Roman thriller nga Ilir Muharremi
Ku flitet për skenat e dhunës, horror, erotikë si dhe vrasjeve makabre gjithmonë duhet të kemi parasysh moshën e atyre të cilët do ta lexojnë atë vepër ose do ta shikojnë atë film. Romani “Psycho” i Ilir Muharremit kufizon moshën e lexuesve. Më shumë preferohet për ata mbi moshën 18 vjeç. Arsyeja se në roman ka erotikë të tepruar dhe kjo erotikë duke si imazh i vërtetë gjatë të lexuarit. Ndërsa, vrasjet dhe torturat janë ekstreme. Rreziku është që të rinjët nën moshën 18 mund t’i imitojnë ato skena dhe të eskalojnë në jetën e tyre reale. Ne vazhdim po ju sjellim një fragment me kufizime:
“A jam kriminel? Natyrisht se jo, vetëm luftova për ekzistencë, të ushqehem. Luanët sulmojnë në tufë, po ashtu edhe ujqit. Kur ngopen shtrihen dhe pushojnë. Por, unë do ngopem me m… njeriu që është shumë i shijshëm, ngjanë më tepër me mishin e peshkut dhe të derrit. Kombinim i përkryer. Më shijshëm bëhet kur i shtohet kripë, piper dhe hudhër. Pak edhe pikant, tamam i fitohet shija e mrekullueshme. M… i njeriut është shumë i këndshëm, ngjanë edhe me atë të viçit por, jo, nëse viçi është i njomë, mishi i tij është më i shijshëm se i lopës. Ka shijen e veçantë ky mish.
Është i butë, shumë i butë si i derrit ose i dhisë. Shumë e preferoj pjesën e m…, k… ose p… e këmbës këto janë më të preferuat e mia. Ta copëtoj më parë, t’i mbështjell mirë copat dhe t’i fus në frigorifer. Më herët viktimën e parë dhe të dytën i mashtrova ngaqë u shtira si h… ?”. Më fal kishte pesë ditë pa u d… pastaj ishte shumë mirë, s’arrita dot ta nxjerr. Nuk e bëra me dashje. Më fal me pahir ishte. U ngrit shkoi në banjë u ul për të sh…”