Si dhe kush e përgatiti Flamurin e Kastriotit, i cili u ngrit në Krujë ?!

0
748
Flamuri i Gjergj Kastriotit

Gjon Keka

Siç e përshkruajnë shumë kronistë, por edhe vetë Marin Barleti e Dhimitër Frangu, pasi Gjergj Kastrioti Skënderbeu u kthye në atdhe atë e priste e motra Mamica, e cila kishte mbetur vetëm, pas vdekjes së nënës së tyre, e cila kishte vdekë me sy të përmallur për të birin, i cili për pak ditë nuk kishte mundur ta gjente atë të gjallë e të çmalleshin sëbashku.

Sidoqoftë, duke u bazuar në shumë dokumente dhe kronika si dhe në veprat e Barletit dhe Frangut del që Flamurin ose e kanë punuar nëna e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe ia ka lënë Mamicës kujtim, që nëse kthehet Gjergji ta mbaj lartë atë, ose vetë motra e Gjergj Kastriotit, Mamica, për të cilën thuhet se ka mbajtur herë pas herë letërkëmbime të fshehta më të vëllan, pra Gjergj Kastriotin.

Duke mos u zgjatur më shumë, kjo është vetëm një ide që mund të na sjellë tek dokumenti historik, se kush në të vërtetë e përgatiti Flamurin me Shqiponjën, si simbol i Kastriotit dhe nga kush u përgatit dhe u ruajt ai flamur i ynë kombëtar i shenjtë, hulumtimet e mia në vijim do të jenë në disa pika të rëndësishme, të cilat nuk janë trajtuar e njëra nga to është edhe kjo e nxjerrjes në dritë të asaj dite të madhe të përgatitjes, ruajtjes dhe ngritjes së Flamurit në Krujë më 28 nëntor 1443.