Maskarada meskine 5 Mars 2019 dhe BLERINA SYDELINA, mars 1979.
Për dijeni Z. Gramoz Ruçi, kryetari i Parlamentit Republikës së Shqipërisë.
Sali Leka
Ata që e duan popullin dhe Shqipërinë duhet të dorëzojnë pasurinë e grabitur tinëzisht dhe jo mandatin e deputetit të falur gratis përzemërsisht nga militantët.
Çdo katër vjet militantët u falin deputetëve mandate kolltuqe lluksoze dhe fonde të majme valutore monetare, po ata çfarë u kanë falur militantëve?
E theksoj militantë se elektorati 40% nuk voton.
Janë indiferentë, nuk flasin hapur, troç dhe shkoqur.
Populli shqiptar vigan human ka fjalë të urta vizionare, shembulllore: Po citoj fjalën e urtë “Njeriu nuk mund të bëhet besnik i mikut, i shokut as i hallkut, nëse nuk ishte dhe nuk është fisnik guximtar dhe kreshnik viganik i dalluar i provuar “.
Ata militantë që nuk e duan Edi Ramën dhe qeverinë socialiste në 30 qeshor 2019 të flasin troç, shkoqur, të votojnë hapur, të shkruajnë emrin dhe mbiemrin në fleten e votimit dhe të dalin në publik opozita reale pluraliste e vërtetë.
Që nga viti 1996 Shqipëria pa opozitë moderniste positive dhe pa sindikatë konstruktive të punëtorëve, specialistëve, intelektualëve, shkrimtarëve dhe gazetarëve, por e molepsur, e infektuar me grupime negative regressive kutrrum katrran rraketike destruktive, të fryra llum zhum dhe të pangopura me procka dhe brockulla të pista.
Katër orë 40 persona folën dhe përsëritën fjalët e njëri tjetrit në oborrin e Parlamentit në Tiranë 5 mars 2019. Katër orë gumëzhitën, llomotitën, u përpëlitën pa vision, as program për drejtësi dhe demokraci as për zhvillim, progress, modernizim, por humham për të bërë baterdi dhe shkretim.
Përpara se të demaskoj ingranazhet e ndryshkura të kësaj proteste mëkatare një maskaradë rusko-meskine e neveritur, do të vargëzoj dy poezi lirike erotike eposike nga libri “ Blerina Sydelina” i censuruar, i mbyllur, i fshehur në muzgun e skëterrit mizorist monstruozist në vitin 1979, koha macabre që kurrë mosu ktheftë.
Koha e skëterrit zuzarist, marksist shekulli XX që edhe tani në shekullin XXI duan dhe përpëliten, zhgarraviten për ta kthyer nëpër qytete dhe fshatra të Shqipërisë lashtë iliro-arbnore, që ka përballuar tragjedi mizore dhe baterdi antinjerzore shekull mbas shekulli.
E nisim me poezinë me titull:
BASHKË ME MUA APO I SHIJON?
Shëtis I papërtuar duke shkruar dhe kënduar.
Edhe duke ecuar shkruaj dhe këndoj i gëzuar.
Shkruaj për të drejtën, të mirën , të vërtetën.
Këndoj me betim e admirim për jetën.
Dal nëpër livadhe, pllaja e lugina.
Bleruar me tërfil, manushaqe e dafina.
Forcohem me ilmin vitalizohem me aftësi.
I garantoj vetvetes aromë e ëmbëlsi.
Me shkëlqim vjen Blerina Sydelina.
Fol o poet më shiko më trego!
Çfarë kam në gjoks apo i dallon?
A kam dy molla apo dardha me kimet?
Apo dy pjeshka me pjalm e shërbet?
Pse bën sikur nuk i din e nuk i don?
Bashkë me mua apo i shijon?
Unë i fol me këngë e melodi.
I dua sydelina dhe si janë i di.
Jam betuar dita me diell e shkëlqyer.
Nata e uruar me hënë e yje e pëlqyer.
Duro Blerina sa të perëndojë dielli.
Me yje të xixëllojë qielli.
Do të tregoj me shumë kënaqësi.
Çfarë kemi në gjoks unë dhe ti.
Puq e ngjit duke qeshur 12 orë.
Të pandarë gisht me gisht e dorë më dorë.
Të dy me dashuri të vërtetë,intime solide.
Bashkë me aftësi vitale sublime dhe johibride.
Poezia e dytë me titull:
“ STOLIS ME PJALM E LULE TËRFILI ”
Lart në kodrina ushton murlani e suferina.
Unë këndoj dhe shkruaj poezi brilante të larmishme.
Befas dëgjoj bisedime ilminike të shijshme.
Kujtova se ishte Blerina Sydelina.
Ajka e aroma e kimetit.
Po po, ishte edhe gerusha geraqina.
Të dyja flladike e nektarike janë fanitur.
Si teuratike iradinike më kanë mahnitur.
Duke folur me isharet sekret e marifet.
U largua çdo e keqe pa derman e siklet.
Mua mu çel shpirti prej lezetit.
Mu ndez indi e Damari si fosfori e kristali.
Mu shtua etja e afshi për dashuri.
Me ndjenja e dëshira si dallga e detit.
Vlojnë si flaka e shkulmi i strallit.
Gurgullon zemra ilmi vitaliteti.
Foli dhe këndoi gerusha geraqina.
Ta shuj unë etjen ty o vigan mali.
Ta ftof unë shkulmin deri në përjetësi.
Aty te blini bunari e currili.
Stolis me pjalm me lule tërfili.
Maskuar e mbuluar me petale trëndafili.
Mos të na shohi askush e asnjeri.
As pëllumbi i bardhë, as korbi i zi.
Bashkë të dy me harmoni dhe pavdekësi.
Me betim sublim mbi çdo ligësi e sekëlldi.
Me admirim e besim dashuri shumë dashuri.
Edhe unë këndova dhe u betova me ovacion.
Sydelina mbi 700 milion femra si flutura e skifterina.
Ta dinë ata që janë me etikë kulturë e dituri.
Edhe ata që janë pa llogjikë, pa dëshira, pa aftësi.
Edhe ata që nuk e duan harmoninë as dashurinë.
Edhe ata që e uurejnë etikën kulturën dhe diturinë.
Edhe ata që duan egërsinë, hipokrizinë dhe ligësinë.
Dy poezitë i këndova në shtatë mars 2019. Bashkë me shokët festuam 142 vjetorin të shkollës shqipe.
Shokët më thanë: “ Në 16 mars do të bëhet protest e madhe, A do të ketë trazira dhe destabilitet sepse jemi pa opozitë. A mund të bëhen zgjedhjet vendore në qershor pa opozitë “.
Unë u fola, u tregova: Data e zgjedhjeve është caktuar nga Presidenti me Kushtetutë dhe nuk e ndryshon asnjë lloj proteste as demonstrate, asnjë lloj baterdie, as destabiliteti.
Ata që ulurasin se do të bëhet hataja me gjurulldi dhe destabilitet, janë shumë në sekëlldi dhe siklet, por nuk është populli që e ka votuar parlamentin dhe qeverinë.
Stabiliteti e garanton qeveria me strukturat e saj dhe ajo I ka këto struktura. Opozita ka dalur nga struktura opozitare dhe nuk I pëlqejnë strukturat qeveritare.
Opozita nuk din shteti dhe stabiliteti nuk bëhen me pëlqim por me garantim dhe betim, përforcim dhe modernizim.
Partia socialiste ishte dhe është parti shembullore me demokraci të zgjeruar njerzore për arsye se: Janë njerëzit ata që ngrejnë lart demokracinë publike dhe drejtësinë juridike. Çdo socialist ka të drejtë të bëhet ministër, deputet dhe kryeministër, nëse ka aftësi dhe vizion.
Se arsim dhe diploma kanë 75% të shqiptarëve.
Zhvillimin, modernizimin, demokracinë, vlersimin, drejtësinë dhe ndëshkimi e merituar e bejnë intelektualët e arsimuar të diplomuar por ata që janë diplomuar duke mësuar dhe jo ata që kanë paguar katër milion lekë për diplomën.
Ata janë të shushatur, te matufepsur nga pasuria dhe padituria dhe jo nga varfëria.
Në bibrat fetare shkruhet “ Të ligat dhe marrëzirat nuk i bën njeriu i pashkolluar as ai I shkolluari plotësisht por i bën i shkolluari gjysmak, dembel, alabak, gazhel, i neveritur, i prapambetur, i llomotitur “.
Unë po të dua bëhem ministër, deputet edhe kryeministër.
Për këto funksione ma jep të drejtën demokracia e zgjeruar, e garantuar e Partisë socialiste.
Bashkë me shokët e mi jam i gëzuar me Edi Ramën, kryeministër shembull dhe model me deputetët e parlamentit që i kemi votuar dhe me ministrat që i kemi besuar dhe i besojmë.
I kemi aprovuar në punët e tyre që kanë bërë shumë mirë, nën presionin e atyre që nuk duan të bëhen punë të mira në Shqipëri.
Presioni kundër qeverisë ka ardhur duke u shtuar me tendencë dashakeqe, por i maskuar mbas fjalëve të sheqerosura por duke mbuluar vepra të gëlbosura. Duke mos i demaskuar shkaktarët e vërtetë të këtyre veprave para dhe mbas vitit 1991.
Mjaft shkretime që janë bërë deri vitin 2013 ingranazhet e ndryshkura i kanë që nga viti 1981, por asnjë strukturë mediatike artistike nuk i ka rreshtuar ashtu si kanë ndodhur por i kanë fallsifikuar.
Por kto metamorfoza makabre nuk ka faj Edi Rama me qeverinë socialiste. Shumë productive moderniste.
Fjala metamorfozë është e mirë por kur nuk e bashkojnë me fjalë të tjera të dobishme.
Unë kisha shpresuar se mbas vitit 1991 me hapjen e pluralizmit politik do të ndodhte metamorfoza e mrekullueshme e mahnitshme shembullore, por ndodhi e kundërta, u instalua metamorfoza anarshiste kaotiste monstruoze.
Me kthetrat e infektuara të kësaj metamorfoze macabre mizore antinjerzore u përball qeveria socialiste dhe Edi Rama nga viti 2013-2017. Katër vjet përballje gjigandeske kundër të ligave që ishin grumbulluar në çdo sektor juridik dhe politik.
Fatkeqësisht nuk ka funksionuar demaskimi i drejtë artistik mediatik, përkundrazi u zgjatua zinxhiri i spekulimeve, i mashtrimeve dhe i shtrembërimeve të çdo fakti dhe ngjarje, si e si për të penguar punën e mirë të qeverisë Edi Rama edhe mbas vitit 2017.
Më 25 qershor 2019 bashkë me socialistët e betuar do të festojmë dy vjetorin e fitores së merituar.
Do ta festojmë me këngë dhe me poezi nga libri “Blerina Sydelina” me shumë kujtime të paharrueshme.
Nga puna e madhe për letërsinë dhe kulturën pesë dekada unë kam tregime rrënqëthëse, por edhe mahnitëse, të mrekullueshme më shumë sesa kanë 25 shkrimtarë ish të persekutuar dhe të papersekutuar, ish të favorizuar, të privilegjuar dhe ish të diskriminuar, të keqtrajtuar por duan akoma me na diskriminuar neve ish të persekutuarve nga ish persekutorët dhe mizorët që shkruajnë nëpër gazeta gënjeshtra sikur janë të viktimizuar, të përndjekur.
Sali Leka, 0683855304
SHËNIM EKSKLUZIV
Poezitë e librit “ Blerina sydelina dhe të librave të tjerë i kanë daktilografuar në makina shtypi redaktorët letrarë artistikë të kulturuar mendimtarë vizionarë të admiruar, të papërtuar, shokët dhe shoqet Dhimitri Fullani, Perikli Jorgoni, Pirro Tase, Sejdin Kondi, Enver Bitri, Delie Marku, Jolanda Gjoni,Brikena Simoni, Fatbardha Spahiu, Valbona Dushku.
Kanë punuar edhe mbas orarit me dyer të mbyllura nga jashtë për tu mos u diktuar nga survejuesit e sigurimit që na kanë ndjekur nga pas kudo që shkonim dhe punonim me përkushtim për të mirën dhe dobinë e popullit.
Në tregimet në vijim kemi ngjarje të vërteta faktike, por nuk i kanë dashur as nuk i duan persekutorët dhe mizorët e shtrembëruar, të angazhuar nëpër grupime negative regressive.
Fatkeqësisht sot ka gazeta dhe televizione private akoma më anarshiste kaotiste sesa gazeta “Bashkimi”, fletushka e frontit të internimeve makabre të llahtarshme kundër intelektualëve të kulturuar dhe shkrimtarëve modernistë të betuar për letërsinë njerzore me etikë dhe dituri shembullore por u internuan, u masakruan u diskriminuan egërsisht dhe tmerrsisht nga censura dhe katrahura mizore. Edhe shokët e mi Fadil Paçrami, Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli, Pirro Kuqi, Fatbardha Spahiu, Dhora Leka, Zydi Morava dhe 120 të tjerë poetë dhe romancierë.
Shkrimtari Faik Ballanca i njohuri im, por jo shoku im.
Faikun e tmerruan e kërcënuan i thanë: “ Nuk i botojmë librat e tua, do të burgosim do të pushkatojmë ”! Faiku u dëshpërua, u frikësua dhe vrau veten.
Mua më kanë kërcënuar dhe tmerruar 85 herë “ Nuk i botojmë librat e tua shkrimtari Sali Leka, armik i partisë i komunizmit. Do të burgosim do të pushkatojmë!”
Kurse unë nuk jam dëshpëruar as frikësuar as dëshpërohem as frikësohem.
Ashtu si Faik Ballanca janë poetë dhe romancierë të tjerë të maskaruar, por nuk i kujtojnë, emrat e tyre nuk i shkruajnë asgjëkundi, por mbushin çdo ditë faqet e gazetave dhe studio televizive me gënjeshtra dhe shtrembërime të rëndomta për shkrimtarë që as kanë vuajtur as dy orë burg as dy ditë intermim.
Tiranë, Mars 2019