Marionetat shqiptare të Erdoganit

1
1169

Opinione, Arbana Xharra, 26 Prill 2016

Para disa vitesh kur kishte ardhur në Kosovë Reccep Tayyip Erdogan, në pritjen e tij nga Qeveria e Kosovës, në restorantin “Gorenje”, pjesëmarrësit kosovarë, kryesisht ministra, mbanin ujë dhe lëngje në duar.

Me një përjashtim, madje të një zyrtareje qeveritare grua, që kishte marrë gotën e verës, të tjerët, pa alkool, kishin pritur me nderime autokratin Erdogan. Këtë rrëfim e tregojnë disa ish-zyrtarë qeveritarë pjesëmarrës në këtë pritje, më shumë të çuditur se si kjo grua nga Qeveria e Kosovës nuk kishte pranuar t’i nënshtrohej agjendës përulëse ndaj Erdoganit, atëherë kryeministër i Turqisë.

“Vëllain” Erdogan duhej respektuar me nënshtrim deri në mosguximin e pirjes së një gote verë përpara tij. I njëjti në 2013-n, iu adresuar qytetarëve nga Prizreni se “të gjithë i përkasim një historie të njëjtë, një kulture të njëjtë, një civilizimi të njëjtë. Ne jemi vëllezër të asaj strukture. Mos harroni Kosova është Turqi, Turqia është Kosovë!”. E kush të bëjë zë?! Çele gur gojën…

Madje ish-kryeministri Hashim Thaçi, edhe pse s’njihet si ndonjë besimtar i denjë i fesë islame, pat shkuar bashkë me Erdoganin dhe myftiun Naim Ternava për të falur drekën në Xhaminë e Madhe të Prishtinës. Të njëjtin e ndiqnin pas kur erdhi në inaugurimin e Aeroportit të Prishtinës, Hashim Thaçi bashkë me Edi Ramën.

Nuk shkoi shumë dhe Rama i premtoi hapësirë në qendër të Tiranës për të ndërtuar xhaminë më të madhe në Ballkan, derisa në Kosovë kishte ndërtuar përmes organizatave shtetërore, dhjetëra xhami dhe shumë të tjera nga periudha otomane i kishte rinovuar.

Agjenda neo-otomane në Kosovë

Me vetëdije të plotë, si Kosova edhe Shqipëria ua hapën dyert politikave turke që të promovojnë agjendën neo-otomane, e cila ka një qëllim: shtrirjen e influencës në ish-territoret e Perandorisë Osmane.

“Turqia po eksporton islamizmin nën maskën e bashkëpunimit kulturor. Po ashtu, ajo synon avantazhin ekonomik duke përdorur bizneset si leva për të konsoliduar interesat e saj kombëtare.” Këtë e thotë media më e madhe online në SHBA “Huffingtonpost”. Pra shtrirja e ndikimit turk, që nisi në Bosnjë e po vazhdon në trevat shqiptare, është spikatur edhe nga të tjerët shumë më larg nesh.

Jo pse Erdogani e qeveria e tij kanë interes ekonomik për tregjet tona shumë të vogla, ai e ka bërë të qartë agjendën e tyre ideologjike në krye me islamin politik. Investime marramendëse janë bërë në Kosovë, por jo në fabrika. Agjencia Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (TIKA) është mekanizmi parësor përmes të cilit Turqia avancon agjendën e saj ideologjike.

“TIKA është pararojë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), që mbështet formacionet e ‘Vëllazërisë Myslimane’ në botë. TIKA drejton një strukturë paralele të politikës së jashtme në koordinim me Ministrinë e Kulturës në Turqi, si dhe Kryesinë për Çështje Fetare për ta promovuar agjendën islamike të AKP-së”, shkruan “Huffingtonpost”, duke e ripërsëritur se TIKA operon nën maskën e një agjencie për mirëqenie sociale në Kosovë.

Në Kosovë, citon hulumtimin e gazetës “Zëri”, organizatat shtetërore mbështetën më shumë se 400 projekte në fushën e agrikulturës, shëndetësisë dhe shkollimit edhe në shumë xhami e tyrbe. Shërbime shëndetësore të përballueshme ofrohen në Kosovë nëpër spitale e klinika turke, të sponsorizuara nga TIKA.

Qindra bursa e aktivitete të tjera, për të cilat jo vetëm imamë, por edhe profesorë të shkollave të mesme dhe atyre të UP-së, u jargavitën parave të Erdoganit.

Derisa astete kryesore në vend, Distribucioni i KEK-ut dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, tashmë, janë në duart e kompanisë ku aksionar është dhëndri i Erdoganit në kompaninë “Limak Holding”. Sikur t’u mjaftonte me kaq. Turqia kohë më parë kishte synim edhe kampin amerikan “Bondsteel”.

“Turqia ka treguar gatishmërinë e saj për të marrë përsipër kontrollin e bazës amerikane ‘Bondsteel’ në Kosovë, pasi forcat amerikane të tërhiqen”, shkruante muaj më parë “Huffingtonpost”.

Të gjunjëzuarit e Erdoganit

Edhe pse Kosovën e mbron ushtria më e fortë në botë, NATO, Erdogani disa herë ka luajtur lojën politike gjoja “kërcënon” Serbinë se do ta mbrojë me ushtrinë e vet Kosovën. Ndërsa gjatë vizitave të tij në Serbi ai është shfaqur si mik i sinqertë i serbëve, duke kërkuar bashkëpunim ndërshtetëror politiko-ekonomik.

Përafrimi i politikanëve shqiptarë, ku nuk fshihet në Maqedoni, parti politike si “Besa” marrin direkt para nga Erdogani, janë hapa të sigurt drejt turqizimit të shqiptarëve dhe interesin e Serbisë për defaktorizimin e shqiptarëve, duke rikujtuar se qysh një shekull më parë ish-ministrit serb, Ilia Grashanin, i kishte rënë kambanës.

Sot një ngjarje e tillë na sjell përpara syve këta udhëheqës tek i “gjunjëzohen” Erdoganit, i cili me agjendë haptazi islamike arriti të shtrijë fare lehtë edhe ndikimin e tij ekonomik, duke marrë në dorë asetet kryesore. Sepse këtu është esenca e veprimeve të tij edhe brenda Turqisë. Duke përdorur fenë, arriti të marrë dhe të mbajë pushtetin.

Po feja nuk është e mjaftueshme për të ndërruar identitetin e një populli. Erdogan me të gjitha politikat që ndjek ndaj Kosovës kërkon të na zhbëjë edhe historinë. Pas kërkesës për të ndryshuar librat e historisë na vjen një shembull i vogël e domethënës.

E jo rastësisht dhe pa agjendë u dha edhe deklarata e zv/kryeministrit turk, Numan Kurtumulus, në Kosovë, kur e përsëriti disa herë se “Kosova është pjesë e botës islamike”, se “Turqia është e lidhur emocionalisht me Kosovën” dhe se “Kosova ka kulturë islame”, madje përpara syve të politikanëve tanë.

Ky përfaqësues i autokratit Erdogan, vetëm sa rikonfirmoi agjendën turke në Kosovë, për të cilën është punuar intensivisht qysh nga mbarimi i luftës 1999.

Të pavetëdijshëm për shtrirjen e ndikimit turk, duke qenë të zënë me ndërtimin e institucioneve tona, paratë nga Turqia kanë mbushur vazhdimisht gropat e zbrazura. Sot të kritikosh Erdoganin në Kosovë, një numër jo i vogël i shqiptarëve t’i “nxjerrin sytë”.

E adhurojnë një autokrat, diktator që arreston e burgos gazetarë pse e kritikojnë, atë që solli autoritarizmi e jo demokracia në krye të Turqisë.

1 KOMENT

  1. Një person i konfesionit Musliman keto ditë e zbuloi personalitetin e tij te vertete te një antishqiptari. Xhabir Hamiti shpesh here paraqitej rrejshëm nëpër media apo ne biseda private si një musliman i moderuar, edhepse muslimani mund te jete vetem Musliman, as i moderuar as primitiv as radikal as politik… por Musliman.

    Musliman ose je ose nuk je. Nuk ka verzion tjeter.

    Xhabir Hamiti paraqitej kinse ka konflikt konceptual ne BIK me Muslimanin kryesor te Kosoves Naim Tërnava, por ne te vertete nuk kishte as konfliktin me te vogel konceptual, sepse s’ka konflikt konceptual te Muslimanet, por ka konflikte financiare apo konflikte per pozita administrative ne Shtetin Laik te Kosoves, ne te cilin shtet BIK eshte nje organizate joligjore, meqe nuk eshte regjistruar ne asnje institucion shteteror te Kosoves.

    Xhabir Hamiti keto dite kerkon njesoj sikur Naim Tërnava qe ne Kosove, ne shkollat laike shtetrore te futet mesimi musliman duke tentuar fillimin e shkaterrimit perfundimtar te Kombit Shqiptar ne Kosove, dhe fillimin e prodhimit industrial te Muslimaneve ne Kosove.

    Nje tjeter musliman me emrin Sabri Bajgora thote qe mesimi fetar i pengon dukurite negative! Nuk ka dukuri me negative se religjioni e sidomos religjioni musliman qe eshte dukuri katastrofale negative, me e rrezikshme se hajnia, droga, prostitucioni, terrori etj. Mesimi fetar eshte dukuri me negative qe mund t’i ngjaje kombit SHQIPTAR.

    Religjion Musliman urdheron qe qdo Musliman prioritet te e kete muslimanizmin, ndersa e ndalon perkatesine kombetare. Sipas kesaj urdherese nuk ka kombe, dmth nuk ekzistojne kombet por ekziston Muslimani.

    Rrjedhimisht nuk ka Shqiptar.

    Ne Kosove sot ka afersisht 20-25 mije praktikues te muslimanizmit, duke u bazuar ne numrin e muslimaneve qe shkojne ne faltoret muslimane, ne Xhamia, ne baza ditore. Prej ketyre 20-25 mije Muslimaneve, ka musliman me prejardhje te ndryshme, siç jane Shqiptar, Serb, Turqeli, Romë, Malazez, etj, por shumica jane me prejardhje Shqiptare.

    Xhabir Hamiti kërkon qe per 20-25 mije musliman te imponohet mesimi musliman neper shkolla publike edhepse 95% te popullates se Kosoves nuk praktikojne asnje religjion ne asnje institucion relixhioz. Imponimi i mesimit fetar eshte tradhetia me e madhe qe mund t’i behet kombit Shqiptar, sepse vetem ne shtetin e ish mbreterise Jugosllave lejohej vetëm …mesimi fetar per Shqiptarët!!!

    Shkaterrimi i kombit Shqiptar është plan i vjeter e serbeve dhe turqve.

    Sot jemi ne kthesen historike: ose te jemi SHQIPTAR ose te mos jemi Shqiptar. Ne kete kthese historike duhet te luftohet pa asnje kompromis tentimi i forcave te llojit Xhabir Hamiti dhe Naim Tërnava, qe e kerkojne shkaterrimin perfundimtar te kombit Shqiptar.

    Keto dy personalitete muslimane, jane konvertuar nga Shqiptari ne Musliman dhe eshte çeshtje e tyre personale, por ne qe e konsiderojme vehten Shqiptar duhet te mbrohemi nga sulmet e ketyre dy Muslimanve, qe deshirojne te prodhojne musliman ne menyre industriale…

    Muslimanet e Kosoves duhet te praktikojne religjionin musliman ne faltoret muslimane …dhe kjo eshte definitive.

    Ritualet fetare nuk duhet lejuar ne instutucionet publike.

    Nese ne Egjipt ne tre vitet e fundit jane mbylle 34 mije faltore muslimane, eshte a arsyeshme qe ne Kosove te behet i njejti veprim. Pra Kosova definitivisht duhet te jete shtet sekular, ndersa religjiozet e kane vendin ne faltoret religjioze, e kursesi ne shkolla publike por vetem ne shkolla fetare.

    Muslimani Xhabir Hamiti jep shembuj se ne disa shtete ka mesim religjioz. Sigurisht qe ka por ne Kosove nuk duhet te kete, sepse Kosova i ka tre religjione, dhe te gjitha religjionet i kane shkollat e tyre. Pastaj ka religjione te ndryshme, dhe asnjera prej tyre nuk eshte e njejte ne filozofi.

    Poashtu mbrenda religjioneve ka mijera verzione dhe interpretime.

    Ato interpretime dhe versione le te jene çështje e personave religjiozë… e kursesi e atyre qe nuk praktikojne asnje religjion.

    Xhabir Hamiti neser do te kerkoje qe te aplikohet Sheriati.

    Prandaj personave sikur Xhabir Hamiti dhe Naim Tërnava …duhet treguar ku e kanë vendin… ne objekte religjioze per praktikim te religjionit.

    Nese kerkon praktikim te religjionit ne shkolla, atëhere mund te kerkohet edhe ne restorante, shtepi publike apo prostitucioni, stadiume, kafeteri, pishina, gjithkund!!… ne plazhë, ne Korzo… ne shitore, shoping qendra… etj. etj.

    Xhabir Hamiti edhe Naim Trrnava ju jeni… tradhetarë, sepse ju e urreni Gjuhen Shqipe, Gjergj Kastriotin, Plisin, veshjet kombetare SHQIPTARE. JU E URRENI HISTORINE E kombit Shqiptar… dhe ne fund ju urreni kombin SHQIPTAR, sepse keshtu ju dikton religjioni Musliman. Ju vesheni si arab, dukeni si arab, ligjeroni si arab ne gjuhen arabe, madheroni historine arabe, punoni per interesat e arabeve… dmth. ju jeni turko-rabë e jo shqiptarë.

    Ose je Shqiptar, ose musliman.

Komentet janë mbyllur.