Me poeten VALBONA JOLLA HAI

0
2259
Valbona Jolla Hai

Poetja ne fjalë tashma eshte e njohur per lexuesin, ajo pasi botoj liberin e pare, u be pjese e poezisë.

Valbona shkruan rrjedhshem dhe me pasion, çdo rreshti i poezive te saj eshte shume komunikativ me lexuesin. Asaj i pelqen rreshti i lire, i pelqen t’i shkruaje gjithesisë, jetes, kenges, blerimit, vuajtjes dhe mjerimit, e pse jo here edhe ta ironizojë politiken, qe tashma na ka zene frymen.

Urime poetes Valbona.
/Gjin Musa, gazetar


NJË KËNGË NË HESHTJE

Një këngë në heshtje lëshon tinguj të zjarrt,
Për ata sy, qepallat lundrojnë mbi dallgë.
Jeta më ka dhuruar më t’bukurën përrallë,
S’kam për tu ndalur ajo këngë më mban gjallë.
Fluturon ndjenja merr krah jete mbi vullkan,
Digjet shpirti, në sekretin e ëndrrave ti je pronar.
Një koncert shijesh gatuar, shpirtin ndezur mban,
Karvan yjet lëshuar, në pafajsi e fjalës flasin sytë tan.
Dashuromë e këngës mos ja ndalë notat e larta,
Në çadrën tënde më mbajë, nga lotët t’mos lagem.
Thurma shpirtin me shpirtin tënd kopsitur bashkë,
Stolise me ngjyrat e ylberit, të kuqen theksoje pak.

MË THËRRASIN SYTË E TU TË ETUR

Më thërrasin sytë e Tu të etur,
Eja përtej dallgëve me shkum.
T’fluturojm në tokën e ëndrrave,
Atje ku netët nuk kanë gjumë…
Nisem pa e kuptuar n’futurim,
Humbas në ndjenja kuturru..
Në krahët e tu përplasem unë,
Se zemra jote; rreh veç për mu.
Kursyer zërin e zemrës tënde,
Më thërret me synë e shpirtit.
Mëndja ime ra në vena gjaku,
Aty një drite e madhe N’univers!
Më thërrasin sytë e Tu në heshtje,
Më afrohesh ngadalë si flad i erës.
Më puth me epshin shpirtin të etur,
Kur largohesh, lemza merr emrin tënd.