SHPALLJA E PAVARËSISË SË ÇAMËRISË

0
845
Festim Lato - hotel "Ambasador"

Në Kuvendin gjithëpërfshirës çam dhe arvanit, për Shpalljen e Pavarësisë së Çamërisë, shtet më vete dhe sovran, më 30.10.2016, në hotelin “Asmbasador”, në Hagë të Hollandës, kryetar i Këshillit Nismëtar gjithëpërfshirës çam dhe arvanit, Rrustem Geci, lexoi tekstin nismëtar të shpalljes së pavarësisë së Çamërisë.

Shiko Presidentin Festim Lato në Parlamentin Europian:
https://www.facebook.com/watch/?v=397544204409223

Të nderuar delegatë të Kuvendit gjithëpërpshirës çam dhe arvanit! Në këtë ditë të shënuar për Epirin e Ilirisë – Çamërinë dhe tërë kombin shqiptar, unë sot jam shumë i nderuar, që jam fjala e parë në këtë Kuvend gjithëpërfshirës çam dhe arvanit m´u besua mua. Me këtë rast falënderioj nga zemra delegatët e këtij Kuvendi.

Zonja dhe Zotrinj!

Të nderuar përfaqësues të misioneve konsullore dhe diplomatike në Hollandë; të nderuar përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare,
të nderuar përfaqësues të Parlamentit Evropian, dhe të Këshillit të Evropës; të nderuar miq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës dhe nga Ilirada!

Ne, përfaqësuesit e popullit shqiptar çamë dhe arvanitë, të trevave shqiptare të aneksuara nga Greqia, pasi analizuam gjendjen në të cilën ndodhemi mbi një shekull, të përndjekur nga vendi ynë, përkatësisht të asimiluar dhe të diskriminuar në aspektin human, gjuhësor, kulturor e politik, vendosëm që të mblidhemi në Kuvendin Gjithëpërfshirës Çam dhe Arvanit, me qëllim të organizimit të institucioneve, parlamentit, qeverisë dhe ministrive përkatëse, për udhëheqjen e procesit politik dhe ushtarak, për realizimin e Pavarësisë së Çamërisë, dhe krijimin e Shtetit të Çamërisë. Të nderuar delegatë të Kuvendit Gjithpërfshirës Çam dhe Arvanit, me propozimin tim po edhe me miratimin e juaj, kryetar i Kuvendit të Republikës së Çamërisë zgjidhet, z. Ahmet Xhani. Urime z. Ahmet Xhani!

Rrustem Geci, kryetar i Këshillit Nismëtar të
Kuvendit Gjithpërfshirës Çam dhe Arvanit
Den Hagë, 30 tetor, 2016, ora 14-të, Hoteli “Ambasador”.

DEKLARATA E PAVARËSISË SË ÇAMËRISË

Festim Lato, krijues i Republikës së Çamërisë

Duke u nisur nga vullneti i shprehur nga ana e popullsisë së Çamërisë, për organizimin politiko- shtetëror, në territorin e Çamërisë, Kuvendi i Çamërisë, si organ përfaqësues, kushtetutëdhënës dhe i vetëqeverisjes në Çamëri, solemnisht shpalli:

DEKLARATËN KUSHTETUESE MBI ÇAMËRINË, SI NJËSI TË PAVARUR DHE TË BARABARTË NË RAPORT KONFEDERATIV ME GREQINË SI FAZË KALIMTARE DERI NË ZGJIDHJEN FINALE TË STATUSIT POLITIK DHE SHTETËROR, PËRMES REFERENDUMIT GJITHËPOPULLOR.

1.
Me këtë deklaratë, shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor dhe vullneti i popullsisë së Çamërisë dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike.

2.
Ky Kuvend, duke e shpallur nga ana e tij dhe në nivel të tij, Çamërinë si njësi të barabartë dhe në raport konfederativ me Greqinë, si fazë kalimtare, në bazë të principeve të demokracisë autentike mbi respektimin e vullnetit të popullit çam dhe arvanitas, në Çamëri, përkatësisht Greqi, pret konfirmimin e këtij akti kushtetues të tij në Kushtetutën e Greqisë, me mbështetje të plotë të opinionit demokratik në Greqi dhe të opinionit ndërkombëtar, shpall si gjuhë zyrtare të Republikës së Çamërisë, gjuhën shqipe dhe gjuhën greke, flamurin kombëtar me emblemën e mbretërisë së epirotëve mbi kokë të shqiponjave, stemën e shtetit të Çamërisë dhe euron si valutë shtetërore.

3.
Ky Kuvend, Çamërinë dhe pozitën e re kushtetuese të saj, e konfirmon si bashkësi dhe pozitë politiko-kushtetuese të përbashkët të shtetasve të Çamërisë, ku shqiptarët çamë dhe arvanitas, si shumicë e popullsisë së Çamërisë konsiderohen popull shtetformues.

4.
Në ndërkohë, deri në aplikimin definitiv juridik të kësaj Deklarate Kushtetuese, Kuvendi dhe organet e pushtetit të Çamërisë marrëdhëniet e tyre në rendin kushtetues të Greqisë i mbështesin në vullnetin e popullit shqiptar çam dhe arvanitas, të shprehur në këtë Deklaratë, me ç’rast kërkohet heqja e Ligjit të Luftës, me shtetin e Shqipërisë.

5.
Deri në nxjerrjen e Kushtetutës së re të Republikës së Çamërisë, Kuvendi i Çamërisë tash e tutje do të komunikojë publikisht me emërtimin “Republika e Çamërisë”, duke e emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqërore-politike e territoriale, organ i së cilës është, vetëm si Çamëri.

6.
Me miratimin e kësaj Deklarate, abrogohet çdo dokument diskriminues për popullatën çame dhe territorin e Çamërisë.

Festim Lato, Kryeministër i Republikës së Çamërisë
Hagë, 30.10.2016.
Den Hagë, Ora 14-të, Hoteli “Ambasador“.