Kujtimi për nënën

0
1091
Fatmire Duraku

Fatmire Duraku

Kujtimi për nënën

Triolet

1
Ja, përsëri erdha nënë në këtë maj
Ti me pret aty gjithmonë e pa gojë
Dy gurë të bardhë qëndrojë të pa faj
Ja, përsëri erdha nënë në këtë maj

Dy lulëgjake të lash mbi varr në vaj
E rëndë jeta, asgjë nuk është lojë
Ja, përsëri erdha nënë në këtë maj
Ti me pret aty gjithmonë e pa gojë

2
Gjithçka ka ik e qielli i njëjtë i remtë
Vij këtu e vogël e vij këtu e madhe
Më përcjell drita jote ujit të cemtë
Gjithçka ka ik e qielli i njëjtë i remtë

Trung i qershisë njëjtë i kuqërremët
Aty shfaqet ende hija jote sorkadhe
Gjithçka ka ik e qielli i njëjtë i remtë
Vij këtu e vogël e vij këtu e madhe

3
I mbyll sytë dhe në ëndërr të zgjoj
Ditëlindja jote është e unë s` të gjej
Iku te lumi, të shelgu, kot të kërkoj
I mbyll sytë dhe në ëndërr të zgjoj

Ja, erdha nënë e ti përsëri e pa gojë
Ti me pret aty gjithçka për ty digjej
I mbyll sytë dhe në ëndërr të zgjoj
Ditëlindja jote është e unë s` të gjej