Si shkoi për lesh dhe u asimilua Masbjeshka jonë, apo Sanxhaku i Novi Pazarit?

0
966

Nga : Fahri Xharra – Nga Revista Drini – 21 Mars 2019

Në shekullin 19-të në Novi Pazar dhe në rrethin e tij ishin 12 mejtepe (shkolla fetare) me mbi 594 nxënës, nga të cilët një të tretën e bënin gratë- kështu shkruan në foton e më sipërme. Çdo kënd i qytetit e kishte një mejtep…aty “Kurani“ mësohej përmendësh”. Në Novi Pazar kishteedhe medrese.

Po shkollla shqipe? Jo. Shkollim të rregullt kishte vetëm pë ata pak serb që ishin.

E shikoni pra, se pse Sanxhaku humbi? Mungesa e e shkollave.

Një komb është i gjallë, në lulen e jetës kur ka leteraturën e tij. Pra jeton populli gjerman sepse jeton libri i shkruar gjermane, jeton populli francez dhe ai italian sepse si njëri ashtu edhe tjetri e kanë librin e tyre të shkruar. Në të kundërtën quhet i vdekur ai komb që nuk ka librat e tij. Në të vërtetë gjuha e shqiptarëve të Azisë, të Greqisë, të Turqisë, dhe të Italisë, egziston vetëm në formën orale dhe nuk na ka lejuar që të na vijnë deri në ditët tona dokumente të shkruara, kështu që ky popull duke mos pasur libra të shkruat, gjuha e tij po shuhet. Ndër shqiptarët e Italisë në kohë të ndryshme dolën mendje të shëndetshëme dhe të forta. Ata shkruan poezi të bukura në gjuhën e tyre, këngë të bukura, shkruan, monografi, madje shkruan edhe epope, përkthyen Biblën, por shkrimet e tyre patën jetën e asaj luleje që në agim e deri në mesditë i jep kënaqësi me aromën e saj gjithkujt që i afrohet, pastaj thahet sepse askush nuk kujdeset për të, kështu që në darkë askush më nuk i afrohet” -shkruan profesori Stanislao Marchianò në librin e tij “Studi filologici svolti con la lingua pelasgo-albanese

E vazhdojmë me Novi Pazarin, përveq mungesës së dijes ishte edhe varfëria e skajshme që mbretëronte andej pari.

Ja komenti në boshnjakisht : Fotografija koju je uslikao lični fotograf Adolfa Hitlera.. Novi Pazar, septembar 1942. godine.. Kako se živjelo u tom vaktu u Novom Pazaru, svjedoči i ova fotografija koju je uslikao lični fotograf Adolfa Hitlera, Heinrich Hoffmann boraveći u našoj čaršiji.. Podatak da je on boravio u Novom Pazaru gotovo da nije poznat. A bio je. Septembra 1942. godine, kada je boravio u Sandžaku (Prijepolje i Novi Pazar) nekoliko dana.

Osim što je bio lični fotograf Hitlera, Hoffmann je bio i njegov blizak prijatelj i šef propagande… Na fotografiji su prijatelji Rušo Z. i Ahmo D. Nažalost prezimena nisu u potpunosti navedena… (izvor: Stari Dedo)

Pra, kështu i gjeti fashizmi këta varfnjakë.

Shqiptarët po të mundnin në tërësinë e tyre të bashkohen, natyrisht do të formonin një komb të shklëlqyer; por fatkeqësisht, të ndarë e të shpërndarë, në vende të ndryshme të botës, dhe ç’farë është akoma më keq janë në mosmarrëveshje midis tyre, ata nuk kanë formuar një komb dhe nuk mund të kenë librin e tyre të shkruar…” (Marrë nga libri Studi filologici svolti con la lingua pelasgo-albanese i profesorit Stanislao Marchianò)

Ndoshta e thash atë që edhe sot na mundon. Vetëm një pyetje e kam: Cili regjion shqiptar e ka radhën e Sanxhakut? Mos o zot!

Fahri Xharra, 20.03.19
Gjakovë