Nga Abas Fejzullahi
Titulli i këtij vështrimi, është mbështetur në kuptimin e mendjes (logjikës), pasi që. për katër stinët e vitit janë bërë shkrime nga më të ndryshmet, në prozë e poezi dhe punime tjera të shumta artistike, si fotografi e filma të ndryshëm, kushtuar veçorive të secilës stinë veç e veç.
Vetë titulli i këtij vështrimi është pyetje e parashtruar, për të gjithë lexuesit e në veçanti për studius të letërsisë e historisë në të gjitha drejtimet që kanë njohuri e të dhëna me dëshmi për të dhënë përgjegjen e kërkuar:
Nga përvoja dhe të menduarit që lidhen me të dhëna e dëshmi në kohë dhe hapësirë, për të dhënë shpjegimin e festës së 14 Larcorit (Marsit) si festë e vjetër pagane që nga koha Pellazgjike, pra, para lindjes së krishtrimit dhe besimeve tjera të mëvonshme, kur besim i të parëve tanë ka qenë në shumë perëndi, si bazë e mos njohjeve të shkaqeve dhe arsyeve të disa ndodhive si të: ndryshimeve klimaterike, brenda stinëve të vitit si ( Era, shiu, vërshimet, bora, vetëtime, bubullima-rrufeja, zjarri, dielli etj), për të dhënë shpjegimin përkatës nga mosnjohja e burimeve dhe shkaqeve për ndodhi (fenomene) natyrore, janë krijuar besime të ndryshme në shumë perëndi.
14 Larcori (Marsi) është muaj i tretë i fillim vitit, sipas njehsimit kalendarik në vendet tona, stina e Pranëverës fillon me 21Larcor (Mars) dhe përfundon me 20 Qershor, kështu vazhdojnë edhe stina e Verës, Vjeshtës dhe Dimrit.
Stina e Pranverës, nëse analizohet në hollësi ka kuptimin që do të thotë, se jemi afër – pranë stinës së Verës.
Prandaj si mund të jetë 14 Larcori (Marsi) Festa e Verës?
Sipas mendimit tim, dhe nga përvoja të cilën do e shpjegoj në vijim, mendoj se 14 Larcori (Marsi) është FESTA E PRANVERËS dhe jo, e VERËS, nëse analizohet me kujdes secila stinë e viti me karakteristikat dhe veçorit e tyre, që kanë.
OPOJA DHE DITËT E VERZËS
Gjatë vitit shkollor 1967-1968, kur ish mësues me shërbim në Bresanë të OPOJËS, që përfshinë këto katunde (fshatra) në kuadër të komusës së Dragashit:
Bresanë, Kuklibeg, Pllajnik, Kuk, Kosavë, Shajne, Rrenc, Plavë, Buçe, Brezne Zymi, Bellobradi, Kapre, Buzezi, Blaqi, Zaplluxhe, Zgatari i vogël, Zgatari i madh Bruti i madh, Bruti i vogël.
Në të gjitha katundet (fshtrat) e shënuara 14 Larcori (Marsi) festohet për mrekulli dhe quhet DITA E VERËZAVE.
Unë, për herë të parë si mësues në Bresanë gjatë vitit shkollor 1967/68 pata rastin e fatëbardhësisë të shof dhe përjetoi kënaqësinë dhe krenarinë, se si festohej Dita e Verëzave, me gjitha ritet dhe këngët e ndryshme e shumë përmbajtësore, që vajzat e fshatit heret në mengjes fillonin kremtimin dhe këndimin, të veshura për mrekulli dhe me një kultur pastërtie dhe pedantërie, që ishte vërtet mahnitëse dhe e mrekullueshme.
Të gjithë në trevën e Opojës kësaj feste i thonë DITA E VERËZAVE, që jep me kuptuar si Ditën e fillimit të stinës së Pranverës.
Mua aso kohe s’më ka ra as të dëgjoj e as të lexoj ndonjë lajm se 14 Larcori (Marsi) Festohej dikund tjetër në Kosovë apo Shqipëri, përveç në OPOJË si DITA E VERËZAVE, apo siç po lexoj tani se po i thonë DITA E VERËS, që për mua s’është në rregull të festohet Dita e Verës në fillim të Pranverës…!?
Andaj edhe vetevetiu ka lindur pyetja që në fillim:
A është 14 Larcori (Marsi) Festa e Pranverës apo e Verës?
Në kushte dhe rrethana të caktuara në rrjedhat e ngjarjeve nga më të ndryshmet gjatë historisë, që nga kohrat kur paganizmi ka qenë si besim e deri në ditët e sotme disa nga festat e pastra e të parve tanë prej Pellzgëve e deri me sot janë festuar e disa edhe janë zhdukur e herë pas here janë ripërsëritur e festuar si:
Psh: FESTA DARKA E LAMËS, që falë kryetarit të parë dhe historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës, filloj me të madhe të festohet, e që burimin si festë e të korrurave dhe vjelurave është festuar qysh nga pellazgët dhe në Dardaninë e lashtë, si edhe shumë festa tjera si trashëgimi kulturore janë fetuar e festohen sot e kësaj dite, ku më shumë e ku më pak, por ka edhe nga ato që më janë shuar e nuk festohen fare…!
Fotoja e publikuar në Faqe të librit – facebook që më shtyri të parashtroj pyetjen në vështrimin tim sipër me titullin: 14 LARCORI (MARSI) ËSHTË FESTË E STINËS SË PRNËVERËS APO E VERËS…?