KUFIJTË E KOSOVËS NUK JANË MALL PËR TREGI?!

0
491
Hashimi duke korrigjuar kufijtë

Nga Binak MAXHARRAJ

  • Të gjithë Presidentet e vendeve te botes më fanatizem i mbrojnë kufijtë e shteteve të tyre.
  • Kurse i vetmi President në botë është Hashim Thaçi, i cili kërkonë t’i jepet teritor Serbisë për njohje. Por realisht as qe kemi nevojë me na njoftë një shtet kriminel, qe na i ka vra frmijët ne djep, bile as pa kërkuar falje për gjenocid.

Ka disa vite që po yazhdon dialogu misis Kosovës dhe Serbisë, i cili ashtu siç po ecë edhe nuk është dështë as të filloi. Por çdo gjë me nisjën e dialogut filloj keq dhe dialogu ka has në çorrsokak pa kurrfarë dalje. Deri te kjo erdhi se dialogun për shumë vite e udhëhoqen njerezit pa kredibil, te pa aftë, te padije bile edh te pa mençur të cilët jo vetem qe nuk janë te dijshëm poe edhe më keq edhe nuk dinin së për çfarë kanë shkuar atje, për çfarë aresye.

Përsonat e tipit te Hashim Thaçit i cili është në kyre te dialogut qe sa vite nuk është dasht ta udhëheqin këtë dialog sepse po del se ao nuk i ka dy kokrra mend në krye. Ky njeri i shantazhuar dhe i kapur deri ne fund nga Serbija me dosje për dyshime në veprimtarin e tij krimineli si gjatë dhe pas luftes. Shkoi ne Brukses si siç thotë populli ”Muça pas daive”
dhe na i la disa Mareveshje kopile te dera në damë të Kosovës, për te Kosova qe tani po vuan nga to.

Dialogu ishte fund e krye i padefinuar mirë, i pa konceptuar mirë, nuk kishte qellim te qartë, dhe si i tillë ky dialog edhe nuk do te duhej te ndodhë. Por ky dialog nuk u ba sepse për te kishte nevojë Kosova, por u ba sepse kishte nevojë Brikseli me shumë për ta ledhatuar serbin për te mos lën te shkoj nga Rusija. Anipse intimisht ju thamë se Serbia anon nga Evropa për para, kurse shpirtin e ka atje larg ne Malet e Kaukazit. Mu për këtë arsye gjatë gjithë dialogut Brukseli ia mbajti anën Serbis me Mogherinin ne krye si pra ruso-serbe.

Thjeshtë mendoj së Kosova, sikur te kishte pas në dialog njerez atdhetarë, te dijshem, intelektualë, akademikë dialogu nuk do te nisej dhe te shkonte në këtë menyrë. Nuk do te nisej dhe shkonte për arsye së Kosova është viktimë e liftes e jo Serbia siç po e le përshtypjën atmosfera gjatë gjithë dialogut, sepse Serbia atje po vepron sikur dialogu ësht pronë e saj po e luan lojën e djallit gadi duke e lanë fajtore për çdo gjë Kosovën.

Ajo,po luan me dialogun, po e kushtezon dialogun, ajo nuk i plotëson as ato mareveshje te arrijtura, thjeshtë ajo në këtë dialog po kërkon andrrën e vetë shekullore për ta marr veriu. Nuk mundi ta marr me luftë, por si dukët do ta marr në paqe. Siç përmenda dialogu me Serbin është nisë dallash. Kosova kurrë nuk do të ishte dështë qe ta nisë dialogun pa këto kushte: Kërkim falja nga Serbia për gjenocidin dhe krimet e bera gjatë luftës ne Kosovë,kërkesen për separacionet e luftës, te pagjeturit. Këto do te ishin vetem disa nga ato kërkesa të Kosovës qe pa pranimine tyre as qe do te duhej të ndodhë dialogu, por pasi qe e kemi një udheheqes fudull, te zapuem e te kapur nga Serbia ndodhi kjo qç ndodhi dhe jemi fut si pyka ne dru.

Unë së kuptojë së pse duhet te jetë kaq e rënesishme njohja e Kosovës nga Serbia kriminele dhe arëmiqesore. Dhe nuk e di sepse këta qyqarët tanë insitojnë për njohjën e Kosovës nga Serbija nga shteti kriminel, nga çetniket siç janë Vuçiq dhe Daçiq. Kosova as se si nuk guxon që te insiston në këtë njphje nga Serbia, sepse një gjë e këtillë është e kotë.

Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën me deshirën e saj, pos nese nuk është e detyruar ta bëjë këtë gjë. Thjeshtë njohja nga Serbia nuk eështë e domosdoshme të ndoshë. Nuk na duhet një njphje e sajë nese Kosova ështe e detyruar të jepë Tokë për këtë njohje ose për ndonjë aderim të Kosovën ne organizmat boteror. Kjo është floskul politike, sepse aderimi ne Organizatat e medha nderkombetare siç është OKB nuk mvarën nga Serbia, na njohu ajo ose jo. Këtë nuk guxon as bire nane te bajë në Kosovë.

Njohja e Kosovës nga Serbia nuk është mall qe te tregetohet të shitet e blihët në treg në treg, sepse nese dikush vepron kësisoji e prek Kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin teritorial teritorial te cilat janë te pacenueshme. Po, Kosova mund te jetojë lirshem edhe pa njohjën e Serbisë. Ka shum shtete në botë qe nuk janë njohtë nga kojshit e tyre, nuk janë as ne OKB e kudo tjetër, siç është Izraeli, por ai po jeton lirshëm, bile as qe kërkon njohje nga shtetet arabe, por është ba një shtet i fortë ne rajon i cli edhe ua luan gishtin shteteve arabe.

Në fund nuk ka tregëti më Kosovën, ajo nuk është mall qe shitet e blihet ne treg, ajo e ka qenien e vet, integritetin e vet te pacenushëm. Nuk luftuam, nuk na çliruan ata qe na ndihmuan në luftë për te ardhë deri këtu se Kosova na u deshka te ndahet.