M Ë S U E S J A – poemë nga Atdhe Geci

0
883
Rrustem Geci - vepra

M Ë S U E S J A

p o e m ë

Më vjen turp ta them,
më vjen ndot ta kujtoj,
arresti i asaj mbrëmjeje
më ka plagosur rëndë.
Asgjë s’më kall tmerr
më shumë se ai arrest
ku për “mësimin e lirisë”,
më rrahën e më dhunuan.
Më vjen turp ta them,
më vjen ndot ta kujtoj,
por atë arrest të serbit,
as tash unë s’e kuptoj.
Ndodh qyteteve të mëdha
ka plot grupe mafiozësh,
po arresti i asaj të hëne
ishte dora vet e shtetit.
Në atë terr të atij shteti
unë pashë vetëm vrasës,
policë nga të çmendurit
që gajaseshin, tiiiiiiiiiii!…

2
———————————-
Më vjen turp ta them,
më vjen ndot ta kujtoj,
arresti asaj mbrëmjeje
më lëndoi sa s ́ bëhet.
N ́atë burg të Gjilanit,
mes mureve të errësirës,
vetëm ato mure e dinë
çka u bënin mësueseve.
N ́atë kalvar të burgut
që ishte poshtë atij ferri,
pësova më të rëndën
dhe atë plagë të ndyrë.
Më vjen turp ta them,
më vjen ndot ta kujtoj,
por ajo llavë e policëve
më ka lënduar rëndë.
Pas gjithë asaj torture,
pas gjithë atij dhunimi,
unë vdekjen dëshiroja
si gjënë më të bukur.

3
————————————–
Të çmendurit e atij shteti,
të çmendurit e atij pushtimi,
me ato tortura merreshin,
të vrisnin ç l i r i m t a r ë t.
Unë s’isha vetë, as vetëm,
ishim tri shoqe, tri mësuese,
tri dele për atë mbrëmje,
për t ́i “ kënaqur ” policët.
Në këtë qytet jam lindur,
në këtë q y t e t jam rritur,
këtu kam gjakun e ëndrrave,
dhe ish jetën time të bukur.
Me Astritin njihem moti,
me atë unë e kam një vajzë,
e kemi pagëzuar, Etleva,
Ajo është akoma e vogël.
nga ato gjëra ajo s ́kupton,
ajo plagë mua më dhemb
si një monolog i fshehtë.

4
————————————-
Etleva, shpirt i mamit,
këndo, kërce, dhe luaj
se ti e meriton këtë jetë,
ti e meriton këtë gëzim.
plaga ime është imja,
e imja dhe e askujt tjetër,
i thosha unë vetvetes sime
Me të gjitha ato plagë në
Shpirt, ajo kohë s’ishte imja,
bisedoja unë me veten:
si ta shkul, dhe ta harroj,
si ta nxjerr jashtë at´plagë
nuk qenka e lehtë, jo!
Etleva; me ty e kam lehtë
por, me Astritin… s’di…
me atë e kam të vështirë,
dhe s’di si t’ia shpjegoj.
unë nuk ia them dot,
në këtë pikë-dhimbjeje.
plagës ime është i rëndë
dhe atë mund ta vrasë.

5
————————————-
Në dhomë jam vetëm,
jam në luftë me vetveten,
në këtë çast tejet tragjik
plaga s’më lë të hesht.
E gërvishtura më gërryen
se ajo plagë e atij arresti
po ma gërryen shpirtin.
Etleva, shpirti i mamit,
rritu me ëndrrat tuaja
se ti je e pastër si qielli
dhe e meriton këtë jetë,
se ajo që më ka ndodhur
mua , është drama ime
dhe dramë e askujt tjetër.
Me foton e saj në dorë
Ëmla bënte betejën e saj
dhe shikonte revolverin.
Përse unë të vetvritem
përse ta lë vajzën jetime
për plagën që s’e desha!

6
———————————-
Nga jeta e një gruaje
këputa këto fragmente
të Luftës së Kosovës
që ai arrest i serbit
të mos mbetet i heshtur.
Qytetarë të vendit tim,
kujdes mbi gratë tuaja,
ai shtet atë fytyrë kishte,
Ju që e njihni gruan,
shpirtin e s aj të butë,
ju që i puthni, e i doni,
mos ua prekni trazimet,
mos kërkoni fundin e
barkut, fundin e gjërave
Gruaja është mëma, që
e ka lindur këtë popull!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2019