Aviano, vendi ku lindi dielli për shqiptarët!

1
496
U.S. Air Force F-16 Fighting Falcons return to Aviano Air Base, Italy, after supporting Operation Odyssey Dawn, March 20. Joint Task Force Odyssey Dawn is the U.S. Africa Command task force established to support the larger international response to the unrest in Libya. A broad coalition of nations are partnering to enforce U.N. Security Council Resolution 1973, which authorizes all necessary means to protect civilians in Libya under threat of attack by Qadhafi regime forces. JTF Odyssey Dawn is commanded by Admiral Samuel J. Locklear, III.

Shkruan: Florim Zeqa, 23.03.2019

Friuli-Venezia Giulia është një rajon italian me status të veçantë në Italinë veri-lindore, i cili kryeqytet e ka Triesten. Friuli-Venezia Giulia përbëhet nga dy rajone historiko-gjeografike me karakteristika të ndryshme kulturore: Friuli, që përfshin zonat provinciale Pordenone e Udine dhe Venezia Giulia, që përfshin zonat në provincat Trieste dhe Gorizia.

Aviano është lokalitet i provincës Pordenone, në rajonin autonom Friulli-Venezia-Giulia të pjesës veri-lindore të Italisë, vend ku ndodhet edhe njëra nga bazat më të mëdha të NATO-s.

Aviano, vendi nga i cili për 78 ditë rresht shkonin e vinin aeroplan bombardues nga baza ushtarake e NATO-s.

Ishte ky intervenimi më i madh i aleancës më të fuqishme ushtarake që ka njohur ndonjëherë historia për të ndaluar krimet, dhunën dhe spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga Serbia.

Shqiptarët e Kosovës fundi i shekullit të 19 i gjenë në përpjekjet titanike për çlirimin e vendit. Përderisa çlirimtarët ndodheshin në vijat e frontit, popullata e përndjekur ishte me shpresa të thyera, ku vetëm një fije e hollë shprese i mbante gjallë, kur distancën në mes jetës dhe vdekjes e kishin më afër se asnjëherë më parë, ndërkaq shiqimin e kishin drejtuar kah qielli, pritnin e luteshin për shpëtimin!

Pikërisht shpëtimi për shqiptarët e Kosovës filloi nga Aviano (PN-Itali), filloi nga qielli italian në orët e para të 24 marsit të vitit 1999, i cili zgjati plotë 78 ditë e netë pandërprerë.
Në këtë ditë lindi dielli për shqiptarët, lindi shpresa reale që rezultoi me çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Ishin forcat ajrore ndërkombëtare që bombarduan për 78 ditë rresht caqet e forcave pushtuese serbe. Për më tepër se befasi, ishte ky një realitet i ri dhe i pa parë deri më tani në këtë pjesë të Evropës dhe botës.

Pak kush e kishte pritur ngritjen e aeroplanëve luftarak nga Aviano, madje as drejtuesit politik të shtetit italian të asaj kohe. Megjithatë ndodhi mrekullia, ajo na erdhi pikërisht nga qielli ashtu siq edhe pritej.

Ushtima e bombarduesve çlirimtar, simfonia më e këndshme për veshët e shqiptarëve

Ishin këto 78 ditë të zhurmshme, të mundimshme dhe pa gjumë për banorët e kësaj pjese të Italisë, mirëpo ushtima e bombarduesve çlirimtarë për shqiptarët e Kosovës ishte simfonia më e këndshme, që paralajmëronte agimin e lirisë, që paralajmëronte çlirimin e vendit nga pushtuesit shekullor.

Gjatë tërë kohës sa zgjatën bombardimet ndaj caqeve serbe, në Aviano vinin e shkonin familje të shumëta shqiptare nga viset e ndryshme të Italisë si dhe nga vendet e tjera Evropiane, për të shijuar kënaqësinë e nisjes së bombardueseve të NATO-s.

Vërtetë ishte kënaqësi e madhe dhe ndjenë e papërshkruar me fjalë të shihje nga afër të ngriheshin në qiellë bombarduesit çlirimtar të atdheut tonë.

Intervenimi i forcave të NATO-s, edhe tani pas 20 viteve, mbetët njëra ndër ngjarjet më madhore në historinë e shqiptarëve në përgjithësi, e në mënyrë të veqantë për shqiptarët e Kosovës.

Forca mbrojtëse dhe garantuese

Përderisa 20 vjet më parë, intervenimi i NATO-s, për më tepër se intervenim ushtarak, ishte kuptuar si mision humanitar për shpëtimin e një popullate krejtësisht të pambrojtur, që i kanosej shfarosja dhe deportimi kolektiv nga trojet e veta, …20 vjet më pas, prezenca e NATO-s në Kosovë dhe baza ushtarake BONDSTEEL konsiderohen forca mbrojtëse dhe garantuese të lirisë sonë.

Gara e pashëmbullt e disa “çlirimtarëve” për të marrë primatin e çlirimtarëve të vendit, ka bërë që t’i harrojnë çlirimtarët faktikë të vendit tonë, NATO-n dhe SHBA-të.

Madje disa subjekte dhe liderë partiakë kanë filluar të harrojnë luftën, bashkë me këtë edhe ndihmën e madhe, të pa parë ndonjëherë gjatë historisë sonë shekullore, që na erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bota e civilizuar e demokratike në përgjithësi.

Pavarësisht sjelljeve të liderëve partiakë, populli shqiptar i Kosovës përgjithmonë do t’u jetë mirënjohës SHBA-së dhe shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian për ndihmën e pakursyer në çlirimin e vendit tonë, rindërtimin dhe konsolidimin e shtetit, ndihmë e cila po vazhdon edhe në ditët e sotme.

Pra, dita e 24 marsit të vitit 1999, është dita e lindjes së diellit për shqiptarët e Kosovës, dita e shpresës dhe shpëtimit nga shfarosja kolektive.

1 KOMENT

  1. Kosoven e çliroi AMERIKA DHE BRITANIA …
    NATO PA AMERIKE ESHTE OJQ… SIKUR OKB-ja

    RRNOFTË AMERIKA, SE SA PER AVIANO…

Komentet janë mbyllur.