësore, kur nuk ke forcë, e mos-provokimit të serbëve kur duan ata, edhe pse të vjen shpirti me të dalë, pasi serbët mund të dëmtonin më shumë në marrinë e tyre, në kohën kur ishin të fortë dhe donin me të vra. Ti me reagimin tënd, u jep shkas atyre për ta bërë këtë. E pastaj? Iku toka! Serbi të vret dhe tokën ta merr.

Rugova donte me e marrë tokën e Kosovës ashtu siç ishte, pa e nda, por si? Kjo ishte edhe zgjuarsia e tij në ato kushte tepër të vështira e të pamundura. A kishte ai ushtri për me e marrë Kosovën me forcë? Jo. Atëherë ai priste dhe punonte për kushtet, kur po e ndihmon Perëndimi, që mos me e ba Serbia Kosovën si Bosnja dhe me e nda! Siç edhe e ka nda Bosnjen. A po mendoni se Rugova është dashtë me u sjellë si Alija Izetbejgoviq a?! E pra, Gabim! Vlerësojeni vetë, kush ka humbur më pak dhe ka fituar më shumë? Bosnja apo Kosova? Apo Mali i Zi, që e fitoi pavarësinë pa krisë edhe një pushkë?

Prandaj politika nuk luhet nga kokat e nxehta dhe diplomacia nuk është krejt e lehtë… Rezultati në fund, tregon! Si e fitove lirinë? Si Pirroja, duke i humbur të gjitha, apo duke humbur sa më pak, se mjaft ke humbur për dekada e shekuj!

Edhe Gjergj Kastrioti luftoi për liri, por një thënie e zgjuar thotë: “Mos e vidh diçka, nëse nuk mund ta ruash…

Gjergj Kastrioti e përballoi ushtrinë turke, por ajo na pushtoi e shkatërroi me vdekjen e tij… E ku është fitimi në fund? Jemi populli më i masakruar nga turku në Ballkan, duke humbur edhe emrin Gadishulli Ilirik në Ballkan. Tani ato ishin kushtet e mundësitë, Gjergji na mbrojti vetë sa mundi, por nuk ishte në gjendje të linte Gjergja pas, mjaftueshëm për me ruajtë veten, siç bëri ai. Dhe ne humbëm…

Kurse Rugova e dinte se po të fillonte Kosova luftën që në fillim me Serbinë, pa mbështetje e sensibilizim ndërkombëtar, mund të përfundonte si Palestina, duke humbur më shumë se sa mund të kishte fituar…