Demokracia e garantuar e Partisë Socialiste me Edi Ramën reformator i betuar i admiruar

0
432

Kultura, etika dhe dituria e popullit shqiptar e lartësuar e shkëlqyer.
Ka besuar dhe votuar qeverinë socialiste moderniste e provuar shembullore e merituar model i pëlqyer.
Marsi me lule blerim dhe me poezi nga libri “Blerina Sydelina”.

Sali Leka

Gjuha shqipe ka fjalë shumë të mira, por nuk shkruhen nëpër gazeta as fliten nëpër studio televizive fjalët e dobishme të mrekullueshme shqipe, fisnik, kreshnik, besnik, vitalviganik, as fjalët shembullore, model, solid, gëzim, shkëlqim, blerim, mirësi, krenari, harmoni, dashuri, me këngë dhe me poezi lirike, erotike, eposike, iradinike, ilminike, por shkruhen dhe fliten fjalë të pista anarshiste kaotiste, brutale vulgare, antipaqësore, antijetësore, të stisura, të pështirosura me procka dhe brockulla të neveritura.

Më 16 Mars 2019 shokët e mi fisnikë të nderuar, kreshnikë edhe besnikë të betuar, të admiruar më ftuan në lokal për të pirë kafe dhe raki. U premtova dhe shkova në orën e caktuar. U përshëndetëm shpirtërisht dhe përzemërsisht. Shokët më thanë:” Shiko Sali protestën e opozitës me Lulin dhe Monikën në rresht të parë. Po shkojnë të rrëzojnë Edi Ramën dhe qeverinë“.

Unë u fola dhe u tregova: As i kam dëgjuar as i dëgjoj fjalët protesta, demostrata, shamata, rrëmuja, kërdi, baterdi për rrenime dhe shkretime me ulurima dhe vajtime, por dëgjoj fjalët e mahnitshme shqipe. Lum o lum për ty o popull shqiptar vigan human guximtar me demokraci të vërtetë. Demokracia e drejtë shembullore ka filluar në qershor 2013, vazhdoi në qershor 2017, vazhdon tani mars 2019. Do të vazhdojë edhe në vitin 2029 dhe 2049.

Luli dhe Monika as ishin as janë opozitë pluraliste moderniste demokratike. Ishin deputetë të votuar nga populli por u vetdorëzua.
Nuk duan mandate deputeti, por duan heibe të mbushura me patate dhe pula deti. Luli dhe Monika duan të ngjiten në shtëpi dykatëshe fluturimthi rrëmbimthi pa shkallë as parmakë hekuri as beton. Le të ngjiten Edi Rama nuk i pengon por nuk e ka detyrim ligjor juridik tu bëjë shkallë dhe ballkon. Luli Monika dhe katërqind protestues të 5 Marsit kanë nga dy lokale, dy dyqane, dy vila dhe pallate dhe ngjiten me ashensor. Duan edhe vaporr por vaporri udhëton në detë dhe jo në tokë.

Luli dhe Iliri duan dhe avion por frikësohen se i dikton FBI dhe CIA Amerikane. Egërsinë, ligësinë dhe urrejtjen që kanë me FB-në dhe CIA-n e zbrazin kundër Edi Ramës dhe qeverisë socialiste, ashtu si Enver Hoxha dhe Ramiz Alia egërsinë kundër CIA-s Amerikane e hodhën mbi 750 intelektualë fisnikë të kulturuar, i burgosën, I masakruan. Edhe 125 shkrimtarë dhe poetë të talentuar, të admiruar me vepra letrare të admirueshme, të dobishme, midis të cilëve edhe mua shkrimtari dhe poeti Sali Leka lirik erotik eposik dhe besnik teuratik, por i padëshpëruar nga burgosjet dhe persekutimet e egra, i pafrikësuar nga diskriminimet e pista me procka dhe brockulla marksiste monstruoziste, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj në vazhdim.

Unë me shokët e mi Amerikën e kemi dashur edhe kur ishim të burgosur, të mbyllur në muzg dhe skëterr dhe Shqipëria ishte e izoluar, e rrethuar me tela me gjemba.

Tani Shqipëria është e hapur, e ndriçuar.
Jemi shumë të gëzuar që Amerika po ndihmon popullin shqiptarë, po kontribon për triumfin e reformës në drejtësi shumë e dobishme edhe për shqiptarët që janë në emigracionnë Europë dhe Amerikë.

Protestat dhe demostrata anarshiste kaotike janë bërë dhe bëhen për të penguar fitoren e vetingut në drejtësinë juridike, por nuk kanë për ta penguar edhe sikur të protestojnë 200 mijë persona, ashtu si protestuan në 21 Janar 2011. Sali Berisha atë ditë tha:” Pushteti nuk merret me protesta dhe demostrata”. Kjo fjalë e thënë nga Berisha është sentencë e vërtetë e dobishme. Kurse unë kam thënë dhe them: E vërteta forca vitale si mali me shkrepa.

Kam besim jetik sublim se mbas fushatës zgjedhore vendore të bashkive 30 Qershor 2019, Edi Rama me qeverinë socialiste do të kontribojë që në Tiranë të funksionojë gazeta kombëtare mediatike publike për demaskimin e gënjeshtarëve, shtrembalarëve, spekullantëve, mashtrimtarëve, shkatërrimtarëve, sharlatanistëve, fallsifikatorëve dhe anarshistëve të grupimeve negative regressive që kanë disinformuar organet e hetimit dhe të zbulimit të korrupsionit dhe kanë penguar organet juridike të ndëshkimit dhe dënimit të kusaristëve dhe mizoristëve të vërtetë.

Fatkeqësisht sot në Tiranë nuk ka asnjë gazetë artistike dhe asnjë studio televizive mediatike, antikusariste, antimizoriste, antianarshiste, antikaotike,anitspekulative,antiabuzive,antiregresive,antikorruptive,antishtrembaluce,antigënjeshtaruce,antisharlataniste,antiobskurantiste,por ishin dhe janë marksiste negative llumëzhive mostruoziste makabre.

Shokët më thanë: ”U lodhe Sali, u lodhe! Pusho dhe këndo poezi nga libri “Blerina Sydelina”.

Edhe unë u fola: As jam lodhur as lodhem duke folur tregime të vërteta. Lodhem ata shtrembalucë që kanë shkruar dhe shkruajnë gënjeshtra sajime trillime. Kanë dyzet vjet që cdo ditë mbushin dyqind faqe gazete dhe njëzet studio televizive me spekulime, mashtrime, dhe falsifikime abuzive negative regresive. I kam demaskuar dhe do ti demaskoj, por sot do të pi raki dhe do të ngrej dolli me urime shumë urime për Edi Ramën dhe qeverinë socialiste. Urime shumë urime me rastin e ditës verës 2019.

Nesër me 17 Mars do të këndoj poezi nga libri “Blerina Sydelina”. Shokët e pranuan propozimin dhe lamë takim ditën e dielë 17 Mars dhe ia nisën me poezi. Bashkë me shokët kënduam poezinë :

AQ SA DIAMETRI I DIELLIT DO TË DASHUROHEMI.

Dil Blerina mos përto, mos mungo!
Ec Sydelinamos ndalo, mos u vono!
Mos u tremb nga rrebeshi e suferina.
Dil shiko fusha, livadhe, pllaja, lendina.
Kam dalë poet kam dalë dhe kam dy fjalë.
Shetisim bashkë shohim flladin valë-valë.
Epo mirë Sydelina, por mua nuk më arrin.
Unë ngjitem lart në atmosferë.
Aty qëndroj pezull pa u mbajt 12 muaj.
Vjeshtë dimër, behar e verë.
Atje në qiell buk e gjellë gatuaj.
Sipër mbi retë misër e grurë bluaj.
Edhe unë me ty poet me gëzim e ilmin.
Çdo ditë, javë, vite e përherë.
Bashkë të dy zemrat nuk i ndajm.
Njëri-tjetrin fort do ta mbajmë.
Gjoks më gjoks e gji më gji.
Shpirtin ta ushqejmë me dashuri.
Jetën ta dëfrejmë me harmoni.
Ashtu Sydelina dëshirën tënde e aprovoj.
Nga gjoksi im asnjë minut nuk të largoj.
Gjoksi im frashin me afsh.
Për ty Blerina i butë si mëndafsh.
Aq sa diametri i diellit do të dashurohemi.
Edhe sa perimetri i qiellit do të vitalizohemi.
Sa Azia dhe Australia do të krenohemi.

Kënduam dhe poezinë e dytë:

AQ ENGJELLORE E HYJNORE JE.

Ke burimi me gurra,kroje e currila.
Pinë ujë e freskohen pëllumba e bilbila.
Lozin cicërojnë, fluturojnë nëpër trëndafila.
Sqep me sqep këndojnë, Blerinën e urojnë.
Aty ku ecin këmbët e tua Sydelina.
Edhe gurët e strallit zbuten e lulëzojnë.
Edhe drurët e thatë çelin e hijeshojnë.
Edhe shkrepat e malit njomëzojnë e zbukurojnë.
Edhe në kallnorin e Janarit, akullit e acarit.
Pemët e bimët rriten, piqen e shijonë.
Mjegullën e stuhinë e tret si dielli e ylberi.
Aq engjellore e hyjnore je.
Eja afrohu këndo bashkë me ne.
Buçet e gurgullon skifteri esberi.
Këndoni pëllumba e bilbila këndoni!
Sydelina këngën e melodinë ta dëgjojë.
Nga lezeti e kimeti Blerina të jehojë.
Vallzoni pëllumba e bilbila vallzoni!
Blerina tu shikojë, të jetojë e të gëzojë si të dojë.
Me ajrim e fllad në kodra e n’male.
Sydelina guximtare e krenare vitale.
Pa u frikësuar nga marrëzia e ligësia.
Pa u dëshpëruar nag zilia e egërsia.
E mbushur me ndjenja e dëshira të sinqerta.
Me shqisa të bardha të pastra .
Askush mos ta cënojë as ta trazojë.
Asnjeri mos ta imponojë, as ta detyrojë.
Sydelina vetë të seleksionojë e të aprovojë.
Cilin do ta preferojë e ta dashurojë.
Me shpirtin e zemrën e saj ta përjetësojë.

Sali Leka Cel 0683855304

SHËNIM EKSKLUZIV
Poezitë e librit “ Blerina Sydelina” nuk i botuan mëkatarët mizoristët kur unë isha i mbyllur në burgun e skëterrit, që kurrë mos e paftë me sy asnjeri.

Disa nga këto mëkatarë nuk jetojnë, por ata që jetojnë kur më shohin dhe më takojnë, bëjnë sikur nuk më kanë njohur as nuk më kanë parë. Më urrejnë akoma se i kam sfiduar dhe sjam dëshpëruar as se kam vrarë veten, ashtu si e vrau Viktor Qyrku, poeti i poezive lirike erotike të mrekullueshme jetike, por Viktori nuk rezistoi kur e frikësuan, e tmerruan dhe zhduku vetveten, goditi për vdekje zemrën dhe trupin e tij.

Poezitë e Viktorit brilante të larmishme i mbyllën, i fshehen në ingranazhet e censurës macabre dhe kanë 40 vjet që nuk shkruajnë as katër fjalë për jetën dhe veprën shembullore të poetit Viktor Qyrku. Nuk kanë shkruar as për tregimet e mrekullueshme të mahnitshme erotike, të romancierit, të talentuar Dhimitër Xhuvani. Romanet e dobishme të Xhuvanit nuk i botuan, i censuruan. Xhuvani i nderuar fisnik, e frikësuan, e tmerruan dhe ai u step, u shtang, e nderpreu letersinë dhe sot lëngon dhe rënkon.

Kurse unë as jam stepur, as shtangur, as i strukur, as e kam ndërprerë letërsinë, prozën dhe poezinë, por kam shkruar dhe kënduar me shumë gëzim iradin ilmin.

As e kam vrarë veten dhe as nuk e vras!
Edhe sot as lëngoj, as rënkoj, por shkruaj dhe do të shkruaj me betim solid sublim, i patrembur, i padëshpëruar edhe kur nuk i botojnë, por shumë i vitalizuar dhe i admiruar.

Tiranë, Mars 2019