Platforma për dialogun, Serbia dhe barra n’shpinën e Kosovës për “stabilitetin rajonal!”

0
377

Nga: Gjergj Kabashi

A jeni duke e vërejtur se miratimi i platformës për dialogun në mes të Kosovës e Serbisë, i ka çmendur fare udhëheqësit e Serbisë, duke nisur nga Vuçiq që sot ka paralajmëruar se do ta mbaj “urgjentisht” Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi platformën për dialog e kanë kuptuar “si shpallje lufte Serbisë”, nga ana e Kosovës !

Retorikë dhe propagandë e njohur serbomadhe kjo, por mjaft e rrezikshme dhe zjarrvënëse.

U dëgjua edhe i ashtuquajturi “ministër për Kosmetin” nga Qeveria e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili paralajmëroj se Vuçiqi “do të dijë si t’i mbrojë serbët në Kosovë”. Kjo do të thotë që ata ende shohin ëndërra në diell dhe shpresojnë se përjetësisht do ta mbajnë të destabilizuar Kosovën, shtetin e ri europian, duke i mbajtur të instrumentalizuar serbët në gjithë Kosovën, për qëllimet e synimet serbomëdha.

Politika e Kosovës, me përjashtim të Kalit (tonë) Trojës, HTH, – i cili sipas të gjitha gjasëve e ka ngashnjyer Serbinë si të ishte një serbomadh i vërtetë (e jo si “presidenti ynë”), se mund t’i jipet territor i Kosovës por me kusht që ajo ta ndihmoj që të mbrohet “një bythë” “Kosove”, ka obligim kushtetues e kombëtar që mos ta bëjë asnjë lëshim në dialogun ndërshtetëror me Serbinë dhe që, siç parasheh platforma e miratuar në Kuvendin e Kosovës dje, në dialog mos të cenohet statusi i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, territori dhe kufijtë e saj. Ky përcaktim për mbrojtjen e integritetit territorial e Kushtetutës së Kosovës, e ka cmendur Serbinë, ashtu e kështu të cmendur !

Prandaj, edhe sjellja si e një të tërbuari e Marko Gjuriq, kur thotë: “Adoptimi i platformës që parasheh si rezultatin e vetëm të mundshëm të dialogut njohjen, pa trajtuar të drejtat dhe pozitën e serbëve, tregon se Prishtina në këtë mënyrë ka dërguar mesazhin se ky është fundi i dialogut”, ka deklaruar Gjuriq para gazetarëve.

Problemi është krejt tjetër e krejt ndryshe Marko Gjuriq. Serbia duhet ta marrë mesazhin e vërtetë se kërkohet reciprocitet në të gjitha aspektet ndërmjet të dyja shteteve, ndërsa të drejtat e serbëve në Kosovë nuk mund t’i garantojë Serbia e as “HTH”, kur ato i garanton Kushtetuta e Kosovës, si për të gjithë qytetarët e tjerë të vendit pa dallim në përkatësi etnike, religjioze apo pa e dalluar e diskriminuar jofetarizmin e tjetrit.

Gjuriq beson se vendimi “i autoriteteve në Prishtinë”, siç shprehet, e kanë vënë Serbinë në pozitën më të vështirë që nga viti 2011. Megjithatë ka pranuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ftuar për nesër takim urgjent të Këshillit për siguri kombëtare, për shkak të provokimeve të “shqiptarëve të Kosovës” !

Dhe shton se “beson se Serbia do të dijë që në mënyrën e duhur t’i përgjigjet kësaj sfide, dhe të mbrojë interesat kombëtare, pozitën dhe të drejtën e serbëve në Kosovë dhe Serbi.” Këtu është thellbi i problemit sipas Serbisë , pasi ajo vazhdimisht mendon e do të jetë pjesë e dialogimit të çështjeve të brendshme të Kosovës, duke mos i konsideruar legjitime ato që i parasheh “Pakoja e Ahtisarit” për serbët, pasi synon që ata t’i shndërrojë në “gur mulliri në qafën” e Kosovës, si një pakicë kolonialiste, që nuk e lë të stabilizohet një vend tashmë të pavarur , ku mbi 90 për qind e popullatës janë shqiptarë.

Pas miratimit të platformës së shumëpritur për dialogun, ku më nuk ka të drejtë të flas e premtoj çkado që t’i teket një “presidenti”, megjithatë janë shqetësuese e të shtijnë me menduar deklaratat si ajo e ambasadorit amerikan në Bosnjë e Hercegovinë, Eric Nelson e të tjerëve si ai, i cili në një prononicim, së fundmi, tha se “e vetmja ngjashmëri është se Kosova po dëshiron që t’i sjellë stabilitet rajonit dhe është e gatshme për të bërë kompromise të rëndësishme për të siguruar të ardhmen e tyre në BE, OKB dhe NATO.

Shtrohet pyetje nëse Kuvendi i Kosovës dje e ka miratuar Platformën për Dialogun me Serbinë, ku vihet theksi në atë se nuk mund të bisedohet në asnjë mënyrë me Serbinë për çështje të brendëshme dhe kufinjtë e Kosovës, atëhere kush paska legjitimitet që në emër të Kosovës të bëjë ”kompromise të rëndësishme për të siguruar të ardhmen e tyre në BE, OKB dhe NATO.”?!

Mos vallë për ta siguruar të ardhmen tonë “në BE, OKB dhe NATO.”, u dashka që ne shqiptarët (e Kosovës, në këtë rast) vazhdimisht t’u japim territore tona fqinjve tanë, që ashtu e kështu na kanë pushtuar territore të mëdha ?!

Mos vallë “Gjarpëri” ende u sillka e veproka këndejpari në mënyrë të fshehur, siç din ai helmues i madh, dhe veproka e vendoska “për Kosovën” e në emër të saj, dhe se platforma e tillë e miratuar dje në Kuvend qenka vetëm për “konsumim të brendshëm” apo për t’i qitë hi syve popullit të Kosovës nga ana e një “presidenti” të gatshëm të bëjë “kompromise të rëndësishme”

(“Presidenti” është i njohur për shprehjen: “kompromise të dhimbshme”), sepse Kosovës sonë të vogël që do t’a bëjë edhe më të vogël, i paska rënë barrë e rëndë për t’i sjellë “stabilitet rajonit”, (barrë që nuk e paska Serbia , agresorja e njohur ndaj shumë popujve në rajon!); në të vërtetë që ta bëjë të pamundurën që për shkak të sherreve të tij të paimagjinueshme, të mëshirohet ndërkombëtarisht si njeri i “ndërtimit të paqes” qoftë edhe në dëm të popullit e territorit të vendit të vet, me qëllimin e synimin e vetëm që i sillet vazhdimisht në kokë , pra që të mos marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës, një gjykatë kjo me pasoja antishqiptare për dëmet që mund t’ia shkaktojë Kosovës, m’u sherri i njerëzve e “politikanve” të shpifur si “presidenti ynë”, kjo roje gjigande e paqes rajonale, europiane e botërore ?! …

“Presidenti” që do t’ia lë barrë n’shpinën e shpirtin e Kosovës sonë të vogël, “stabilitetin rajonal !”