Nga: Binak MAXHARRAJ
/Nuk e çliruam Kosovën, që ti tash te ia ngulish thikën e ndarjes se Kosovës/
Madeliene Albrigt ishte Sekretare e shtetit në Administratën e Presidentit Bill Clinton. Patem shumë fat, qe këta dy njerez të mrekullueshem ishin në pushtet, kur filloi lufta në Kosovë, ku regjimi i Millosheviqit bante masakra mbi popullin tonë.
Lufta vazhdonte, njerezit masakroheshin, Serbia u bombardu për 78 ditë rresht nga NATO. U depërtuan gadi 1 milion shqiptare nga trojet e veta. Me qundra e mijera u vranë dhe u masakruan.
Nderkohë ne Rambujë te Frences po mbahej Konferenca Nderkombëtare për Kosovën nën udheheqjen e mikes tonë të madhe Madeleine Albrigt. Po mos te ishte qendrimi dhe durimi i fortë i Sekretares Albrright, qe Serbia duhet te ndalet, për këta të tanet Konferenca ndoshta edhe do te deshtonte. Këta tanet ne krye me Hashim Thaçin sillëshin si kabadai. Aty u përzi edhe Adem Demaçi nga Lubjane ku po qendronte, e cila ne bisedë e siper ia lëshoi telefonin Albrihtit.
Ishte merita e Madeleine Albriht qe Konferenca nuk deshtoj, ishte e vendosur në suksesin e saj, bente presion ne delegacionin tonë sidomos ne Hashim Thaçin e pa marrur vesh dhe pa asnje përvojë politike e diplomatike. Në fund Konferneca përfundoi. Serbia u bomba për 78 ditë e netë rresht. Në fund u dorëzu më Mareveshjen e Kumanoves, ajo me bisht te ulur e leshoi Kosovën. Populli ne menyre biblike po këthehej në Kosovën plotesishte të shkaterruar e te djegur.
Kaluan mbi 20 vite nga Konferenca e Rambujës. Prap në skenë është i njejti njeri Hashim Thaçi i cili e zapoi, uzurpoi shtetin për pushtet dhe se lëshon dotë. Ka filluar lojra te këqija me Serbinë në damë te Kosovës. Po donë me e nda, coptu, korigju e çka mos tjetër, sikur Kosova te mos ishte e tij.
Por, a do te guxonte Hashim Thaçi ti bente këto marrina dhe poshtersira më Kosovësn sikur Madeleine Albrrgt të ishte në pushtet. Më si guri se jo. Hashim Thaçi as nuk do te guxonte të përmendë çështjën e kufijve.
Se klëndejmi ish-sekretarja e SHBA, mikja e jonë e madhe Madeleine Albrigte ka nje measzhë, nje porosi te madhe për Thaçin:
LARG DUART NGA KORIGJIMI I KUFIJVE TE KOSOVËS, NUK E ÇLIRUAM KOSOVËN QE TI TANI TË LUAJSH ME TE, TA NDASH PËR INTERESAT TUA DHE INTERESAT HEGJEMONIKE TË SERBISË.