Mësimdhënia është një profesion i shenjët i cili rrezaton dritë dhe dituri

0
540
Nue Oroshi, kështjellë

Nue Oroshi

Mësimdhënia është një profesion i shenjët kombtarë. Rruga e mësimit të shkronjave shqipe ka qenë një rrugë e përgjakshme e cila është gjakosur gjatë shekujve me radhë si nga pushtuesit osmano-aziatik po njashtu edhe nga ata karpatian. Këtu do t’i shënoj vetëm dy raste njërin me atdhetarin Petro Nino Laurasi i cili helmohet nga gjonturqit dhe i cili e kishte parandjer këtë helmim kur ju drejtohet struktuarave pushtuese osmane me këto fjalë: “Bejler dhe agallar më vrisni por gjakun tim ma ruani se u nevoitet nipave tuaj që ta shkruajnë gjuhën shqipe.” Te njëjtën urrejtje sikurse osmanlit për gjuhen shqipe e kishin edhe serbët.

Deri sa ata vrasin Petro Nino Laurasin serbët me të njejtën metodë e vrasin atdhetarin dhe shperndarësin e gjuhes shqipe At Shtjefën Gjeçovin.Gjeçovi u vra se zbulonte arkeologjinë shqiptare dhe shpërndante rrezët e diturisë në gjuhen shqipe, ai në kishën e Zymit mblidhte nxënësit hasian pa dallim feje dhe iu mësonte shkronjat shqipe. Gjakosja e mësimit shqip është mjaftë e gjatë. Këtu dua të përmendi një rast që e ngjalli Kosovën kombëtarisht dhe iu hapi dritën e diturisë.

Ish Ministri i Arsimit profesor Ernest Koliqi dhe ish Ministri i Puneve të mbrendshme Kapidan Mark Gjon Marku duke llogaritur se pa Kosovën, Shqipëria gjithmonë ka me qenë e sakatosun i dërguan mbi 300 mësues nga Shqipëria në Kosovë. Është fatkeqësi se ende këtij rrezatimi historik dhe kombëtarë nuk i ipet vendi i merituar. Se ishin pikërisht këta 300 mësimdhënës nga Shqipëria që shpërndanë rrezet e diturisë anë e kënd Kosovës. Faleminderit profesor Ernest Koliqi, faleminderit Kapidan Mark Gjon Marku që e shqiptarizuat Kosovën dhe i vëndosët bazat e para të diturisë në gjuhën shqipe.

Profesioni i mësuesit është një profesion i shenjët i cili rrezaton dritë dhe dituri. Të gjithë elita intelektuale qoftë akademikë, prof., dr, mjek, inxhinier, ekonomista e jurista, politikanë e qeveritarë kanë kaluar nëpër dorën dhe mendjën e mësuesve. Në këtë ditë ku gëzohen mësuesit për atë që bëjnë në shpërndarjen e dritës së diturisë dua të përmend dy mësuesit e mij të parë në shenjë respekti dhe nderimi. Pra, mësuesit e mijë të parë Gani Thaqi dhe Nikollë Kqira të cilët nuk jetojnë më.

Fatkeqsia e deshi që të dytë shkuan të rij.Mësuesin Gani e kisha mësues katër vjet në shkollën fillore nga ai e mësova alfabetin shqip ndërsa mësuesi Nikollë më mësoj se si duhet ta dua historinë shqiptare. Nga dashuria që kisha krijuar për historinë vendosa që ta studioj me shumë pasion. Dhe vërtetë nuk kisha gabuar fare. Sa më shumë që thellohemi në profesionin e historianit aq më shumë na dalin ngjarje dhe portrete historike të pastudiuara deri me tani.

Të gjithë ata që sot e kanë ditarin në dorë dhe janë duke i shpërndarë rrezët e diturisë duhet të ndijnë vehtën krenarë për punën e shenjët që bëjnë, rrezja e diturisë përpara do t’na shpje përpara drejtë lirisë o populli im, ishin fjalët e Naim Frashërit. E Luigj Gurakuqi në poezinë Qëndresa do të shkruante: “Veç nji qëllim i naltë t’ban me durue e zemrën ta forcon; ndër kundërshtime s’vyen kurr me u ligshtue, mjerë ai qi nukë qendron“.

E në të shumtën e rasteve mësuesit tanë i patëm qëndrestarë ata për të shpërndarë rrezët e diturisë e sakrifikuan edhe jetën siç është rasti me Petro Nini Laurasin e Atë Shtjefen Gjeçovin por edhe shumë mësues të tjerë që u sakrifikuan në mënyra të ndryshme gjatë shumë periudhave historike ku ishin në ballë të shperndarjës se dritës dhe duke e luftuar terrin. Se sa kanë qenë dhe janë të lidhur historikisht mësuesit e devotshëm shqiptarë me arsimin po e jap një rastë mjaftë interesantë që dëgjova në akademinë e 11 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës që u mbajtë në Rovinjë të Kroacisë.

Aty dëshmuan dy ish mësues burrë e grua Dr. Bekim Avdija dhe mr. sc. Lumnije Avdija të cilët nën krismat e plumbave kishin marrur mbi 120 nxënës të shkollës së Gllogjanit dhe i kishin strehuar në Kishën Katolike në Novosellë të Gjakovës. Gjesti i tyre ishte heroik se ata nuk dinin se ku i kishin fëmijët e tyre por shpëtuan nxënësit e tyre.

Në fund iu uroj të gjithë mësimdhënësve shëndet të plotë dhe punë të mbarë në profesionin e shenjët kombëtar. Të gjithë njerëzit, mund t’i shmangën shumë rrugëve gjatë kalimit të dritë jetës e deri në kalimin e dritë vdekjës por asnjëri nuk mund t’i shmangët rrugës së diturisë që marrin në shkolla. E këtë dituri e shpërndajnë mësimdhënësit tanë.