ÇAKORR, LAMTUMIRË PËR SA TË JETË JETA

0
706
Demarkacioni Kosovë - Mal i Zi

Mashtrimi i dhëmbëshëm:

Nga Binak MAXHARRAJ

– Sot një vit më parë në Parlamentin e Kosovës ndodhi Tradhetia dhe mashtrimi i madh që pushtetarët ua bënë Deputeteve të Parlamentit të Kosovës duke i detyruar ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi, më kushtin për liberalizimin e vizave dhe me kushtin e korigjimit të kufi nit.

Por pas një viti nuk ndodhi asnjera as tjetra?!

Sot është një përvjetor i dhëmbshëm i përvuajtëshëm, sepse sot një vitë më parë e humbëm me fajin tonë përkrenarën e Bjeshëve tona Çakorrin. Sot një vitë deputetet e Parlamentit të Kosovës u tradhëtuan, u mashtruan por edhe u turperuan duke e votuar humbjen e Çakorrit kur e votuan demarkacionin e montuar më Malin e Zi. Mashtrueshi qeveritar i mashtruan deputetet së pas kësaj do te këtë gjithësesi rishqyrtim, rikorigjim të kufirit, bile Kryeministri Ramush Harajdinaj zotohej se da ta kthejë Çakorrin.

Kalojë një vitië pritje për fillimin e korigjimit të kufirit, por zani i Kryeministrit nuk po ndegjohet i ka fut veshët në lesh, s’po ndihet për se gjalli korigjimi nuk po vjenë. Premtimet e tij i mori era. Nuk fajtohen aq shumë deputetet të cilët u mashtruan, por fajtor janë kreret qeveritar qe mashtruan deputetet, mashtrun popullin duke ia falë 8200 hektar tokë Kosove Malit të Zi. Kjo është e turpshme, kjo ështe e pafalshme. Për këtë mashtrim-tradhëti ndaj atedheut dhe kombit dikush duhet të përgjigjët.

Në këtë drejtim pikë së pari duhet ta ngrisin zërin vete deputetet, së pse u mashtruan, duhet te kërkojnë llogari nga krerte e shtetit, se përndryshe edhe ata do te bahën bashkfajtor më kreret e shtetit dhe te përgjigjën për këtë para popullit për këtë mashtrim për humbjen e territorit të Kosovës. Nese deputetet nuk e bajnë këtë janë bashkëpjesemarresh për prekjen e sovraniteti te Kosovës i cili është i mbrojtur edhe me Kushtetutë.

Pra, siç po shihet korrigjimi nuk erdhi. Kreret e shtetit ia kanë borgj popullit t’i thuhet e verteta se pse nuk ndodhi korrigjimi i kufirit. Pse e mashtruan popullin.

Por, sot bash ne ditën kur po bahet një vitë pas nënshkrimit te demarkacionit ku Kosova humbi 82oo hektar tokë ndodhi skandali. Ministri i jashtëm i Republikës së Malit të Zi Serxhan Darmanoviq, jo rastesishtë erdhë për vizitë në Kosovë dhe ua bani me dije Krerve mashtrues të Kosovës se puna e demarkacionit është punë e kryer, e përfunduar. Çuditerisht me këtë deklaratë të ministrit te jashtëm të Malit të Zi u pajtue edhe Kryeministri Ramush Harajdinaj, i cili edhe vete dhe partia e tij ra viktimë e këtij mashtrimi duke e nenshkruar vijën e demarkacionit. Turp dhe skandaloze.

Gjatë gjithë vitit 2018 kamë plasë duke e mbriojtur Çakorrin si përkrenare e jonë të cilin as kral e as mbret, e as Mark Milani nuk e mori sepse e mbrojten me luftra, e mbrojtën me gjakun e tyre:Atë vitë në mbrojtje te Çakorrit i kamë publikuar mbi 20 shkrime, bile ne ditën kur Parlamenti i Kosovës e beri turpin dhe tradhetin me të madh ndaj atedheut. I merzitue pës se tëpërmi për humbjen e Çakorrit, njësoi sikur te me hiçete një pjesë e trupit nga shpirti dhe nga dhembja e shkrova këtë Elegji për Çakorrin.

ELEGJI PËR ÇAKORRIN

Lamtumirë, o ju malet dhe shkrepat e nalta.
Lamtumirë, o ju tufat, kullotat dhe livadhet e gjata, Lamtumirë, o ju smetijet e borës, me lugje uji të ftoftë bilur, Lamtumirë, o ju stanet e verës, në te cilat e çova rininë, Lamtumirë, o ju baçicat dhe bareshat e bukura, Lamtumirë, o ju arusha, ujq, shpezë dhe mlleza, Lamtumirë, o ju krojet dhe liqenet e arta, Lamtumirë, o ju tufa dhe kullota të gjata, Lamtumirë, o ju mrizat e lisave te gjatë qe aty me bagetinë mrizova, Lamtumirë, o ju shqiponja të mia qe fluturonit lart, shumë lart mbi Çakorr që tanimë s’është i imi, Lamtumirë, o ti lahuta e malcis me te cilën u këndova kreshnikëve në mbrojtje të Çakorrit, Lamtumirë, o ju varret e t’parëve te mij qe sot ju përdhos Lamtumirë,për sa të jetë jeta.