MARRËVESHJA E RAMBUJES DHE FUFTA “SPECIALE” E MADELEINE ALBRIGHT MË DELEGACIONIN E KOSOVËS

0
662

Nga Binak MAXHARRAJ

Para 20 vitesh ndodhi mrekullia për shqiptarët. Atë ditë u hap qielli dhe në Kështjellën Mesjetare në Rambujë të Francës zbriti një fuqi e madhe më plotë rreze drite, e cila u erdhi ne ndihmë shqiptarëve qe me dekada e prisnin këtë mrekulli.

Pra,para 20 vitesh këtu filloi punimet Konferenca e Rambujës për te caktuar fatin e shqiptarëve të Kosovës të ndarë padrejtesishtë me luftra por edhe me Konferenca të ndryshme. Por, kjo ishte Konferenca e Kosovës, per Kosovën, për fatin e sajë, për të ardhmën e saj, ndërsa nga ana tjetër regjimi fashist serb bente teror, kryente masakra mbi popullatën civile. Në këtë atmosfer edhe filloi punimet Konferenca e cila ishte organizuar nga miku i jonë i madh SHBA në krye te se cilës ateherë ishte Bill Clinton.

Kryetari i SHBA Bill Clinton e dergoi në Konferencë delegacionin në krye me gruan me te fuqishme Sekretaren e shtetit Madeline Albright.Qëllimi i kësaj Konference ndërkombetare ishte i qartë që Serbia njeherë e pëgjithëmon të nxirret nga Kosova. Erdhen delegacionet i Serbis ne krye me Presidentin e saj Millutinoviq, ai i Kosovës erdhi veqmas ai liftës dhe tjetri i partive tjera dhe shoqerise civile. Filloi loja e brrylave se kush duhet të jetë në krye te delegacionit të Kosovës. pas shumë përpjekjeve Rugova si nje njeri i dijes dhe i mençuris lëshoi pe dhe si kryesus i zgjodhë Hashim Thaçi një njëri jo fort i njohur ne arenen ndërkombetare por edhe pa njohuri diplomatike e i brumosur më një idelogji te thoja marksiste leniniste enveriste. etj.

Nën drejtimin e Sekretares se shtetit Amerikan Madelenie Albright konferenca zgjati disa ditë. U hartuan dokument pas dokumenti, draft pas drafti, por kurrse te merren vesh delegacionet te cilat komunikonin ndaras përmes Albrightës. Për asgje nuk dakardoheshin, ishin shumë larg në pikëpamje delegacionet mes vedi, Serbija nuk lëshonte pe sepse donte ta mbaj Kosovën, kurse poashtu delegacioni i Kosovës nuk lëshonte pe sepse donte qe Kosova te jetë jashtë Serbisë.

Madelenie Albright ishte ne hall se si te veproi.Ajo nuk e kishte edhe aq në dertë se çka thotë delegacioni serb se a do te pranoj diçka apo jo, dertin me te madh e kishte me delegacionin shqiptare, sepse ajo e kishte te qartë misionin e SHBA se Kosova më çdo kushtë duhet te ndahet nga Serbia, dhe në këtë drejtim bente edhe luftë speciale me delegacionin e Kosovës për te pranuar Mareveshjen së përndryshe kjo është shansi i fundit për Kosovën që ajo te del jashtë kornizave te Serbisë. Thjeshtë ua bante me dije delegacionit të Kosovës së duhet ta neshkruajnë Mareveshjen dhe se kjo Konferencë është shansi i fundit, ose te jenë të lirë ose nën Serbi përgjithëmonë.

Gjatë gjithë Konferences aty pari sillej nje njeri, nje spiun i Sherbimit Sekret Frances Danjer Arnaudi (DGSE), i cili e përcilëte dhe nuk ja dajke syt Hashim Thaçit. Ky farë Danjeri thuhet se ka lidhje edhe me sherbimin sekret Serb.

Si për qudi drejtuesit e delegacionit të Kosovës, me kërkesen e tyre këkuan qe Konferenca ti ndërpres punimet për dy javë gjaja për t’u konsultu edhe me komandantet e luftes në teren. Këtë vakum kohor e shfrytezoi Serbia e cila futi ne Kososvë një numer te konsiderushem ushtaresh, paralmilitaresh dhe teknikë te armatosur me ç’rast e rriti terrorin dhe masakrat edhe më shumë.

Ndërkohë Sekretarja e shtetit Albright bisedoi edhe me veprimtarin e çështjës kombetare Adem Demaçin si zedhenes i UÇK i cili ne ate kohë gjendej për një sherim në Lublan më shpresë së do te ndikonte ne delegacionin shqiptare për arrijtjën e Marëveshjes. Por nuk u moren vesh për asgje. Bisedon dy njerez me idelogji te ndryshme, bile situata u acaru aq shumë sa qe Adem Demaçi pati guximin edhe te ia lëshon telefonin Albrightës e cila fliste me te për te miren e Kosovës, për çlirimin e sajë.

Pas dy javesh Konfernca rifilloi punimet jo në Kështejellen e Rmbujes por tashti ne Parisë. Ishte prap Madelenie Albrigt e cila bante luftë me delegacionin e Kosovës qe te mbrrihet ndonje draftë Mareveshje sepse përndryshe NATO nuk do te intervenoi në Kosovë për ta largue ushtrin serbe. Asaj nuk i interesonte, si duket, aq shumë se delegacioni i Serbis a do te pajtohet apo jo, sepse ishte e sigurt se ata asgje nuk do te pranojnë duke menduar se Kosova është e tyre dhe ashtu do te jetë. Por, më ne fund më insistimin dhe pathyeshmerin e Albright qe delegacioni i Kosovës ta nenshkruaj Mareveshjën e cila kishte për qellim ta bombardoi Serbin për ta ndjekur nga Kosova. Më në fund Hashim Thaçi kryeneq u dorzu. Delegacioni i Kosovës e nenshkroi Mareveshjën, kurse ai i Serbisë e refuzoi. Kështu fitoi qendresa dhe durimi i pashoq i Albright për te mbrri një mareveshje sepse ky ishte edhe qendrimi i SHBA për t’i dalë në ndihmë dhe për ta çliru Kosovën përfundimisht.

Konferenca e Rambujës është një ndër Konferencat me te rëndesishme për Kosovën. Ishte mrekullia e zotit dhe e Amerikës mike për t’i dalë në ndihmë Kosovës për ta çliruar ate. Dhe mrekullia ndodhi NATO për 78 dite e nat e bombardoi Serbin duke i shkaterru deme te medha te cilën me ne fund u dorezu me Mareveshjen e Kumanovës.

Konferenca e Rambujës duhet te jetë një ndër datat më te rendesishme ne historin e Kosovës. Gur themel i historisë se saj.Kjo Konfernencë duhet te gjejë vend të rëndësishem ne librat shkollor, te ju prkujtoi gjeneratave te reja për redësinë e sajë, sepse pa këtë Konferencë sot Kosova nuk do te ishte kjo qe është, anipse hala po kemi probleme me Serbin te cilat i krijuam me fajin tonë, dhe Serbia s’po na çkabet qafe.