Nga Binak MAXHARRAJ
/Mallkue qofshin ata, që lejuan ta humbim Çakorrin. Mallkimi i historiesë do të bjerë mbi ta dhe familjet e tyre/
Gjamë e madhe dhe shumë e dhimbëshme edhe pas nji viti po ndihet në Çakorr. Janë çue peshë Dragoj e Kulçerda, për më i dalë në ndihmë Çakorrit. Nga të ramët e tyre të forta dhe zjarrin që qesin nga goja e tyre është çarë bjeshka, po lëvizin gurë të mëdhenj dhe po rrokullisën teposhtë Rugovës. Po vajtojnë edhe Zanat e Malit, që kukama e tyre po ndihet në tërë Rrafshin e Dukagjinit, po kukasin për humbjën e vëllaut të tyre, Çakorrin.
Po, pse qan e vajton Çakorri?!
Po qan dhe vajton Çakorri, sepse i ka ndodhë diçka e keqe, diçka e tmershme, që nga antitekti kur është aty si mrekulli e Zotit, Çakorri e ka nisë vajtimin, po kërkon ndihmë. Lutet për ndihmë, kërkon që ta shpejtojnë, kërkon të kthehet në Kosovë, gjama e tij po dëgjohet larg, shumë larg, deri lart në kupë të qiellit, po ndihet gadi në terë Rrafshirën e Dugagjinit.
Ia ndëgjuan kukamën edhe Bjeshkët e Kelmendit, ia ndegjuan zanin, Sharri, Çiçavica, Savinovoda, Çerovoda, Mokna dhe Bjeshkët e Thata, po kanë dhembje për Çakorrin, sepse ai po qan dhe rënkon, po kërkon ndihmë, po kërkon të shpëtohet. Më sa zë që ka Sharri i thërret motrat dhe vëllazërit nga Gjarevica e deri ne Mokne dhe ju jep kurrajo, i ngushëllon për humbjen e Çakorrit, për largimin e tij nga trojet arbënore.
Kurrë në historin e vetë Çakorri nuk është dorëzu, nuk është koritë, ka qëndruar stoikisht, është përballë më stuhitë e kohës, u ka ba ballë të gjitha ushtrive barbare që deshtën ta pushtojnë, i ka ba ballë edhe luftrave të Mark Milanit, i cili donte ta merrte, bile edhe me forcë Çakorrin, por ai qëndroi e luftoi së bashku me kreshiket e Rugovës dhe kurrë nuk u dorëzua.
Por, tani Çakorri po dorëzohet, sepse po donë ta largojnë nga aty ata qe kurr së ka pritë. Ia këthyen shpinën tradhetaret e kombit, të cilët nuk punojnë për shtet por veç për pushtet e për pasurimin e vetvetes mbi pasuritë e Kosovës.
Po çka po i ndodhë Çakorrit, që po dridhet, po gjemon, qan e vajton, kërkon ndihmë që të shpëtojë?!
Po qan, vajton e rënkon Çakorri, sepse para një viti, në një sallë të madhe në qendër të Prishtinës ishin mbledhë të gjithë korbat dhe sorrat e zeza shqiptare ne një pazar të madhe për me e falë këtë nuse më të bukurën të Kosovës, për te ia falë nipit te Mark Milanit. Janë mbledhë aty korbat dhe kryekorbat së bashku me sorrat e zeza qe nuk dinë së çka është Çakorri, nuk dinë dhe çfarë rëndësie, çfare bukurije jetike ka për Kosovën. Nuk dinë sepse korbat dhe sorrat e zeza janë rritë nepër shkurrat e Drenices, Llapit, Gollakut dhe Karadakut, janë rritë nepër puset e Bullicave, që kurrë nuk kanë shijuar erë dhe aromë të këndëshme te pishave mijëvjeqare të Çakorrit.
Po pse, qan e rënkon Çakorri? Qan e rënkon Çakorri, sepse korbat e zi e ndanë nga trolli i vet, nga njerëzit e vet, e ndanë nga kreshnikët e Rugovës, me të cilët është rritë dhe ka lëshuar shtat. Rënkon Çakorri, e duke qarë thotë pse po ma bajnë këtë, kur dihet që me shekuj qëndrova këtu, qëndrova këtu si nuse në divan, për t’i dhënë hijeshi dhe bukuri krejtë Kosovës, iu bëra ballë të gjitha stuhive dhe luftarat e barbarve, që kurrë nuk me mundën. Po pse ma bëtë këte, o ju horra, o korba të verbër, që nuk shihni më larg së deri të hunda e juaj.
Unë dua që të kthehem – nuk rri në Mal të Zi, sepse unë nuk dua t’i takojë tokave të Mark Milanit, i cili ka tentuar të na i zhdukë rrënjët tona nga këto troje. Nuk dua të rrijë në tokë të huaj, sepse nuk e di as gjuhën e tyre, nuk i di adetet e tyre. Dua te rri këtu në vendin tim, në trollin tim, sepse gjuha e ime është gjuha e bukur dhe e ëmbël shqipe. E kam mësuar këtë gjuhë së bashku me Kreshnikët e mi rugovas, të cilët i dua shumë dhe nuk mund te ndahem nga ta. Po e dua shumë edhe mikun tim Çun Lajçi, i cili si shqiponja fluturonte përreth meje, i cili me kënaqte më atë Lahutën e tij të Malcisë.
Po pse po qan dhe vajton ti, o Çun Lajçi?!
Po pse, po ta humbën, ta shitën Çakorrin, o Çun Lajçi, sepse ti u linde dhe u rrite, por edhe u burrnove ne këto anë, e shijove bukurinë e Çakorrit, por edhe tufat e deleve që blegëronin për qingjat e tyre. Pse po ta ndajnë Çakorrin, o Çun Lajçi, pse po t’i ndajnë këto livadhe, prroje, kroje, pisha dhe liqene me ujë të këthjellët bjeshke, bilur, pse po t’i marrin kujtimet e Çakorrit, flirtimet me çobaneshat e Rugovës, kur nise të bahesh burrë, pse po të ndajnë nga kënga e bukur e lahutës, bash sikur ajo e Gjegj Fishtës, kur u këndonte kreshnikëve, për luftëtat e tyre ndër shekuj në mbrojtje të Çakorrit.
Qave dhe vajtove, i këndove këngë kreshnike, me ate lahutën tënde te malcisë, luteshe deri në kupë të qiellit, për mbrojtjen e Çakorrit. Por horrat, korbat dhe sorrat e zeza të pushtetit të mundën edhe pse ta dhanë besën, të lanë pa Çakorrin, të lanë vetëm me mallin dhe kujtimet për të dhe s’të mbetet gjë tjetër pos me vaj në lotë, të përshëndetesh me Çakorrin, me mikun tënd të vjetër më të dashur, me të cilin u rrite dhe u burrnove. Kjo është humbja (pos vajzës, që e humbe para sa kohësh) më e madhe në jetën Tënde, më e dhimbshmja, që ke përjetuar në jetën tënde.
Edhe pas një viti, horrat që e shitën Çakorrin, nuk banë asgje për ta kthyer. Ata veç e kishin mashtruar veten, Parlamentin dhe popullin se do ta kthejnë Çakorrin, por jo nuk e banë. Pse nuk e bënë këtë një ditë koha do te tregojë, atëherë ata do të turpërohen para popullit, pra vetes, para familjes për tradhëtinë dhe mashtrimin e madh, që i banë atdheut.