Besnikët dhe apartçikët e ish sistemit komunist!

0
1127
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Nga Skënder MULLIQI

Seniorët e ish sistemit e kanë pushtuar skënën politike në Kosovë dhe në Shqipëri. Këta janë bërë kopje e mirë e tyre. Në ballë të Qeverisë për dy mandate ishte Hashim Thaçi, i cili punoi më shumë për vete, për shokët dhe për miqët e vet, për ta zëvëndësuar ate në krye të ekzekutivit, Isa Mustafa. Këto dy taborre në krye të PDK-së dhe në krye të LDK-së i bashkoi ideologjia komuniste, i bashkoi bashkëpunimi që e kishin para luftës. I bashkoi grabitja e dy fondeve dedikuar luftës çlirimtare, për të cilat para nuk dhanë kurrë llogari.

Së pushteti në Kosovë është i tipit neokomunist e dokumentoj edhe zgjedhja e Thaçit për president si në gjendje të shtetrrethimit. Në ato kushte të një abnormaliteti politik nuk do të ishte zgjedhur presidenti i vendit, po mos t ë ishte kjo strukturë udhëheqëse më logjikë autokratike. Ata që janë mësuar të punojnë më sherre komuniste, po e vazhdojnë këtë avaz të vjetër edhe tash kur Kosovës i nevoitet një stabilitet politik dhe një qëndrueshmëri ekonomike. Kjo nuk po ka mundësi të ndodhë, sepse strukturat më të larta të këtyre dy partive janë struktura përfituese, janë struktura të shantazhit, janë struktura të implikuara në krime politike dhe në krime të natyrës ekonomike.

Dhe, mu këtu duhet kërkuar edhe mos funksionimin e shtetit ligjor, duhet kërkuar frenimin e proceseve demokratike. Na kan krijuar imazhin jo të mirë para syve të botës demokratike. Aty ku udhëheqjët shtetërore nuk janë liruar ende nga bindjet komuniste, lulëzojnë kontrabandat më droga, kontrabandat me armë, kontrabandat më qënje njerëzore e plotë dukuri tjera negative. Misioni i tyre është sa më e keqe gjendja politike aq më mirë do të jetë për ta. Vendimet politike që po na vijnë nga Qeveria dhe nga Parlamenti, janë të ngjajshme më vendimet e ish komiteteve.

Thaçi dhe Mustafa morën guximin të nënshkruajnë marrveshje politike në dëm të Kosovës, siq janë Demarkacioni, dhe “Zajednica”. Nuk u larguan nga pushteti edhe pas gjithë atyre ndodhive të pa mira në Kuvend dhe pas valës së protestave të bllokut opozitarë. Sistemi autokratik nuk është ndryshe. Ky sistem nuk u ka sjellur asgjë të mirë shqiptarëve veq zullum pas zullumi historikisht. I kan thëlluar problemet sociale–ekonomike, kanë krijuar një armatë të tërë të atyre që kan mbetur duke kërkuar ndonjë punë. Po na flasin gjithë ditën për kapitalizmin, e po punojnë më metodat e ish sistemit.

Besnikët dhe apartqikët e ish sistemit komunist, janë bërë pasanikë duke rrëmbyer pasurinë shtetërore. Sigurisht së për këtë gjendje nuk është luftuar dhe nuk është sakrifikuar aq shumë. Kjo është për popullin sikur të jesh në një anije e cila do të përmbyset. Edhe pagat mujore të atyre që po punojnë e të cilat po sillen diku rreth 200 euro mesatarja, sigurisht së nuk i plotësojnë as kërkesat minimale për një familje. Mos të flasim për pensionistët dhe kategoritë tjera shoqërore të cilat po jetojnë në mjerim social. Ata që janë patriotë të vërtetë punojnë kur është nevoja pa pagesë për shtetin dhe për popullin e vet…