Politiko.al, 6 mars 2019
Institucionet shqiptare kanë anuluar rinovimin e lejes së qëndrimit për gazetares angleze, Alice Elizabeth Taylor, e cila ka qenë mjaft kritike me qëndrimet e saj në disa artikuj të publikuar në media.
Informacioni është bërë i ditur nga vetë gazetarja me anë të një postimi në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se është kërkuar largimi i saj, ndonëse është në muajin e 6-të, të shtatëzanisë me fëmijën e të fejuarit të saj shqiptar.
“Qeveria shqiptare, pasi më ka sulmuar mua dhe partnerin tim për shkak të punës sime si gazetare dhe kritikat e mia ndaj tyre, tani kanë anuluar rinovimin e lejes sime të qëndrimit. Kështu që tani jam këtu në mënyrë të paligjshme dhe kërkohet të largohem, pavarësisht se kam një certifikatë mjekësore, duke thënë se nuk mund të udhëtoj për shkak të komplikimeve, që dalin nga të qenit gati 6 muaj shtatzënë. Me një fëmijë shqiptar”, shkruan Taylor.
Ndërsa veprimtari i shoqërisë civile, avokati Altin Goxhaj i përgjigjet: “Për sa kohë që ju raportoni për Rusia Sot, ne nuk u duam këtu… Faleminderit!” E rrallë për avokatin Goxhaj të mbështesë një vendim të qeverisë së Ramës… :p