Sakrifica e Familjes Jashari do të përmbushet tërësisht, kur ky shtet e ky komb do të forcohen për të qenë sërish zotër të Ballkanit

0
585
Hamëz Shaban Jashari (19.2.1950 - 7.3.1998)

Nga Jahja LLUKA

S’kemi ku me shku na, ktu do ta bajm deken, ktu ku t’paret ton kanë jetue n’shekuj, prej ilirëve e pëllazgëve, ktu edhe ne do ta bajm dekën, kurr nuk do ta lshojmë ktu, do t’i përgjigjemi me aq sa kem mundësi, kem sopatat e druve, s’kem ku shkojmë, i shifni sa fmitë i kem ktu, ku me i çue kta, edhe Evropa t’i hap dyert për ne, ne nuk do ta lshojmë.” – Hamëz Jashari

Keto ishin fjalët e Hamëz Jasharit, në një intervistë të rrallë, që paralajmëruan një profeci, e që më vonë qendresa e Familjes Jashari, do i jap zemër çdo shqiptari, për ta mbrojtur atdheun nga armiku shekullor. Në rrethana thuajse të pamundura, Familja Jashari iu kundërvy forcave të armatosura serbo-sllave për tri ditë rresht. Që nga foshnjet deri tek pleqtë, dhanë jetën e tyre, për të mos vdekur kurrë, për t’i treguar botës, se jeta në skllavëri nuk është për shqiptarët, se shqiptarët nuk duan asgjë më shumë veçse të frymojnë lirshëm në atdheun e tyre.

Rënia heroike e komandantëve Adem dhe Hamëz Jashari të cilët nuk ikën por qëndruan burrërisht deri në frymën e fundit, tregon sa dashuria për atdheun e gjuhën shqipe nuk ka çmim. Bota riktheu sytë kah betejat të cilat, ato do i kanë mësuar në historitë e luftërave me spartakët, por nuk do e kishim menduar që në shekullim XX, do rishfaqej një heroizëm i tillë, i këtyre përmasave hyjnore. Andaj sot, respekti dhe admirimi për këtë familje nuk shterret, por rritet dita ditës, një brez i pasluftës u rrit duke admiruar sakficën dhe qendresën e kësaj familje.

Sot frymojmë të lirë dhe kemi shtetin tone falë, luftës me penë dhe me pushkë, të gjeneratave të tëra, që derdhën oqeane gjaku vetëm që ky komb i lashtë ta shoh dritën përsëri, që ky komb t’i ketë shtëpitë e veta, shkollat e veta, spitalet e veta, rrugët e veta, varret e veta dhe jo të mbesin nomad duke bredhur nëpër botë pa varre e pa atdhe. Sakrifica e Familjes Jashari do të përmbushet tërësisht, kur ky shtet e ky komb do të forcohen për të qenë sërish zotër të Ballkanit, kësaj toke të lashtë e cila njohu shpatën dhe pushkën, e që me shekuj familjet shqiptare u deshën ta mbrojnë pragun e derës së vet, nga pushtuesit gjakprishur.

Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar