IDRIZ ZEQIRAJ
Deklarata e Pavarësisë e 2 korrikut 1990, edhe pse nuk u lëndëzua zyrtarisht, me njohje ndërkombëtare, ajo ishte shumë domëthënëse. Akti i deklarimit të pavarësisë, nga Kuvendi i Republikës të Kosovës, tashmë, nën përkujdesjen e drejtëpërdrejtë të Dr. Ibrahim Rugovës, me pushtet absolut moral e shpirtëror, pati efekte në rrafshin vendor e ndërkombëtar.
Në aspektin e brendshëm, populli i Kosovës, pas një dekade përdjekjeje provokuese e sakatosëse, nga regjimi i egër serbo-sllav, vendosi të shkëputet nga kufomma e galvanizuar, siç ishte Federata jugosllave. Në aspektin e jashtëm, botës po i dërgohej një mesazh i qartë: Populli shqiptar i Kosovës, ka vendosur të mos tolerojë më tutelën e vrazhdët jugosllave.
Deklaratën e Pavarësisë, brenda dy vitësh, do ta pasonin edhe aktet e tjera shtet-formuese. Dekada e dytë e terrorit serbo-sllav, do të vrazhdësohej edhe më shumë, duke e detyruar popullin e Kosovës të mbrohet, tashmë, më armë. Raporti shpërpjestimor i forcave në konfrontim, përballje, më shumë se luftë, ishte masakër mbi shqiptarët. Dëshmi janë shifrat fatale të viktimave shqiptare, në 400 masakrat serbo-sllave.
Konferenca në Rambuje, përcaktoi fatin e Kosovës, me vendimin për ndërhyrjen e forcave ushtarake ndërkombëtare, të organizuara në NATO-paktin. Me “Apaçët” e saj bombardues, përmbylli edhe “lojën” e përgjakshme të Millosheviçit, me falangat e tij vrastare.
U deshën afro 9 vjet pritje, nga çlirimi, deri ke rishpallja e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Njohja ndërkombëtare ishte solide, meqë përfaqësohej nga shtete me peshë në vendimmarrjet botërore.
Sot, pas 20 vjet lirie dhe 11 vjet pavarësie, Kosova bën regresin e madh, sa të papritshëm, aq edhe të rrezikshëm. Dhe, ky regres përfaqësohet nga, hiç më pak, se sa Presidenti dhe Kryeministri i vendit, përkatësisht, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.
I pari kërkon rishikimin e kufijëve, korrigjimin e tyre, nëpërmjet një dialogu maratonë me Serbinë, kinse, “për të përfunduar me një marrëveshje gjithëpërfshirëse e përfundimtare!”
I dyni kërkon një Konferencë Ndërkombëtare, për t`i trajtuar pretendimet e Serbisë, “për të përfunduar edhe me njohjen e Kosovës nga Serbia!”
Qoftë kërkesa e Hashimit, me korrigjimin e kufijëve, në mes Kosovës dhe Serbisë; qoftë kërkesa e Ramushit, për një Konferencë Ndërkombëtare, janë, qartësisht, të dëmshme, fatale për Kosovën, madje skandaloze, deri në idiotësi politike. Dhe, natyrshëm, lind pyetja: profani, injorancë, mosdije politike apo tradhti e vetëdijshme e Hashimit e Ramushit, veprimet e tyre ngulmuese, në kërkesat publike të bëra?!
Mendoj se profania, injoranca politike, është para tradhtisë së tyre. Por, sidoqoftë, profania apo tradhtia, për ta neutralizuar, amortizuar, dëmin e madh, tashmë, të vënë në tavolinën e bisedimeve, më e pakëta që duhet bërë, është dorëheqja e Presidentit dhe e Kryeministrit. Në të kundërtën, largimi i dhunshëm i tyre, është domosdo. Dhe, sa më parë, aq më mirë. Fajet politike, nuk mund të tejkalohen me retushime, arnime. Vetëm bisturia, operimi, sanon, shëron plagën.
Bën përshtypje se kërkesa e Ramushit shoqërohet me një varg kushtëzimesh ndaj Evropës dhe Amerikës, që përbën një idiotësi, në llojin e vet. “Ai flet si e ëma e Zeqos maje thanës”, shprehje kjo e vëllezërve jugorë, që pëdoret kur dikush flet palidhje, budallallëk.
Përmendim vetëm kushtin e liberalizimit të vizave. Çfarë fytyre kanë Presidenti, Kryeministri, Kryeparlamentari, kryetari i Nisma, me zyrtarët e tyre banditër, të kërkojnë liberalizimin e vizave, duke mashtruar e gënjyer, turpshëm, qytetarët e Kosovës, BE-në dhe botën, sikur, gjoja, janë plotësuar të gjitha kushtet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian.
Realisht, Kosova nuk ka përmbushur dy kushtet bazë:
1. Luftimin e krimit të organizuar:
Janë 320 mijë lëndë penale të pazgjidhura dhe 1.820 vrasje politike të pazbuluara. Ndërkohë, nën akuzë janë, pikërisht, edhe 4 (katër) zyrtarët kupolë pushtetarë, të cituar dhe bandat e tyre, të shtrira në tërë Kosovën. Shquhen për krime dhe terror ndaj shqiptarëve, përkatësisht, kundërshtarëve politikë, bandat bashkëpunuese në ekzekutime: Dukagjini, Drenica dhe LLapi, të cilat kanë përgjakur Kosovën.
2. Korrupsioni, vjedhja zyrtare, tashmë, i denoncuar, kallëzuar me fakte, por, jo edhe i gjykuar, i ndëshkuar zyrtarisht! Janë evidentuar 89 milionë euro vjedhje zyrtare, edhe pse specialistët thonë se kjo shifër është e shumëfishtë dhe vazhdon të rritet. Prej tyre, deri tani, janë sekuestruar vetëm 4 (katër) milionë euro!!! Janë, pikërisht, këta kriminelë, të cilët çirrën, kushtëzojnë e kërkojnë, madje me fyerje e kërcënime, ndaj Evropës dhe Amerikës, për liberalizimin e vizave!
Pushtetarët aktual prijnë me korrupsionin, vjedhjen zyrtare,duke blerë pasuri të patundshme milionëshe, me pak mijëra euro; duke grabitur pasuritë e brezave shqiptarë; duke ushtruar haraçin e përgjakshëm; tenderimet korruptive dhe të gjithë katalogun e pisllëqeve hajnore.
Pse krerët kriminelë, në kupolë të pushtetit në Kosovë, nuk dorëzojnë në sekuestro tokat e grabitura shtetërore; pallatet e dhëna me qera; objektet e ndryshme biznesore, të aktivizuara në lokacionet e mëparshme shtetërore, disa syrësh, me pronësi të bartur ortakërisë familjare, duke i inkriminuar edhe ata?!
Pushtetarët e pacipshëm e kriminelë, kanë kapur sistemin e drejtësisë, kanë kapur shtetin e Kosovës, duke e kthyer në çiflig të tyre. Një popull qyqar, që manipulohet lehtë, vegjeton, gjumon e heshtë, si skllevërit e qëmotit!
Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, duke sjellur dy urtësi popullore, ka dhënë, madje, në sintezë, gjëmën e madhe, që po i sjellin Kosovës, Presidenti dhe Kryeministri i vendit, duke kërkuar Marrëveshje e Konferenca Ndërkombëtare, duke e kthyer Kosovën në para Rambuje, për të vënë në luhajë sovranitetin tokësor të Kosovës. Këta dy mjeranë, kërkojnë të risjellin në tavolinë pretentimet e akademikëve serbë, për tokat shqiptare.
Citojmë, Jakup Krsniqi: “Në këtë rast do t`i theksoj dy thënie sa filozofike e po aq edhe emblematike të popullit tonë. siç janë”:
1. “Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë!”
2. “Nuk më erdhi keq prej ujqerëve, që m`i shqyen delet, por pse qetë tanë u bashkuan me ta!” Kur nuk ka kush me ta ruajtur torishtën, dëmi është hazër! Pësimi bie mbi delet e urta”, – shkruan Krasniqi.
Qendrat e Vendosjes, duke dëgjuar kërkesat e Presidentit dhe të Kryeministrit të Kosovës, me zyrtarët lakej të tyre, arritën në konkluzionin se “nëse palët dakordohen edhe për ndryshime e shkëmbime territoresh dhe çfarëdo marrëveshje tjetër, edhe ne pajtohemi!”
Njëjtë ka ndodhur edhe për Demarkacionin me Malin e Zi. Kryeministri Isa Mustafa dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, deklaruan, madje, botërisht, se “Kosova nuk humbë asnjë milimetër tokë, me vijën kufitare të shënuar nga Mali i Zi!” Dhe, bota jo vetëm e aprovoi, por, edhe ngulmoi të ratifikohet në Parlamentin e Kosovës, Marrëveshja e nënshkruar, paraprakisht, nga ministri i Jashtëm Hashim Thaçi dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni. Shefat botërorë merren vetëm me zyrtarët shtetërorë dhe nuk pyesin çfarë mendon e thotë opozita, çarshia.
Arma e vetme e opozitës është rruga, protestat masive dhe të çdoditshme, deri në largimin e pushtetarëve kriminelë e hajdutë, tani, edhe tregëtarë të tokave stërgjyshore.
Lëvizja Vetëvendosje, dikur, e vetme në mbrojtje të Republikës, tani, po heshtë si peshku! Po mjaftohet duke lëshuar ndonjë tullumbace kundër bullecit Shpend Ahmetit, një manipulator i pafytyrshëm. Ai po i diskrediton, keqas, vajzat e djemtë, dikur, luftëtarë krenarë në radhët e Vetëvendosjes. Njëherësh, kriminalisht, po e mbanë në pushtet bandën PAN, me arsyetime absurde e bajate, hipokrite e servile. Realisht, lëpirja e tij pas PAN-it, është përgaditje për strehim afatgjatë në strofullën e krimit.
LDK-ja, me skënderhysenat e saj, është e shantazhuar dhe e bllokuar nga SHIK-u. Parlamentarizmi i LDK-së, nuk premton një zgjidhje të shpejtë, ndërkohë që intrigimet varrmihëse ndaj Kosovës janë intensifikuar. Kosova para rrezikut SOS! Kohë për reflektim dhe veprim.
Opozita shumicë, duhet të jetë e pranishme çdo ditë me Konferenca shtypi dhe thirrje për syçeltësi të popullit, keqas, të mashtruar dhe të përgjumur, nga propaganda lehaqene e shterruese e bandës PAN në pushtet. Opozita duhet të agjitojë në qytet e fshat, në lagje e shtëpi, për ta sqaruar e vetëdijësuar popullin, për pazarët e pista që vazhdojnë të bëjnë pushtetarët e krimit, hajnisë zyrtare, haraçit të përgjakshëm dhe pisllëqet tjera.
Opozita duhet të pushtojë rrugët, sheshet dhe bulevardet e Kosovës, deri në shporrjen e krimit nga kupola e shtetit dhe e pushtetit mafioz e kriminal, që ka ngulfatur Kosovën, duke vrarë shpresën e qytetarëve të saj për një jetë normale dhe të dinjitetshme.
Abu Idriz Zeqir,
Ti veq rri atje neper Europë, e kur ne ketu e rregullojme Kosoven, pastaj ti eja ketu.
Vetem te lutemi dergona e-mailin që të informojmë.
Me respekt,
Kosovari që kuurrrrrr nuk iku nga Kosova… sikur ti edhe 1.2 milionë… ish-Kosovarë.
Komentet janë mbyllur.