A M B A S A D O R . I . K O M B I T

0
506

Arben Çokaj

Në samitrin e II-të të Diasporës Shqiptare, që u zhvillua këto ditë në Tiranë, i organizuar nga ministritë përkatëse të Diasporës, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, u ndanë edhe disa tituj, si Ambasador i Kombit, për shqiptarë të suksesshëm anëmbanë botës, të cilët na nderojnë edhe ne me punën e suksesin e tyre.

Kjo është gjë e mirë, sado simbolike të jetë vlera e këtij titulli.

Sot në mëngjes mora vesh se edhe Gjekë Marinaj e Gëzim Alpion, paskan marrë nga një titull të tillë, dhe kjo jo vetëm që e nderon Gjekën e Gëzimin, por nderon edhe Ministrinë tonë të Diasporës, me ministër z. Pandeli Majko, për cilësinë, nivelin dhe objektivitetin e ndarjes së këtyre titujve. Pasi shqiptarët kanë shpesh tendencë që t’i paragjykojnë punët dhe kjo tregon se Ministria jonë ka bërë në këto raste vlerësimet e duhura.

Me firmë të KM Rama dhe të ministrit Majko, e ka marrë këtë titull edhe Edlira Kola, një vajzë nga Lezha, e cila punon në Ministrinë e Brendëshme Italiane, dhe ka lidhje familjare me aktivisten Nertila Celestina, që rrin gjithë ditën duke sharë kryeministrin edhe me fjalët më të ndyra, që nuk e nderojnë atë aspak dhe ia merr fytyrën edhe miqve e të afërmve të saj. :p

Kjo tregon pra, se nuk ka patur preferenca politike në ndarjen e tiutujve, siç u përpoqën disa të thonin, por janë vlerësime meritore, sipas punës e veprimtarisë së vetë atyre, që u bënë edhe simbolikisht, Ambasadorët e parë të Kombit Shqiptar në botë. Të cilët padyshim na nderojnë edhe ne, me punën dhe arritjet e tyre në jetë.

Tani mua më vjen keq për veten dhe për mikun tim Gjin Musa (dritare.info), (apo mikun tjetër Bajram Kabashi – revistadrini.info), se nuk na dhanë nga një titull të tillë, edhe pse ne kemi portale serioze dhe në shërbim të interesave të kombit shqiptar. Por duke ndejtë si duket dhe duke u marrë më tepër se duhet me Sokol Pepushajn, i cili don me i futë të gjithë politikanët në burg, kushedi se si na kanë konsideruar edhe ne, na i kanë sfumuar vlerat, dhe kanë kujtuar ndoshta se edhe portalet tona serioze janë “kazan“… :p (Gjin, mua e ty, na mori në qafë miqësia me Sokolin… :p)

Urime miqve të mi për titullin Ambadador i Kombit dhe të gjithë atyre, që u nderuan me këtë titull simbolik, por me vlerë atdhetare. Tani kjo punë nuk duhet mbetur vetëm te simbolika. Shtetet shqiptare bënë shumë mirë, që filluan të merren më shumë me diasporën tonë dhe uroj e shpresoj, se bashkëpunimi në këtë rast do të vijë duke u rritur. Në këtë mënyrë, shqiptarët do të përfitojnë më shumë nga ky bashkëpunim dhe do të mbahen lidhjet me shqiptarë kudo në botë, që të kemi edhe kontribut përfitures të dyanshëm.

Kështu mund ta zhvillojmë më mirë Shqipërinë e Kosovën dhe trojet shqiptare, sepse e meritojmë të jemi një popull me një nivel jetese të admirueshëm, pasi kemi një vend të mrekullueshëm. E jo vetëm braca, që më shumë e vjedhim dhe e shkatërrojmë vendion tonë, se po e nderojmë dhe ndërtojmë atë.

Shikoni videon në Facebook nga Ministria për Diasporën për këtë event:
https://www.facebook.com/watch/?v=2172264919534100

Shënim: Kërkoj ndjesë, nëse nuk përmenda emra të tjerë më lart, si psh. të inxhinieres Linda Këllezi, PHD, në Danimarkë, etj., pasi shkrimin e bëra, para se të shikoja këtë videon në FB. /AÇ