DUKE KUJTUAR ME RESPEKTE PRINDËRIT ARSIMDASHËS BARIE & HILMI RIZA MYRTAJ

0
1030

Foto: Barie Myrtaj & Hilmi Riza Myrtaj

I kam njohur në vitet 70 – 80 të shekullit të kaluar në qytetin minator Selenicë Vlorë. Kisha nxënës Mendim Hilmi Myrtaj, Anxhela Hilmi Myrtaj dhe Genci Hilmi Myrtaj, të cilët ishin si engjëj, me sjellje shëmbullore. Në takimet pedagogjike me prindër befasohesha me kulturën e komunikimit të prindërve arsimdashës Barie & Hilmi Riza Myrtaj, të cilët kanë lindur, rritur e arsimuar fëmijë të edukuar e me prirje të talentuara. Fëmijët më të rritur, i miri i dashuri Selim Hilmi Myrtaj kishte shkëlqyer në studimet univesitare për inxhinjer, Vajza Shano Hilmi Myrtaj ishte mësues e talentuar dhe ishte kolege me bashkshorten time në fshatin kodrinor Treblovë. Djali Vladimir Hilmi Myrtaj ishte gjimnazisti më i shkëlqyer, që kishte mbaruar shkollën e mesme vetëm me notat maksimale 5 të asaj kohe.

Kur bëja historikun e gjimnazit “Hajredin Beqari” Selenicë dhe muzeun e shkollës u befasova kur lexova në amzën e gjimnazit se ish maturanti Vladimir Hilmi Myrtaj ishte me nota të shkëlqyera, por nuk i kishin dhënë të drejtë studimi dhe punonte mekanik në ofiçinën e minierës Selenicë dhe e shikoja tek punonte i përqëndruar e me shumë përkushtim në punë. I heshtur tepër i urtë rezatonte mirësi. Djali Faruk Hilmi Myrtaj, i cili kishte mbaruar gjimnazin por ishte penguar për të vazhduar universitetin, ishte i talentuar në letërsi, por kishte filluar punën në minierë. Atje në minierë duke punuar sfidoi shumë vështirësi duke enderruar të shkonte në universitet. Kishte shkruar vëllimin e parë me tregime dhe prazantimin në godinat e drejtorinë së minierës e drejtoi shkrimtari Teodor Laço.

Ishim disa intelektualë që shprehën e vlerësuan talentin e krijuesit të talentuar Faruk Myrtaj. Në vazhdimësi i talentuari Faruk Myrtaj krijonte dhe endëra e tij ishte të vazhdonte studimet universitare për Letërsi, por me shumë vështirësi arriti të studjonte për inxhinjeri në fakultetin Gjeogji-miniera. Për vitet në vazhdim talenti Faruk Myrtaj ka botuar disa vepra letrare në prozë e poezi që publiku artdashës ka shprehur konsiderata e vlerësime maksimale. Ishte një talent në jetën qytetit Selenicë, por tani është i mirënjohur në botën e gjërë letare kombëtare e ndërkombtare me krijimtarin e tij cilësore letrare filozofike si në prozë e poezi.

Djali Zagoll Himi Myrtaj pas mbarimit të gjimnazit punonte në shërbim të minierës si shofer duke rrezatuar edukatën shëmbullore të prindërve Barie & Hilmi Myrtaj. Tre fëmijët e tjerë që u kam dhënë mësim Mendimi, Anxhela e Genci ishin modeli më i mirë i urtësisë, korektësis, që në orët e mësimit ishin tepër të vemendshëm dhe jashtëshkolle shumë të respektueshëm. E gjithë familja Barie & Hilmi Riza Myrtaj ishte modeli sjelljes së kultturuar në qytetin e Selenicës. Dhe kjo ishte rrjedhojë e edukatës shëmbullore të dy prindërve të mrekullueshëm që u dhuronin fëmijve shumë dashuri, ishin të mirë më të mirët e të mirëve.

Nëna Barie ishte Hynore. Prindi Hilmi Riza Myrtaj kishte lindur i ditur, ishte me zgjuarësi që të lexonte mendimet me sy. Gjatë punës fizike që na detyronin të bënim në brigadat e fermës Selenicë, brigadieri Petraq Simoni më caktoi të punoja në sektorin e foragjereve të kultivimit të lakramesë si ushqim për lopët e fermës, Atje në parcelat e fushës buzë lumit Vjosë ishte prindi Hilmi Myrtaj, i cili me shumë dashamirësi më ofroi të bëja tarrjen e lakrameve të dëndura. Bisedat që bëja në kohën e pushimit me prindin Hilmi Myrtaj më pasuronin me dituri. Nuk e dija që vite më parë kishte qenë drejtor e mësues.

Kur lexova librin “Armeni në rrugën e dritës” të autorit kolegut tim shkrimtarit Shpresim Kasaj, mbeta i mahnitur me faktin që drejtoi i parë i shkollës së Armenit Vlorë ,në vitet pas çlirimit të atdheut ishte prindi Hilmi Riza Myrtaj. Kishja bërë shumë biseda me prindin Hilmi Myrtaj por asnjëherë nuk më kishte treguar që kishte punuar në arsim. Ishte modest,shumë i thjeshtë, me karakter solid. Kam publikuar në medie para pak viteve një shkrim kushtuar drejtorit të parë të shkollës Armen Vlorë, të të ndjerit Hilmi Riza Myrtaj dhe sot në fejsbuk lexova dhe pashë fotot e prindërve të mrekullueshëm Barie & Hilmi Myrtaj, të publikuara me me dedikim për prindërit Barie & Hilmi Riza Myrtaj nga biri tyre i mirënjohuri Faruk Hilmi Myrtaj ku shkruan :

“Janë PRINDERIT…
Barie dhe Hilmi Riza Myrtaj…
Gjer vonë fare, babai zinte n’goje emrin e Lajmësit të midistë! Ndonjëherë edhe qortues! Se, edhe aq të lehtë nuk e patën…
Nëna jonë, ne e thërritëm Mama, ende kështu e përmendim, doli nga shtëpia e Isuf Hoxhës me kujtesën e qartë “kalove Vjosën, Vjosa aty është…” Shtatë Kuajt që e sollën nuse te djali i Riza Selimit, në Trevllazër, nuk do ktheheshin më pas…!

Ishte ende 17, nxënësja e parë në shkollën që i Ati vet, hoxhë me Zosime dhe me Stamboll, e çeli në fshat, Gorishovë, bijë e një nëne që në pajën e saj kishte edhe një Abetare.

Babai, Hilmiu – autoritar si ai, por na mësoi ta thërrsnim në emër- i iku fshatit, qysh në krye të herës. Nisi punë mësues, në disa fshatra të Vlorës, në Armen ku ishte nip u bë edhe Krye-Mësues, pastaj llogaritar/normist Llakatund, Selenicë – ku na solli thjesht e vetëm pë Gjimnazin aty. Pas 1967-ës… iu nënshtrua Revolucionit Kulturor Kinez në Shqipëri dhe kaloi në prodhim, në bujqësi!

Ajo, shoqja e Fatit të Tij, mamaja jonë, me perjashtim te vjeteve kur ai sherbeu mesues dhe e pati me vete, tere kohen tjeter punoi ne bujqesi.

Te dy jetuan për të plotësuar njeri-tjetrin, në qëllimin e shkollimit tonë, dhe b%rjes Njerëz. Padyshim ishte Ai, babai, që i rezistoi gjatë një kohe jo aq të kollajtë për të gjithë, por me lejen e Tij (!), ne fëmijët e Tyre, ne nje moshe te caktuar tashmë, sikur anojmë nga ndjes-ia se çmimin më të madh mbase e perballoi ajo!

“Të doni mamanë, se mua do më doni se s’bën!”, thoshte ai.
Por ishte Ai qe iku i pari, iku shpejt, 1998, i bindur se këtij vendi i duheshin ende kohë të bëhej… Mamaja iku tashmë vonë, 2014, Kur erdhi ora, dihej amaneti”: “Atje, tek Hilmiu…!”

Atje janë, në Trevllazër, në kodrën me dhè të bardhë, vend i bukur që ai e skicoi vet, me dorën e Tij

Mjeku Aleko Simoni, ish nxënës i mësuesit Hilmi Riza Myrtaj kishte komentuar :
I dashur Faruk, më emocionove shumë me ato që ju shkruanit për prindërit tuaj të nderuar dhe shumë të respektuar. Nëna juaj e madhe kishte dhe një bashkshort të mrekullueshëm, si ishte Z. Hilmi Riza Myrtaj, mësuesi im i klasës së dytë dhe të tretë. E doja dhe e respektoja shumë mësuesin tim të dashur,se edhe ai me sjelljen e tij prej prindi më jepte dashuri. Fati e solli që unë u bëra mjek dhe jetonim në një qytet. Sa herë që kishte nevojë për vizit mjeksore më thërrisste vetëm mua. Kjo më bënte të ndjehesha i vlerësuar see më vlerrësonte dhe më resspektonte mësuesi im i dashur Z. Hilmi. Më ka ngelur merak që kur u sëmurë së fundi nuk ju ndodha afër, se më kishte kërkuar. I paharruar kujtimi nënës suaj Barie dhe mësuesit tim të respektuar Hilmi Riza Myrtaj! Të rroni e ti kujtoni! Me shumë respekte Aleko Simoni

Z. Filip Lami kishte komentuar
“Të paharuar.Të dashur të mirë. isha i ri ndoshta i pa formuar në ato vite gjimnazi, prindët i kisha larg dhe fjala e tyre (shkoja shpesh tek Faruku) më dukej e ëmbël e haja me kënaqësi një fetë bukë apo një byrek nga duart e saj. Ishin të mrekullushëm ndaj lulëzoi familja Myrtaj sishte vetëm Faruku ishin të gjithë vëllezërit e motra. Përulem me respekt. Të jenë të paharuar dritë shpirti i tyre.

Shkrimtari Aleko Likaj kishte komentuar:
Faruk!, miku im i mirë, me ke folur shpesh për prindërit e tu me një sinqeritet gati fëmijërore gjatë bisedave tona të gjata në tel e në këto rjetet tona internetike, ku ndjehej dashuria e pakufishme e dhimbja e madhe për ta, duke vleresuar sakrificat dhe punën e madhe që kanë bërë për tju rritur dhe shkolluar dhe përgatitur për jetën. Nga mënyra, respekti dhe dashuria e madhe e pakufishme dhe nga qasja e rrëfimit gjithmonë të kam menduar si modeli fisnik në raportet prind-bir. Në shumë nga tregimet tuaja të mrekullueshme pothuajse këta njerëz të mirë e te thjeshtë i takon. I identifikoj nga rrëfimet për ta midis nesh, në raportet me mjedisin, jo si personazhe heronj, por si shpirti që ndez, frymëzon e ruan ekujlibrat midis se mirës e së keqes aty… Edhe pse nuk i kam njohur e takuar asnjëherë, ruaj një respekt të veçantë për prindërit e tu miku im. Qofshin të paharuar në zemrat tuaja dhe atyre që i kanë njohur e kanë patur raporte me ta, thjeshtë si njerëz të mirë të kësaj bote që na mungon sot. Përqafime.

Shkrimtari e poeti talentuar Noke Abilekaj kishte komentuar:
Po, përpjekjet këmbëngulëse për arsimimin e fëmijëve që të bëheshin shoqërisht të vlefshëm, e dëshmoj. Nuk mund ta harroj të vetmen kafe që kam pirë teta-tet me Hilmi Rizain. Kishim shkëmbime përshëndetjesh prej shtatorit 1965 kur unë u bëra mësuesi kujdestar i Shanos dhe shok i Ladit (edhe ai nxënës në vitin e tretë të gjimnazit). Loznim shah me Ladin. Kam bërë edhe një gabim ndaj tij; e nxita dhe ndikova që të bëhej sekretar i organizatës së rinisë dhe anëtar i të zgjedhurve në shkollë. Naiviteti im, mendimi se më të aftët duhet të ishin në krye të masës, e nxori Ladin ballëpërballë me luftën e klasave. I mori kthesë jeta Ladit dhe jo vetëm atij. Siç në natyrë, ndodh që e mira të shndërrohet në të kundërtën e vet. Siç te mali, te deti, te lumi, te rrezet e Diellit etj….. Mora xhiro të pavullnetshme. …….. Ishte fjala për Hilmi Rizain dhe për të vetmen kafe midis nesh.

Viti kur Faruku kishte mbaruar universitetin dhe filloi inxhinierllëkun në një rreth jo të afërt. ….. Erdhi biseda te fëmijët. Një sekretar byroje (edhe vetë me shkollë copa-copa) kishte shumë fëmijë dhe të gjithë me tetëvjeçare të pambaruar. Bile, me probleme në shoqëri. Tek ra fjala për atë, më tha: Cili nga shokët e tu (isha i komitetit unë) i ka dhënë një gjë themelore Shqipërisë? …. Themelore quhet shkollën, kualifikimin, aftësinë për t’i shërbyer Shqipërisë me mend dhe punë. Hilmiu, duke luftuar me të 100 pengesat që i nxirrnin, kishte 2 inxhinierë në familje të cilët shërbenin në sektorë të vështirë të ekonomisë (naftë dhe miniera). Mund të kishte edhe katër apo pesë, por dihen kriteret e kohës. Pra, nuk harron biri i tyre faruk, nuk harroj as unë. …… Desha të thoshja: Nuk harrojnë ata që kanë punuar krah për krah me Hilmin apo nënën Barie.

Zakonisht për vlerësimet e të larguarve nga jeta thuhen e shkruhen fjalë të mira,por unë që i kamë njohur nga afër nuk mundem ta zbukuroj personaliltetin e karakterin e dy prindërve që kishi diell në zemër e dhuronin dashuri. Pasqyra e prindërve janë fëmijët e e edukuar e të talentuar të familjes Barie & Hilmi Myrtaj, të cilët i kujtoj me shumë respekte.

Nderime e respekte prindërve arsimdashës Barie & Hilmi Riza Myrtaj

Qatip Mara
Nju Jork, 05 mars 2019